Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua e moshës 86 vjeçare është raportuar e zhdukur dhe më pas është gjetur pa shenja jete në lumin Ibër.
Sipas policisë rastin e kishte raportuar i biri i saj 48 vjeçar në Zubin Potok ku ka njoftuar se nëna e tij e moshës 86 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e saj. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në kërkim të së njëjtës dhe me 16.02.2023, trupi i saj është gjetur në lumin Ibër, ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi i është pa shenja jete.
Për rastin është njoftuar prokurori dhe është inicuar rasti, kurse trupi i pajetë dërgohet në institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info