Aleanca për Shqiptarët poashtu mbështet grevën e mësimdhënësve. Ato thonë se qysh para dy vitesh kanë reaguar ndaj ligjit aktual për grevë, sepse në këtë mënyrë sipas tyre ministri i Arsimit dhe Shkencës publikisht kërcënoi mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave, përcjell in7
“Sot Ministri për Arsim dhe Shkencë, Jeton Shaqiri, publikisht kërcënoi mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave lidhur me grevën e paralajmëruar që do të fillojë të hënën.
Aleanca për Shqiptarët kujton opinionin se për këtë situatë ka paralajmëruar dhe reaguar dy vite më parë, duke kërkuar që të ndryshojë ligji diktatorial i cili ua mohon mësimdhënësve të drejtën e grevës dhe i kërcënon ata me zëvendësim nëse hyjnë në grevë.
Gjatë debatit për ligjin për arsim fillor dhe atë për arsim të mesëm, më 21 shtator 2020, deputetja Ilire Dauti, nga foltorja e Kuvendit bëri thirrje që të ndryshon neni i cili parasheh zëvendësimin e mësimdhënësve në rast të grevës. Kjo thirrje u injorua nga deputetët e shumicës dhe ministri për arsim dhe shkencë sot duke u thirrur pikërisht në këtë dispozitë ligjore kërcënon mësimdhënësit dhe pengon të drejtën e tyre për grevë. Aleanca për Shqiptarët si atëherë edhe sot është në mbështetje të mësimdhënësve, të drejtës së tyre për kushte dinjitoze për punë dhe të drejtës së tyre sindikale për të shprehur revoltën derisa të përmbushen kushtet. Njëkohësisht insistojmë që të bëhen edhe ndryshimet e ligjit i cili diskriminon dhe robëron edhe mësimdhënësit edhe vetë nxënësit.
Në vazhdim ju sjellim videon nga diskutimi i deputetes Ilire Dauti në seancën plenare të 21.09.2020”, theksoi Ilire Dauti, deputete dhe koordinatore grupit parlamentar të ASH-së./in7.tv/



