Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski sot e ka vizituar Sasho Todorovskin nga Buteli i cili e ka shpëtuarpërhapjen e një zjarri të madh në shtëpinë e fqiut Sali, që është shkaktuar prej instalimit elektrik, shkruan Almakos.
“Jam i nderuar që sonte jam në vizitë te heroi Sasho Todorovski nga Buteli. Sasho sot e shpëtoi edhe shtëpinë fqinje të Sali nga një zjarr i madh i sigurt gjatë ndezjes së instalimit elektrik.
Pasi që askush nga familja Sali nuk ka qenë në shtëpië, dera nga oborri ka qenë e mbyllur, ku gjatë kërcimit prej murit të madh të oborrit, Sasho është lënduar ku ka humbur pak vetëdijen, ku me vetëdije të humbur ka vazhduar drejt qëllimit dhe me sukses e ka përfunduar.
Të lumtë Sasho, i përkulem guximit dhe sinqeritetit të cilin e ke pasur sot, personalisht do të kërkoj nga këshilli i komunës së Butelit që këtë vepër heroike ta shpërblejë.
Bëhu njeri, nuk ka rëndësi kush je dhe nga je!”, ka shkruar kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski./Almakos/



