Më 21.08.2026, në orën 06:30 në Strumicë, zyrtarë policorë të SPB Strumicë e privuan nga liria Gj.R. (58) nga Strumica. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur një pistoletë „Crvena Zastava“, kalibër 9 mm, 187 copë municion për pistoletë, 40 copë municion për pushkë, dy karikatorë për pistoletë dhe një pushkë ajrore, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se djali i tij D.R. (33) i posedonte pa dokumentacion.
Është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike në Strumicë dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim penal.



