Një person është gjetur pa shenja jete në Suharekë.
Rasti është raportuar më 3 nëntor 2026, rreth orës 14:30, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi mjekësor.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull kosovar, transmeton “Bota sot”.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.



