Një 58-vjeçar, banues në fshatin Draslajcë të Strugës, është proceduar penalisht nën dyshimin se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit”, transmeton InfoShqip.
I raportuari, siç njofton SPB Ohër, ka dëmtuar buxhetin e Institutit të Nefrologjisë mbi 342 mijë denarë.
“RL, në cilësinë e arkëtarit-punonjës në ISHP “Instituti i Nefrologjisë” në Strugë, në mënyrë të kundërligjshme ka rritur pagën në shuma të ndryshme çdo muaj në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2022, me çka është dëmtuar buxheti i spitalit. Arkëtari arriti fitim pasuror 342.317 denarë”, sqaroi zëdhënësi i SPB Ohër Stefan Dimoski.



