Qysh në shikim të parë kërcen nga pamja jo e zakonshme e mjedisit: paraqitje të bukura në vitrinë në kombinimin rozë-kuqe dhe lules së stilizuar Dalia, tarracë me mbjellëse dhe lule dhe tavolina me detaje të përzgjedhura me shumë kujdes që të krijojnë atmosferën që të kujtonë ato kafiteritë e Parisit- ose ashtu si thuan fqinjët “ ndjenja sikur të ishe në një vend tjetër!”.
Pikërisht kjo është ai “këndi francez” që mbiu në zemrën e Çairit-ëmbëltorja e sapohapur “Dalia” që këtyre ditëve na tërhoqi vëmendjen.
Nga kurioziteti për të kuptuar më shumë, e vizituam treshen femërore që qëndron prapa këtij projekti- pronaren Eli, vajzën e saj Bisera dhe mjeshtren e ëmbëlsirave Gjylsere. Këto gra energjike me ëndje na rrëfyen se si lindi ideja që t`i bashkojnë forcat.
Eli, ish kontabiliste dhe mjeshtre e madhe e kuzhinës, gjithmonë ka ëndërruar për këtë, fluksi i ofertave monotone në treg e ka bërë atë që theksin ta vëndoj në cilësi, në vend të sasisë dhe biznesin e saj ta shndërrojë në një urëmbajtëse të përvojës jetësore të kaluar në Gjermani.
Bashkim i traditës me moderne. Kjo është “Dalia” ku mund të kënaqeni duke shijuar ëmbëlsirat tradicionale të thata dhe me krem, ëmbëlsira me sherbet, kek, por edhe pralina belge, makarunse franceze dhe kapkek si dhe shumë specialitete tjera të cilat gjithmonë janë të freskëta.
Çairasit që kanë pasur fatin të provojnë nga ëmbëlsirat e “Dalia” thonë se aty do t`i gjeni bindshëm eklerët më të shijshëm me krem të shkëlqyeshëm dhe lyerje prej nutela, eklera këto që i kanë lënë në hije të gjitha eklerat që deri në atë moment i kanë llogaritur si më të mirat.
Ata gjithashtu lavdërojnë sutlijaçin e pjekur dhe pralinat e papërmbajtshme të bëra me çokollatë belge dhe mbushje të ndryshme (qershi, mjedër, lajthi, karamel, vanilje…), si dhe kek. Në listën e ëmbëlsirave të preferuara përfshihen edhe parashutistët, makarunset dhe indianët.
Thonë se gjithçka që kanë kërkuar është e klasit të parë dhe menjëherë e kanë vërejtur dallimin në shije.
Pronarja e lumtur na sqaroi se përskaj përbërësve të cilësisë së lartë, më meritorja për reagime të këtilla që i përjetojnë gjithmonë kur klientit i ofrojnë diçka të re për të provuar, janë pikërisht duart e arta të Gjylsere, ose ashtu si e thërrasin Xhuli. Ajo, pas thuajse një dekadë pune në një ëmbëltore të lagjes Dibër në Shkup, ka qenë e lumtur që të pranoje sfidën e re dhe ti përgjigjet pritjeve të mëdha të Eli.
Na rrëfeu se qysh si fëmijë ka pasur afinitete për ëmbëlsira, ndërsa zanatin e ka mësuar shumë e re kur ka punuar në punëtorinë e një mjeshtri grek në kohën kur ky biznes në qytetin tonë ka qenë në vet fillimet e saj. Shumë vite ka punuar si mjeshtër kryesor në ëmbëltore të njohura, por thotë se “Dalia” është kulmi i jetës së saj profesionale. Xhuli me dorë e përgatit secilën copë ëmbëlsirë që ofrohet në “Dalia”- luks i vërtet në kohën e përdorimit masiv të makinave për rritjen e prodhimit, kursimit në kohë dhe në resurse.
I shkëlqejnë sytë kur thotë se pikërisht kjo gjë e bën dallimin që njerëzit e vërejnë në shije. Me krenari rrëfen, se si ajo vetëm në bazë të prekjes së pjatës së nxehtë e di se kur është mjaftueshëm vlimi i kremit dhe me sy e njeh konzistencën e saktë të brumit ose salcës. Ajo është e bindur se asnjë makinë nuk mundet ta zëvendësojë! Xhuli na rrëfeu se edhe pse me dëshirë i ndanë recetat, magjia nuk qëndron tek sasia dhe përbërësit, por në përvojën e mjeshtrit.
Pronarja Eli shtoi se në Perëndim prodhimet më të paguara dhe më të vlerësuara të ëmbëlsirave janë ato të përgatitura me dorë dhe se ajo nuk ka dashur të bëjë kompromise në lidhje me këtë temë. E ka pranuar se biznesin nuk e ka hapur nga halli, se me burrin kanë mjete të mjaftueshme materiale për të jetuar, por pas shumë viteve përkushtim ndaj familjes thjeshtë ka dashur të realizoje një ëndërr.
Këtu u përfshi edhe vajza Bisera, e cila përskaj obligimeve të saja profesionale, i menaxhon edhe proceset rreth ëmbëltores. Ajo na rrëfeu se paramendim i saj ishte që pikërisht në Çair të mbijë një kat i këtillë, në të cilën njëjtë do ta gjejnë veten edhe nëna të reja me fëmijë në karroca, edhe persona familjar, tinejxher dhe më të moshuar me dëshirën për biseda në kafe ose thjeshtë dikush që dëshiron nga këmba ta shijoje diçka të ëmbël.
Në fillim kanë tentuar që ta bindin se një koncept i tillë “ në Çair nuk kalon”, por tha se asnjëherë nuk i ka kushtuar vëmendje paragjykimeve të tilla dhe se qysh në kohën kur ka udhëhequr me televizionin Alsat-M ka dëshmuar se është e përgatitur që me sukses të thyej tabu që mund të vërehet edhe në jetën e saj personale.
Është tejet e lumtur që “Dalia” qysh në fillim ka pasur një pranim pozitiv tek të gjithë, e sidomos tek skeptikët më të mëdhenj të cilët tash ia ulin kapelën.
Deklaroi se ka shumë ide tjera për ta zhvilluar biznesin dhe se klientëve gjithmonë i ofrojnë befasi të këndshme. Për momentin kanë oferta speciale për muajin e shenjtë Ramazan, ndërsa për çdo ditë në vitrina mund që të gjeni ëmbëlsira të llojllojshme për iftar si dhe ëmbëlsira pa yndyrë dhe pralina që i gëzon shumë klientët të cilët agjërojnë për Pashkët.



