Author: Hamdi Kumanova

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë–DPB Gostivar dje mbrëma (13-dhjetor) rreth orës 22:30, në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, kanë privuar nga liria personin R.I. (50) nga Çegrani i Gostivarit dhe E.K. (23) nga Kalishti i Gostivarit për shkak se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjet heroinë. Dy personat janë ndaluar në Stacionin Policor-Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të përgatiten parashtresa përkatëse.Ts

Lexo më Shumë

Dje mbrëma (13-dhjetor) në ora 21:00 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Shkup-Tetovë në Zhelinë të Tetovës, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve me targa të Tetovës “Mercedes” i drejtuara nga 44-vjeçari Q.S. nga Pallatica e Tetovës dhe “Sead Toledo” që drejtohej nga 61-vjeçari A.T. nga Çifliku i Tetovës. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar bashkëudhëtarja në veturën “Toledo” Xh.R.(63) nga Llërca e Tetovës ndërsa dy shoferët kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës, ku është dërguar për ndihmë mjekësore. Ekipi nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka kryer…

Lexo më Shumë

Institucionet shtetërore duhet të punojnë së bashku për ta reduktuar vëllimin e korrupsionit, të vendosin ligje dhe rregulla të sjelljes dhe sanksione për sjellje korruptuese, por edhe të zbatohen dhe kryhen këto masa. Lufta kundër korrupsionit nënkupton edhe ndërtim të mjedisit negativ për të gjitha shprehitë korruptuese përmes forcimit të sistemeve kryesore për integritet, furnizime publike dhe menaxhim me financat publike, si dhe ndërtimin e institucioneve shtetërore të revizionit dhe organe antikorrupsion dhe partneritete me shoqëri civile, kompani dhe media të lira dhe të pavarura, këtë e porositi euroambasadori Dejvid Gir në hapjen e Konferencës rajonale për luftë kundër korrupsionit,…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka privuar nga liria 22 vjeçarin B.M. nga Manastiri, shkruan Alsat. Sipas njoftimit të policisë, gjatë bastisjes në shtëpinë e personit të lartpërmendur të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe konfiskuar material pluhur dhe disa mbetje të një materiali gjithashtu nga pluhuri. B.M. është ndaluar në stacionin policor të Manastirit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngritët padi adekuate. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, në kuadër të Observatorit Sizmologjik të Fakultetit Matematikor-Natyror në Shkup, sot regjistroi tërmet 124 kilometra në jugperëndim të Shkupit në Republikën e Greqisë. Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon observatori, tërmeti ka ndodhur në orën 10 e 29 minuta me magnitudë lokale rihteri ML3.2 dhe intensitet prej III ballë sipas Shkallës Makroseizmike Evropiane, ndërsa ishte ndjerë nga popullata në Manastir dhe rrethinë.

Lexo më Shumë

Më shumë se 20 fëmijë dhe të rinj, në Shtëpinë korrektuese “Tetovë”, nëntë prej të cilëve janë krejtësisht analfabetë, nga sot kanë rifilluar mësimet, të cilat nuk filluan gati gjysmë viti, raporton Sdk. “Mësimi i ndërprerë në ShK ‘Tetovë’, i cili nuk u mbajt që nga shtatori, më në fund ka rifilluar sot. Mësimi vazhdon me ndihmën e UNDP-së dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila rinovoi kontratat me mësuesit e shkollës “Makarenko”. Sot ka gëzim në Shtëpi. Gëzim pasi gjysmën e ditës do të jenë në mësim”, thotë për Sdk.mk drejtori Daniel Antoski, i cili ka alarmuar se në…

Lexo më Shumë

Ekspertët amerikan të ekipit të sanksioneve janë larguar, konfirmoi ambasada amerikane. Gjatë qëndrimit të tyre javën e kaluar, ata u informuan për rastet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë, jo vetëm për ato të përfunduara si konfiskimi i Mijalkovit dhe Transmetit, por edhe për hetime aktive paraprake kundër zyrtarëve aktualë dhe ish-funksionarëve, raporton Telma, transmeton Portalb.mk. Ambasada në përgjigjen për Telmën nuk specifikoi detaje të tjera, por tha se çdo zyrtar i lartë jashtë Shteteve të Bashkuara, i cili do të përfshihej drejtpërdrejt ose tërthorazi në raste të rënda korrupsioni apo shkelje të të drejtave të njeriut, bie në domenin…

Lexo më Shumë

Kryetar i Këshillit të Prokurorëve Antonio Jolevski, i ftuar në Alsat ka folur për për zgjedhjen e Islam Abazit për shef të Prokurorisë, si dhe për lobimet e mundshme partiake, ndërsa tha se nuk ka informacione prandaj dhe nuk mund të thotë se ka patur lobime ose presion ndaj prokurorëve në zgjedhjen e Islam Abazit për kryeprokuorë. “Nuk kemi asnjë informacion që dikush ka lobuar, sepse asnjë nga prokurorët nuk na është drejtuar, as nuk kemi marrë raport anonim që po ndikohet te këta prokurorë. Le të themi që një nga prokurorët të dorëzojë në mënyrë anonime, për të parë…

Lexo më Shumë

Transportuesit privatë, të cilët e bllokuan Shkupin për dy javë në shenjë proteste, dje kanë tërhequr autobusët dhe presin ftesë për të biseduar me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Kovaçevski dje tha se do të takohet me transportuesit me kusht që të largohen nga rrugët e qytetit dhe në takim të marrin pjesë edhe përfaqësues të pushtetit të qytetit në Shkup, në duart e të cilëve është zgjidhja e problemit. “Ne do të ndjekim të gjitha sugjerimet e tij dhe presim që të thirremi në një takim. Në emër të të gjithë transportuesve e falënderoj kryeministrin Kovaçevski, i cili në njëfarë mënyre…

Lexo më Shumë

Më ftohtë mëngjesin e sotëm është në Kodrën e Dieliit, ku në orën 7 janë matur – 2 gradë, ndërsa lartësia e shtresës së borës është katër centimetra. Zero gradë janë regjistruar në Kriva Pallankë, Berovë, Hanet e Mavrovës dhe Lazaropole, një në Tetovë, Manastir dhe Krushevë, dy në Prilep dhe Vinicë, tre në Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Shtip, Demir Kapi dhe Strumicë, katër në Ohër, pesë në Dojran dhe gjashtë në Pretor dhe Gjevgjeli. Drejtoria për punë hidrometeorologjike njofton se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në zonat malore me borë. Pasdite…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 135 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 22 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 4 gjoba për mosdhënien përparësi këmbësorëve. Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 11 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 8 për kalim në të kuqe në semaforë…/Alsat.mk

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup ka parashtruar kallëzim penal ndaj një ish kryetari të komunës në Shkup, përcjell TV21. Ish kryetari, 53-vjeçari J.P. dyshohet për kryerjen e veprës penale “keqpërrdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. “I raportuar, në cilësinë e personit të autorizuar – kryetar komune, në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2015 ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare në disa raste duke tejkaluar kufijtë e kompetencave të tij zyrtare dhe ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik. Në vitin 2011, 2012 dhe 2013 ka marrë tri vendime për prokurim publik për servisimin e…

Lexo më Shumë