Çmimi i gazit natyror në Evropë më 17 shkurt ka rënë nën 50 euro, për herë të parë në pothuajse një vit e gjsmë.Çmimi i gazit standard në Dutch TTF ra në 48.775 euro për litër. Ky nivel i çmimit për herë të fundit kishte qenë në gusht të vitit 2021, që i bie se është pothuajse shtatë herë më i ulët sesa çmimet e larta për gaz që ishin pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës pothuajse një vit më parë.
“Çmimet e gazit evropian kanë rënë për 50 për qind që nga nëntori i vitit të kaluar falë motit të nxehtë… konkurrencës me Kinën kur në këtë shtet ishte ende në fuqi strategjia Zero-Covid”, tha analisti nga UniCredit, Edoardo Campenella.
Kina hoqi kufizimet ndaj pandemisë së koronavirusit në dhjetorin e vitit të kaluar, por ky shtet ende nuk ka rritur kërkesat e saj për gaz.
Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, shtetet perëndimore janë detyruar që të furnizohen me gaz nga shtete të tjera, jo nga Rusia, që është një prodhuese e madhe e këtij produkti.Që atëherë, Norvegjia është bërë furnizuesja kryesore e Evropës me gaz.
Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar trazira në ekonominë globale, duke rritur çmimet e energjisë dhe inflacionin.
Data 04.11.2026
Aktuale
- “Asnjë trohë s’ndihemi të sigurt” – Gruaja që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit rrëfen kërcënimet ndaj saj dhe fëmijëve
- Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës
- VLEN: Aleanca e Hotel Mariott po luan ruletin rus me drejtësinë
- Hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkohet të merret në pyetje ish-vjehrra
- BIRN: Konflikti Rama-Veliaj, kërkohet hetim i pavarur i pretendimeve – kjo çështje test për SPAK
- “Në dy udhëtimet që bëri Sartri në SHBA-ës, isha përkthyesi i konferencave të tij, si në Universitetin tim në Indiana dhe në…”/ Historia e panjohur e “ballistit” të famshëm, që iku nga Shqipëria në 1944
- Trump pranon rezultatin e zgjedhjeve, por mohon përgjegjësinë për humbjen e republikanëve: Nuk isha në fletën e votimit!
- Gati 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit 2026


