Qeveria në seancën e sotme ka emëruar Zare Milloshevskin për drejtor të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare. Informacionin për Alsat e konfirmuan burime brenda Qeverisë. Së shpejti organi ekzekutiv pritet të dal me njoftim zyrtar. Milloshevski zëvendëson Viktor Dimovskin i cili pritet të shkon ambasador në Paris.
Author: Hamdi Kumanova
Më në fund Bashkimi Europian është zgjuar, pas pushtimit rus të Ukrainës për rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor dhe potencialin e Moskës për të shfrytëzuar mosmarrëveshjet e pazgjidhura në rajon për të minuar Perëndimin. Liderët europianë duhet ta shfrytëzojnë tani momentin gjeopolitik për të rinovuar integrimin e gjashtë vendeve të vogla, ekonomikisht të brishta me një popullsi totale prej më pak se 18 milionë. Ose në të kundër do të përdorën nga Rusia dhe Kina në lojërat e tyre të pushtetit. Pavarësisht zhgënjimit të thellë me ritmin e progresit si të kërmillit që kur BE-ja u dha zyrtarisht perspektivën e…
GJYKATËSJA PRANOI KËRKESËN E RASHKOVSKIT QË ÇULEVI TË THIRRET SI DËSHMITAR Gjykatësja e lëndës “Softuerët” Fanka Jançulleva – Mihajllovska, ka refuzuar kërkesën e ish sekretarit gjeneral të Qeverisë, Dragi Rashkovski, i akuzuar në këtë rast, që ish shefja e Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar, Vilma Ruskovka dhe prokurorja Ivana Trajçeva, të thirren si dëshmitare për këtë rast. Ajo po ashtu, refuzoi edhe propozimin që të dëgjohet edhe njëri nga bashkëpunëtorët profesionalë në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. “Aktgjykimi nuk mund të bazohet në dëshmi të prokurorit publik dhe bashkëpunëtorit profesional, njohuri që ata kanë…
GEER: EFEKTET E KORRUPSIONIT NDËR FAKTORËT KYÇ TË IKJES SË TË RINJVE Zëvendëskryeministrja e politikave për qeverisje të mirë, Slavica Grkovska tha sot se, korrupsioni po vë në pikëpyetje ardhmërinë e shoqërive tona dhe se, problemi me korrupsionin duhet të ketë trajtim serioz dhe jo vetëm angazhim deklarativ. Në kuadër të konferencës rajonale për luftë kundër korrupsioni, Grkovska drejtoi sërish kritika ndaj prokurorëve. Ajo tha se, duhet të ketë kritere specifike për zgjedhjen e prokurorëve, varësisht prej asaj se në cilën gjykatë apo prokurori do të zgjidhen. “Nuk mund të ketë kushte të përgjithshme edhe për Prokurorinë për Krim të…
Bëhet fjalë për retorikë dezinformuese kundër NATO-s që synon të mbështesë objektivat dhe veprimet programore të partisë Levica, e cila krijon/përhap mosbesim shtesë në institucionet e shtetit (“të paprekshmit”), por edhe në marrëdhëniet ndëretnike, sepse mund të lidhet edhe me ngjarjet e qershorit 2001. Pretendimi, i cili si fakt i vërtetuar është transmetuar në disa media online me titullin sensacional, JA PSE JANË TË PAPREKSHËM “KRIMINELËT” NË HARAÇINË…, është përdorur edhe si argument për kallëzimin penal të Levicës një ditë më vonë, shkruan Vërtetëmatësi. Dezinformatë klasike është plasuar në një deklaratë në profilin e Facebook-ut të zëdhënësit të Levicës, Rexhep Ismail, lidhur…
Prokuria Themelore në Gjevgjeli kërkon paraburgim për një person nga Gjevgjelia, i cili dyshohet se ka vrarë njerkun e tij, përcjell TV21. Sipas Prokurorisë ngjarja ka ndodhur me 12 dhjetor të këtij viti, respektivisht gjatë ditës së hënë. “Ai e ka bërë veprën duke futur dorën nga dritarja e vogël e hapur në anën e djathtë të derës së hyrjes, ka hapur derën e shtëpisë së njerkut, ka hyrë brenda dhe pas një debati të shkurtër e ka goditur disa herë me thikë të dëmtuarin. Duke vepruar kështu, ai i ka shkaktuar lëndime të rënda fizike – dy plagë me…
