Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me anë të një postimi në Facebook shprehu urimet e tij të përzemërta për Kosovën në 15-vjetorin e pavarësisë, duke e cilësuar vendimin historik, të përgjegjshëm, të shumëpritur dhe tej mase të guximshëm të qytetarëve kosovarë dhe Republikës së Kosovës. “Shpreh urimet e mia të përzemërta me rastin e 15-vjetorit të marrjes së vendimit historik, vendimit aq të përgjegjshëm por njëherazi edhe të shumëpritur dhe tej masë të guximshëm të qytetarëve kosovarë dhe Republikës së Kosovës! Vizioni i burrështetasve Rugova, Jashari, largpamësia, mençuria dhe vullneti i palëkundshëm për ndërtimin…
Author: Hamdi Kumanova
Kuvendi mbrëmë vonë përfundoi hetimin e propozimit për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali, në pikën e parë të seancës së 104-të për Propozimin për Rikonstruimin e Qeverisë, por siç njoftoi nënkryetari i Kuvendit, Goran Misevski, do të ketë votim shtesë. Dhjetë minuta para mesnate, Misevski deklaroi se nuk ka më kushte për punë dhe e ndërpreu seancën, ndërsa vazhdimi do të caktohet shtesë. Pasi deklaroi se lista e folësve për shkarkimin e Sali është shteruar dhe shpalli votim shtesë, Misevski hapi diskutimin për propozimin për shkarkimin e Admirim Alitit nga pozita e ministrit për shoqëri informatike dhe administratë.…
Ditën e mërkurë ishte takimi i radhës midis Messi-t dhe PSG, por përsëri pa rezultat. Kështu raportojnë mediet franceze, pasi babai i argjentinasit, Jorge u takua me përfaqësuesit e klubit dhe në fund nuk kishte asnjë marrëveshje dhe tani Messi duket gjithmonë e më larg parizienëve. Muajin e kaluar, presidenti Al Khelaifi ishte treguar i hapur për të plotësuar çdo dëshirë të argjentinasit, por tani palët kanë ngecur. Lionel Messi në fundin e sezonit do të jetë lojtar i lirë, ndërsa nuk është bërë me dije nëse do të ketë një takim tjetër, por situata po merr gjithmonë e më…
Me qëllim të zgjerimit të kapaciteteve të shërbimeve mjekësore dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore, në Kumanovë ka filluar rikonstruimi i objektit në Lagjën e Trimave, me çka u ofrohen lehtësi më të mëdha banorëve të lagjës gjatë shërbimeve mjeksore, përcjell Televizioni Festa. 👉 Drejtori z.Faruk Alili paralajmëroj edhe hapjen e një laboratori në këtë lagje ku qytetarët tanë do të kenë mundësinë ti shfrytëzojnë shërbimet laboratorike. Punimet që kan filluar muaj më parë, po vijojn me intensitet të lartë në objektet e Ndihmës së Shpejtë, Dispanzerit të vaksinimit, ambulantës së natës dhe objektit për vizitat shtëpiake.
