Mbretëria e Bashkuar njoftoi një paketë të re të ndihme për të adresuar nevojat urgjente humanitare të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri. “Ndihma e re prej 25 milionë £ do të financojë ndihmë shtesë emergjente, të tilla si tenda dhe batanije për familjet e mbetura të pastreha në kushte ngrirje”, thuhet në një deklaratë zyrtare. Paketa do të mbështesë punën e OKB-së dhe agjencive të ndihmës në terren në Siri, si dhe përpjekjet e rimëkëmbjes në Turqi të udhëhequr nga qeveria. Do të ketë një fokus të veçantë në mbrojtjen e grave dhe vajzave, duke përfshirë ndihmën për…
Author: Hamdi Kumanova
Një student e ka fituar titullin “Doktor shkence” pas më shumë se 50 vjetësh prej që i ka nisur studimet e tij PhD. Dr. Nick Axten, tani 76-vjeçar, kishte nisur tezën e tij në sociologjinë matematikore në Universitetin e Pitsburgut në SHBA, në vitin 1970, shkruan BBC. Mirëpo pas pesë vjetësh ai u rikthye në Britani të Madhe me PhD të papërfunduar. Universiteti i Bristolit ku ai i vazhdoi studimet e mbetura në gjysmë i dha atij titullin “Doktor i Filozofisë” në prani të gruas së tij Claire Axten dhe mbesës 11-vjeçare Freya. Atij i ishte dhënë një bursë prestigjioze Fulbright,…
Në pesë vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-Ministrit të arsimit, Abdilaqim Ademi, bashkëpartiakë, miq e bashkëpunëtorë kanë kujtuar veprën dhe jetën e tij. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shoqëruar nga ministra, drejtorë dhe bashkëveprimtarë vendosën kurora më lule tek varri i ish-Ministrit Ademi në fshatin Shemshovë. Ahmeti përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shprehur mirënjohje për gjithë punën e të ndjerit, duke e cilësuar si një ndër bashkëpunëtorët që dha kontribut të jashtëzakonshëm në proceset progresive të vendit. Ndër te tjera, Ahmeti shkruan se Abdilaqim Ademin mbetet një politik shembull për të gjitha virtytet…
Ngjalli debate dhe krijoi atmosferë të tensionuar në gjykatë, por mungesa për së treti herë e ekspertit Zekirija Zekiri nuk arriti të shtyjë këtë seancë gjyqësore për aksidentin tragjik në Llaskarcë përkundër faktit se ai kësaj radhe, kishte deponuar deri te gjykata dokument që sipas tij, vërteton gjendjen mjekësore. “Nuk e di pse nuk paraqitet, unë e kam parë në qytet dhe dukej mirë”, bërtiti njëri prej prindërve të viktimave në aksident ndërkaq prokurori publik Darko Jakimovski tha se ai që nga seanca e parë, e kishte paralajmëruar këtë situatë. Përzgjedhja e ekspertëve që do të punonin këtë super-ekspertizë si…
Të gjitha kapacitetet energjetike vendore janë funksionale, prodhimi vendor është stabil dhe tërësisht i plotëson nevojat e amvisërive, konsumatorëve të vegjël dhe furnizimet shtesë për shkollat, industrinë ushqimore dhe subjektet tjera vitale shtetërore, deklaroi sot Viktor Andonov, bashkëpunëtor për energjetikën në Kabinetin e kryetarit të Qeverisë. Andonov informoi se dje prodhimi ditor i energjisë elektrike nga kapacitetet vendore ka qenë 19.205 megavat orë, prej të cilave 13.940 nga termocentralet, ndërsa të tjerët 5.265 nga burimet e ripërtëritshme, me të cilat disponon EMV-ja. Me këtë prodhim, siç tha ai, janë plotësuar plotësisht nevojat e të gjithëve. “Qeveria këtë vit…
Shteti amerikan, Iowa, ka shpallur ditën e 17 shkurtit si Ditë të Pavarësisë së Kosovës. Ky vendim u mor nga Guvernatorja e këtij shteti që përbën Shtetet e Bashkuara, Kim Reynolds. Kjo u njoftua nga Konsulata e Republikës së Kosovës në Iowa. “Sivjet do të festojmë së bashku 15 vjetorin e Pavarësisë si dhe 10 vjetorin e Partneritetit në mes dy vendeve. Kosova është e bekuar me miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Urime populli i Kosovës nga populli i Iowa”, thuhet në njoftim. Ndërkohë, ditë më parë, edhe një shtet tjetër i