Më 21.08.2026, në oraëën 13:00, në Veles, zyrtarët policorë të Seksionit për tregti të paligjshme me drogë pranë SPB Veles e kanë privuar nga liria M.Z. (22) nga Velesi.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe në hapësirat ndihmëse, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Velesit, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një peshore digjitale.
Ai është dërguar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.