Është shtyrë seanca e gjyqit kundër Elton Metës për në datën 21 shkurt 2023. Meta vrau ish-bashkëshorten e tij, Sabrina Bengaj në banesën e prindërve të saj. Gjykata pranoi kërkesën e mbrojtjes për të përgatitur diskutimin përfundimtar. Prokuroria e Fierit ndërkohë ka kërkuar burg për jetë për autorin./abcnews.al
Plani franko-gjerman parashikon njohjen de facto të Kosovës nga Serbia. Ajo de jure do të vijë ndërkohë, ky ishte sqarimi që bëri kryeministri Albin Kurti në parlament pas rrebeshit të pyetjeve të deputetëve që kërkonin shpjegime në lidhje me hapat e Prishtinës zyrtare drejt pranimit të një propozimi, i cili ende nuk është bërë publik, por është zbardhur vetëm pjesërisht nga media të caktuara. “Ky propozim parasheh normalizim të marrëdhënieve ndërkombëtare ku Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë njohin njëra tjetrën në formën de fakto. Një gjë e tillë duket e qartë në tekstin e marrëveshjes por një gjë…
Pas pranimit të ekspertizës për gjendjen shëndetësore të Muhamed Zeqirit, gjykimi për ish sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë i caktuar për 21 shkurt do të shtyhet, njoftojnë nga Gjykata Themelore Penale Shkup. “E kemi informuar opinionin se seanca shtyhet me faktin se është marrë ekspertizë me urdhër të gjyqit nga eksperti- psikiatër, sipas të cilit i akuzuari për shkaqe shëndetësore nuk është në gjendje të ndjekë gjykimin e ardhshëm”, theksohet në kumtesën e Penales. Prej atje shtojnë se seanca kryesore do të vazhdojë sipas terminit të caktuar 13.03.2023 në orën 10, ndërsa për shtyrje të re të mundshme të seancës,…
Kuvendi rrëzoi kërkesën e 28 deputetëve të opozitës për shkarkimin e Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla. Votave të maxhorancës iu bashkua edhe ajo e Edi Ramës i cili u paraqit në seancë plenare vetëm për të votuar kundër kërkesës për shkarkim. Në fjalën e saj për këtë çështje, kryeparlamentarja Nikolla u shpreh se ka respektuar Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, dhe se kërkesa për shkarkim ka ardhur për shkak të përplasjeve që ka pasur opozita vetë brenda saj. Kryeparlamentarja Nikolla deklaroi se ndihet e prekur nga kërkesa por theksoi se asaj i mungon themeli. Sipas saj, opozita ka…
Një i moshuar ka humbur jetë nga zjarri që ka kapluar gjatë ditës së djeshme shtëpinë e tij në Kumanovë, percjell TV21. Nga MPB bëjnë të ditur nga zjarri në rrugën “Sava Kovaçeviq” kanë mbetur të lënduar edhe dy djemtë e viktimës. “Më datë 15.02.2023, në ora 16:55, në SPB-Kumanovë është raportuar se në rrugën “Sava Kovaçeviq” ka shpërthyer zjarri në shtëpinë në pronësi të J.M.(69) nga Kumanova. Pronari ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar ne Kompleksin e Klinikes “Nënë Tereza”, ku me pas ka ndërruar jetë. Të lënduar kanë mbetur edhe djemtë e tij M.M.(33) dhe R.M.(44),…
Një rast i tentim vrasjes është hapur në Policinë e Drenasit sot. Siç ka bërë të ditur Policia në një komunikatë për media, rreth orës 08:00, është pranuar informata se në afërsi të shkollës së mesme në fshatin Poklek të komunës së Drenasit ka ndodhur një rrahje mes nxënësish, shkruan lajmi.net. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operativo-policore ka identifikuar tre të dyshuar, dy nga të cilët janë arrestuar ndërkaq i treti është ende në arrati. Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze në drejtim të veprave…
“Ne jemi të lumtur, si Universitet, që brenda projektit, që në një vend kemi tubuar ekspertizë të gjerë nga institucione të ndryshme, si publike, ashtu edhe akademike, sektori privat, si dhe ai qytetar. Këto institucione janë dhe gjithnjë më tepër do të jenë objekt i sulmeve potenciale kibernetike”, tha mes tjerash në fjalimin e tij, rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i cili falënderoi pjesëmarrësit për kontributin në këtë temë mjaft sfiduese dhe aktuale. Në emër të Ambasadës së SHBA-ve, të pranishmëve iu drejtuar Marelene Nice, nga Zyra për Çështje Publike, e cila e theksoi…
Autoritetet britanike janë të vendosura të ndalojnë ngacmimet seksuale të grave në vende publike dhe për këtë arsye po ndryshojnë ligjin, i cili do të dënojë deri në dy vjet burgim denoncimin, sulmin e pahijshëm dhe ngacmimin e grave. Ndryshimet ligjore u propozuan nga deputeti konservator Greg Clark, dhe ministri i Brendshëm i mbështeti Suella Braverman. Siç thotë “The Independent“, ngacmimi seksual në një vend publik është tashmë i paligjshëm në MB sipas Aktit të Sjelljes Publike 1986, por ligji nuk e përcaktoi atë si një vepër të veçantë, kështu që autoritetet do ta bëjnë ligjin më të qartë për…

