Author: Hamdi Kumanova

Dje (16-shkurt) rreth orës 19:50, në rrugën Lubo Bozhinovski në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat D.R. (18), A.A. (18) dhe E.T. (18) tek të cilët gjatë kontrollit të kryer është gjetë dhe konfiskuar marihuanë. Ata janë ndaluar në Stacionin Policor-Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të përgaditen parashtresat përkatëse.Ts

Lexo më Shumë

Njëzet e pesë vjeçari D.Z. nga Tetova, mbrëmjen e djeshme (16-shkurt) në ora 21:55 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth njëzet minuta më herët në rrugën 132 në Tetovë është sulmuar fizikisht nga personi A.R. (20), po ashtu nga Tetova. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.Ts

Lexo më Shumë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka vendosur në foltore emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Ekonomia Online. Në seancën seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë, po marrin pjesë edhe presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Lexo më Shumë

Një grevë 24-orëshe në shtatë aeroporte gjermane ka ndikuar në fluturimet e gati 300.000 pasagjerëve, pasi sindikatat e punëtorëve janë duke kërkuar paga më të mëdha. “Terminalet janë të thata këtë mëngjes”, ka thënë një zëdhënës i aeroportit në Hamburg. Sipas Asociacionit të aeroporteve të Gjermanisë, rreth 2.340 fluturime janë anuluar në aeroportet e Bremenit, Dortmundit, Frankfurtit, Hamburgut, Hanoverit, Mynihut dhe Shtutgartit. “Kur shikonim terminalet e aeroporteve këtë mëngjes, na janë kujtuar ditët më të rënda të pandemisë së koronavirusit”, ka thënë udhëheqësi i Asociacionit të aeroporteve të Gjermanisë, Ralph Beisel për mediumet gjermane.…

Lexo më Shumë

Rinovimi i Leo Messit me Paris Saint Germain mbetet i mbuluar me mister. Marrëveshja, e paralajmëruar para Kupës së Botës, nuk duket të jetë aq e afërt në realitet. Babai i kampionit argjentinas u takua me drejtuesit e PSG-së të mërkurën. Një takim ballë për ballë që megjithatë nuk çoi në një marrëveshje përfundimtare. Asnjë akord për rinovim, asnjë zgjatje e kontratës aktuale që skadon në qershor. Siç raporton “L’Equipe”, optimizmi i disa javëve më parë është zbehur. Gazeta franceze thekson se bisedimet për rinovimin e Messit kanë ngecur, duke u përpjekur të kuptojë propozimin e vërtetë të Inter Miami,…

Lexo më Shumë

dhënë jetën e përditshme këtij muzeu të ri, i cili, jo thjeshtë do të mbledhë dhe do të ekspozojë fotografi, dokumenta apo imazhe filmike, por njëkohësisht do t’iu shërbejë atyre që duan të hyjnë më thellë me shumë më tepër informacion. Më vjen shumë mirë që e shpallim sot këtë konkurs, me të gjitha kushtet për të pasur arkitekt dhe studio prestigjioze, siç faktikisht na ka ndodhur me konkurset tona ndërkombëtare.”– tha Rama.

Lexo më Shumë

 Një djalë 14-vjeçar është shpëtuar mrekullisht nga rrënojat 260 orë pas tërmetit në Turqi, kur shpresa për të gjetur më shumë të mbijetuar po zbehet. Lajmin për shpëtimin e fëmijës e dha në rrjete sociale ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca. “Osmani 14-vjeçar është përsëri me ne në orën e 260-të, pas përpjekjeve intensive. Tash për tash, ndërhyrja e parë mjekësore po kryhet në spitalin universitar “Mustafa Kemal”- shkroi ai. Përpos fëmijës, në mediet turke është raportuar edhe për shpëtimin e dy burrave, njëri 33 e tjetri 26-vjeçar, 261 orë pas tërmetit.

Lexo më Shumë

Lëvizja Vetëvendosje dhe flamuri i Kosovës kanë pasur një marrëdhënie të trazuar. Natyrisht, marrëdhënia aspak miqësore ka një fajtor. Nuk është flamuri, pasi i gjithë raporti problematik erdhi për shkak të refuzimit të VV-së për simbolet e Kosovës, e cila shënon sot 15-vjetorin e Pavarësisë dhe krijimit të simboleve të saj shtetërore. Megjithatë, partia qeverisëse, Lëvizja Vetëvendosje, vazhdon te jëtë e rezervuar ndaj pranimit të flamurit të shtetit. Përtej protokolleve shtetërore, në figurat e pushtetit por edhe aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, flamuri i Kosovës ende nuk zë vend, as si ligjërim as si ekzpozim. Flamuri i Kosovës nuk…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua e moshës 86 vjeçare është raportuar e zhdukur dhe më pas është gjetur pa shenja jete në lumin Ibër. Sipas policisë rastin e kishte raportuar i biri i saj 48 vjeçar në Zubin Potok ku ka njoftuar se nëna e tij e moshës 86 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e saj. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në kërkim të së njëjtës dhe me 16.02.2023, trupi i saj është gjetur në lumin Ibër, ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi i është pa shenja jete. Për rastin është…

Lexo më Shumë

Sindikata e Postës së Maqedonisë kërkon që drejtori i përgjithshëm ta shqyrtojë dhe stopojë vendimin për shpallje të konkursit publik për punësimin e 31 punëtorëve administrativ për shkak të, duke e pasur parasysh, siç kumtojnë, “gjendjes së keqe financiare me të cilën sillemi në rrezik për sigurimin e rrogave të rregullta të punëtorëve ekzistues”. Nga atje potencojnë se nga dita në ditë shqetësimi dje pasiguria tek të punëuarit është gjithnjë e më e madhe, posaçërisht, siç potencojnë, pasiguria pë.r pagesën e rregullt e rrogës në afat ligjor në periudhën në vijim – muaj, ndërkaq plotësisht shqetëson fakti që vonon edhe…

Lexo më Shumë

MPB-ja dje ka kryer aksion kontroll të automjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve, gjatë të cilit janë konstatuar 37 kundërvajtje në komunikacion, ndërsa katër automjete janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik. Kontrollet në komunikacion për rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi vazhdojnë edhe në ditët në vijim, bëri të ditur MPB-ja.

Lexo më Shumë

Siç njoftoi BERZH, vlerësimi për BPV-në e Maqedonisë për vitin 2022 është ulur për 0,2 për qind, ndërsa për këtë vit për 0,3 për qind në krahasim me raportin e fundit nga shtatori i vitit të kaluar. Për rajonin e Ballkanit Perëndimor, vlerësohet se rritja e BPV-së vitin e kaluar ishte 3.0 për qind, këtë vit do të jetë 2.2 për qind dhe në vitin 2024 do të arrijë në 3.4 për qind.Krahasuar me raportin dhe vlerësimin e fundit të BERZH-it nga shtatori, rritja e parashikuar e BPV-së për Ballkanin Perëndimor për këtë vit është ulur me 0.8 për qind,…

Lexo më Shumë