Partia më e madhe në pushtet kërkon nga arsimtarët për prioritet të kenë interesin e nxënësve dhe procesin mësimor. Nga kjo parti theksojnë se derisa ata janë në pushtet rrogat e arsimtarëve janë rritur mbi 21%.
“E drejta për arsim është e garantuar me kushtetutë për secilin fëmijë. Për këtë iu bëj thirrje arsimtarëve që interesin e fëmijëve ta vendosin në vend të parë. Një numër i madh i prindërve sot përpiqen të organizohen për ditën e sotme bashkë me fëmijët e tyre, për shkak grevës së arsimtarëve. Në arsim me qasje metotologjike, në 3 vitet e kaluara, LSDM 3 herë ka rritur mbi 21% kontributet personale të arsimtarëve“, tha Sanella Shkrijel, deputete e LSDM-së.
Shkrijel gjithashtu i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së të ndalojë me partizimin e grevës së SASHK-ut, pasi siç tha po i bën dëm arsimtarëve dhe nxënësve.



