Author: Hamdi Kumanova

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se konferenca e sotme për shtyp e kryetarit të ASH-së Ziadin Sela është një presion publik ndaj gjithë sistemit gjyqësor dhe të punësuarve në këtë sektor. Paraqitja e sotme para mediave është skandaloze, e papranueshme, e paparë gjerë më sot dhe paraqet ndërhyrje e vrazhdtë e drejtpëdrejt në sistemin e drejtësisë dhe pavarësinë e gjyqësorit. Ndërhyrja e ashpër ndaj gjykatave dhe prokurorisë flet për mendësinë e aleatit të Levicës dhe Apasievit si dhe shfaq fytyrën e vërtetë e një strukture të pareformuar. Ndarja e pushteteve në vend, funksionon si parim kushtetues dhe e njejta vazhdon…

Lexo më Shumë

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë në koordinim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Qeveria në seancën e sotme miratoi Vendimi për zgjatjen e ndalimit të eksportit të disa drithërave dhe vajit të lulediellit deri më 15 maj 2022, ka njoftuar në profilin e tij në Facebook ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Sipas këtij vendimi, në 30 ditët e ardhshme deri më 15 maj 2022 do të ndalohet eksporti i: grurit, elbit, misrit, miellit nga gruri, farat e lulediellit- përfshirë ato te thyera apo te grimcuara, vajrat e farave të lulediellit, farat e shafranit apo panjeve dhe…

Lexo më Shumë

Dita e dytë e grevës në Shkolla është zhvilluar pa probleme, pos disa presioneve në çerdhe të cilat pritet të konfirmohen nga autoritetet, shkruan Alsat. Kreu i SASHK-ut, Jakim Nedellkov tha se presin ftesë nga Qeveria për tejkalimin e problemit. Mësimdhënësit në Çair thonë se janë të vetëdijshëm për humbjet që pësojnë fëmijët por thonë se kjo është mënyra e vetme për plotësimin e kërkesave të propozuara nga SASHK-u. “Në komunën e Çairit vlerësoj se deri më tani nuk kemi pasur një grevë të këtillë, kur bëhet fjalë se zhvillohet në mënyrë demokratike, pa presione, me përjashtme të vogla në…

Lexo më Shumë

Qytetarët dhe kompanitë që nuk kanë shlyer pagesat për tatimin mbi pronën që nga viti 2019, kanë afat që këtë ta bëjnë deri më 15 prill 2022 përndryshe disa prej komunave do t’i bllokojnë xhirollogaritë e tyre, shkruan Alsat. As nga BNJLV dhe as nga Qyteti i Shkupit nuk kanë informacion konkret se cilat janë komunat që do të zbatojnë një masë të tillë për mbledhjen e tatimit mbi pronën. Përveç bllokimit të xhirollogarisë do të përballen edhe me gjoba. “Gjobat për personat juridik sillen nga 300 deri në 10000 euro ndërsa 50 deri në 500 euro për pronarët e…

Lexo më Shumë

Sot në takimin e katërmbëdhjetë Rajonal për Mekanizmat e Barazisë Gjinore në Ministritë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura në Ballkanin Perëndimor në kuadër të UNDP SEESAC, zëvendësministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani njoftoi se vendi ka bërë progres për përfaqësim më të barabartë të grave në ministritë dhe ushtritë e Maqedonisë së Veriut, sidoqoftë përfaqësimi i grave përsëri mbetet minimal, transmeton Portalb.mk. Hasani tha se sot, pas 10 vitesh iniciativash dhe aktivitetesh të suksesshme në kuadër të projektit, mund të mburren me rezultatet e arritura . “Kjo është konfirmuar nga Studimi i Dytë Rajonal, me të cilin kemi matur progresin…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në vend Anke Holshtajn sot i dorëzoi ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski donacion në pajisje dhe automjete. Donacion, që është në vlerë prej 675.000 euro, ndërsa është e dedikuar për Policinë kufitare të Ministrisë së Punëve të Brendshme. “Në fushën e përmirësimit të lëvizshmërisë së Policisë Kufitare janë dhuruar 17 automjete, nga të cilat 10 xjipa, 3 kombi dhe 4 automjete speciale për transportin e emigrantëve të kontrbanduar. Në pjesën e Vëzhgimit Kufitar janë dhuruar kamera termike me rreze të shkurtër dhe të gjatë, dylbi për ditën dhe natën, për rritjen e…