Me rastin e 24 vjetorit të rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, Ali Ahmeti ka kujtuar ata duke thënë se në ato kujtime krenarie të një kauze të drejtë, edhe pas 24 viteve nga rënia e tyre heroike qëndron edhe Komandanti i Brigadës 113 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarët e tij. Atdhedashuria e tyre ka qenë mburojë e indit tonë kombëtar, amaneti i tyre forcë veprimi në idealin e lirisë së Kosovës dhe sot, frymëzim gjeneratash për përparimin e kombit, shkruan mes tjerave Ahmeti. Koha nuk mund të…
Prej nesër e deri të shtunën temperaturat e mëngjesit dhe të ditës do të rriten, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Vetëm në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës ose vranësira dukshëm më të ulëta. Reshje të shiut do të ketë të shtunën, ndërsa nga e diela do të jetë më ftohtë. Temperatura minimale të premten do të jetë në interval prej 4 deri 8, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 11 deri 18 gradë Celsius. Të shtunën temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 4 deri 10, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 12…
KISHA ORTODOKSE BULLGARE KONSIDERON SE EMRI “ARQIPESHKVIA E OHRIT” ËSHTË PJESË E TË KALUARËS SË TYRE Kisha Ortodokse Bullgare edhe pse ka njoftuar se e pranon tomosin për autoqefali, të cilin Kisha Serbe para disa muajve ia dorëzoi Kishës Maqedonase, e quan “të rrejshëm ose pseudo”. Në lidhje me “Arqipeshkvinë e Ohrit”, Sinodi i Kishës Ortodokse Bullgare, si dhe historianët bashkëkohorë bullgarë, konsiderojnë se ky emër i përket të kaluarës bullgare dhe sugjeron që kisha në vend të quhet Kisha Ortodokse e Maqedonisë së Veriut. Në njoftimin pas mbledhjes së djeshme të organit më të lartë të Kishës Ortodokse Bullgare,…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se pas masave të Qeverisë për subvencionim të energjisë elektrike për kompanitë që prodhojnë produkte bazë ushqimore, kompanitë kanë nisur të krijojnë çmime të reja të cilët pritet të jenë më të ulëta, përcjell TV21. Bekteshi tha se për të vërejtur uljen e çmimeve te produktet bazë, fillimisht duhet të harxhohen rezervat që kanë krijuar kompanitë më herët. “Deri me 1 dhjetor supermarketet nuk kanë qenë të zbrazura, me aq sa di unë edhe para 1 dhjetorit pa pasur produkte në supermarketet në vend, në depot e tyre ka pasur produkte. Edhe produkte vendore,…
Ministri i Ekonomisë dhe Zhvillimit Teknologjik të Sllovenisë, Matjezh Han gjatë qëndrimit të tij në Shkup nënvizoi raportet e mira bilaterale mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovenisë, duke nënvizuar thellimin edhe më të madh të këtij bashkëpunimi dhe realizimin e shumë projekteve të përbashkëta nga fusha ekonomike, me theks të veçantë atë energjetike. “Mund të konstatoj se kishim një diskutim shumë të frytshëm dhe konkret dhe besoj se do ta thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin me Republikën e Sllovenisë. Do të realizojmë shumë projekte të përbashkëta në të ardhmen”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë. “Dua…
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një 23-vjeçar nga Gostivari i cili paraprakisht ishte raportuar në polici se ka sulmuar fizikisht nënën dhe babanë e tij “Mbrëmjen e djeshme (13-dhjetor) rreth orës 21:10, zyrtarët policorë të SPB Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 23-vjeçarin M.A. nga rrethina e Gostivarit, i cili më pak se një orë më parë ishte raportuar nga babai i tij 57-vjeçar se e kishte sulmuar fizikisht atë dhe gruan e tij, gjegjësisht nënën e M.A. dhe më pas kishte dëmtuar orenditë shtëpiake.…

