Lajmin për shpëtimin e fëmijës e dha në rrjete sociale ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca.
“Osmani 14-vjeçar është përsëri me ne në orën e 260-të, pas përpjekjeve intensive. Tash për tash, ndërhyrja e parë mjekësore po kryhet në spitalin universitar “Mustafa Kemal”- shkroi ai.
Përpos fëmijës, në mediet turke është raportuar edhe për shpëtimin e dy burrave, njëri 33 e tjetri 26-vjeçar, 261 orë pas tërmetit.