Lexo më Shumë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në konferencës e sotme për shtyp ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim për kontroll të gjyqësorit, përcjell TV21. Sela thotë se BDI ka vendosur disa persona të afërt në disa institucione gjyqësore në vend. “Ky sistem është kapur në tërësi nga ekzekutivi, e veçanërisht nga BDI. Ndarja e pushteteve nuk vlenë si parim kushtetues në vendin tonë”, tha mes tjerash Sela. Sela ka akuzuar disa funksionarë dhe ish funksionarë të BDI-së për kapje të sistemit gjyqësorë. “Kapësit e gjyqësorit kanë emër dhe mbiemër, dhe ata janë Blerim Bexheti, Adnan Jashari, Valdet Xhaferi, Bilent…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni informon se dje (11.04.2022) në ora 16:35 në SPB Shkup është raportuar se në autostradën Kumanovë – Shkup, në afërsi të nyjës Hipodromi, kamioni “Fiat Fiorino” me targa të Shkupit, i drejtuar nga DG (31) nga Shkupi, ka dalë nga rruga. Nga MPB njoftojnë se D.J ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konfirmuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë. “Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup dhe Prokurori Publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB Maqedoni.

Lexo më Shumë

Profesorë të njohur universitarë, ekspertë të dëshmuar secili në fushën e tij në vend dhe në nivel ndërkombëtar, janë 12 këshilltarët e jashtëm të sapoemëruar të kryetarit të Qeverisë Dimitar Kovaçevski. “Me vendim të Qeverisë dukshëm është zvogëluar numri i personave që këshillojnë kryeministrin Kovaçevski. Në vend të ekipit të mëparshëm prej mbi 50, ekipi i tanishëm përbëhet nga vetëm 12 këshilltarë të jashtëm. Mes tyre janë profesorë nga Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Juridik, Fakulteti i Elektroteknikës dhe Informatikës, ish deputetë, por edhe zëvendësministra”, thuhet në kumtesën e Pres shërbimit qeveritar. Funksionin këshilltar i jashtëm për forcimin e kapacitetit të ekipit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim i ftuar në emisionin “Klan Debat” ndër tjerash ka folur edhe për ikjen masive të rinisë nga Maqedonia e Veriut dhe të gjithë ata që braktisin Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas Ali Ahmetit nuk janë patriotë. “Me ju thanë njerzve pse po largoheni ju? Ju nuk jeni patriotra që e braktisni vendin. Nuk mundesh tju a bësh 2.000 Euro rrogën“, janë fjalët e Ahmetit në emision. Vlen të theksohet fakti se edhe rezultatet e regjistrimit të popullsisë kanë nxjerrë në pah se në Maqedoninë e Veriut është ulur dukshëm numri i të rinjve,…

Lexo më Shumë

Qeveria përmes një shkrimi pretendon se si rezultatet i masave antikrizë çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut janë më të lirat në rajon. “Për shkak të vendimeve të Qeverisë për të ulër akcizën dhe TVSH-në e derivateve të naftës, diferencat e çmimeve u amortizuan dhe nga sot ulen çmimet e karburanteve. Dizeli është më lirë për dy, dhe benzina një denarë për litër Në përputhje me akcizën e ulur dhe TVSH-së për derivatet e naftës, ka rënë edhe çmimi i karburanteve të tjera. Në kushtet e krizës globale energjetike, Maqedonia e Veriut ka çmimet më të lira të karburanteve…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka konfirmuar për “Sloboden Peçat” se diskoteka “Privilege”, para së cilës u sulmua hendbollisti kroat Denis Tot, nuk ka leje pune. “Inspektorati shtetëror i tregut mund të dalë në terren dhe ta kontrollojë këtë”, shtoi Bekteshi. Inspektorati Shtetëror i Tregut njoftoi se do të merr masa sërish për këtë klub nate, ndonëse kanë vepruar edhe më parë. Hendbollisti Dennis Toth u rrah për vdekje javën e kaluar para klubit të natës “Privilege”. Për vrasjen e tij akuzohen tre persona, dy prej të cilëve janë në paraburgim 30-ditor. I dyshuari i parë Angelo Gjorgievski është në…

Lexo më Shumë