Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar Kosovën për 15 vjetorin e Pavarësisë.
Duke uruar Kosovën dhe popullin e saj, Rohde ka thënë se Gjermania është e lumtur që ka një mik kaq të ngushtë si Kosova pranë saj.
“Urimet e mia të përzemërta Kosovës për 15 vjetorin e Pavarësisë! Gjermania është e lumtur që ka një mik kaq të ngushtë pranë saj. Gëzuar të gjithë kosovarët që festojnë sot!”, ka shkruar Rohde.
Ndërkaq gjatë ditës së djeshme, edhe presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i ka dërguar presidentes Osmani një letër urimi për këtë 15 vjetor.
Në letrën e Steinmeier, përvec urimeve të përzemërta, përmendet edhe dialogu me Serbinë si kusht esencial për integrimin e mëtutjeshëm të Kosovës në Bashkimin Evropian./arbresh.info