SHBA-së, Kansas,…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ishte shënjestër e një sulmi dezinformues përmes shpërndarjes së një postimi të rrejshëm nga një llogari false me emrin e tij. Më 03.02.2023, Milenko Nedellkovski publikoi një postim në Facebook, me skrinshot nga profili i rremë me fotografinë e ministrit dhe emrin “Oliver Spasovski”, shoqëruar me koment të pahijshëm me gjuhë të urrejtjes. Në skrinshot pretendohet se qeveria do të diskutojë ndryshimet në Kodin Penal në lidhje me gjuhën e urrejtjes “ndaj qytetarëve që ndjehen si Verio-maqedonas dhe që veç më kanë pranuar identitetin e ri kombëtar, të ndryshëm nga ai maqedonas”. Mirëpo, nuk është…
SEANCA E RADHËS MË 2 MARS Në seancën gjyqësore për zjarrin në spitalin modular në Tetovë sot dëshmoi personeli mjeksorë. Gjatë seancës kryesisht kishte pyetje se a kishte aparate për shuarjen e zjarrit dhe a lejohej hyrja e personave tjerë që shoqëronin pacientët. Seanca e radhës është cktuar më 2 mars. Seanca gjyqësore për zjarrin në spitalin modular në Tetova ka vazhduar mes dëshmitarëve. Gjatë seancës kryesisht kishte pyetje se a kishte aparate për shuarjen e zjarrit dhe a lejohej hyrja e personave tjerë që shoqëronin pacientët. Gjatë seancës, seksperti Robin Boshkovski që ka kryer hetimin mbi shkaqet e zjarrit,…
Vendimi i Gjykatës së Strazburgut me të cilin përfundimisht shfuqizohet falja e ish Presidentit, Gjorgji Ivanov, është një fitore e madhe e shpresës për drejtësi në vendin tonë. Ky vendim forcon edhe më shumë vendosmërinë tonë, në betejën kundër krimit dhe padrejtësisë, rikthen shpresën te qytetarët dhe godet rëndë të gjithë ata që kanë shpresuar dhe tentuar të bëjnë pazare me drejtësinë në interes të kriminelëve dhe të korruptuarve. Qytetarët dhe opinioni vendor duhet të jetë i përgatitur edhe për reagimin e strukturave dhe individëve që janë goditur dhe tanimë po rrezikohen nga vendimi dhe nga beteja jonë për drejtësi.…
Në pesë vjetorin e vdekjes së Abdylaqim Ademit, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka shoqëruar kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe ministrant e kryetarët e komunave të cilët kanë kryer homazhe në vendprehjen e tij në Shemshovë. “Filluam sot aktivitetet përkujtimore në 5 vjetorin e ndarjes nga jeta të mikut dhe bashkëpartiakut tonë, Abdilaqim Ademi. Familjarë, miq dhe bashkëveprimtarë të tij sot u bëmë bashkë për ta kujtuar me krenari kontributin që ai dha në trasimin e rrugës përparimtare të vendit. I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”, ka shkruar Grubi.
Ishte deputeti i LVV-së, Haki Abazi i cili përmes një konference për media tha sot se Dejona Mihali është njeriu kryesor që kontrollon grupin parlamentar të Vetëvendosjes dhe vendimet që merren në këtë parti. “Zonja Mihaili nuk ka qenë pjesë e votimeve, nuk ka qenë pjesë e listës së deputetëve, nuk ka qenë në garën e brendshme për zgjedhjet brenda Lëvizjes Vetëvendosje, por, është njeriu kryesor që kontrollon dhe menaxhon me grupin parlamentar dhe vendimmarrjet që bëhen aty”, u shpreh Abazi sot. Por, si i komenton Dejona Mihali deklaratat e Abazit sot? Në një përgjigje për media, Mihali tha se nuk është…
“KËRKUAM MBËSHTETJE EDHE NGA INSTITUCIONET NDËRKOMBËTARE” Sulmi i hakerëve ndaj Fondit Shëndetësor është pjesë e luftës hibride. Hetimet vazhdojnë, të gjitha shërbimet janë aktivizuar me kapacitet të plotë dhe shpresoj që së shpejti të kemi rezultate. MPB ka kërkuar mbështetje nga institucionet ndërkombëtare për sulme të tilla hibride për të mbrojtur sa më shumë sistemin, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. “Atje është një sulm hibrid që përdoret për të hyrë në sistemin e tyre. Departamenti ynë po punon intensivisht, kërkojmë mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për të mbrojtur sistemin, sa më shumë që të jetë e mundur,…

