Vendimi i Gjykatës së Strazburgut me të cilin përfundimisht shfuqizohet falja e ish Presidentit, Gjorgji Ivanov, është një fitore e madhe e shpresës për drejtësi në vendin tonë. Ky vendim forcon edhe më shumë vendosmërinë tonë, në betejën kundër krimit dhe padrejtësisë, rikthen shpresën te qytetarët dhe godet rëndë të gjithë ata që kanë shpresuar dhe tentuar të bëjnë pazare me drejtësinë në interes të kriminelëve dhe të korruptuarve.
Qytetarët dhe opinioni vendor duhet të jetë i përgatitur edhe për reagimin e strukturave dhe individëve që janë goditur dhe tanimë po rrezikohen nga vendimi dhe nga beteja jonë për drejtësi.
Marrja e përgjegjësisë në sektorin e drejtësisë nga ASh, pa hipoteka në VMRO, paralajmërimi për zbatimin e vetingut, themelimin e Byro-së për konfiskim të pasurisë kriminale dhe gjeneralizimit të sekuestrimit të pronave kriminale, me të drejtë ka krijuar panikë në radhët e partive të kriminalizuara.
Në përpjekjet e tyre të fundit për të shpëtuar, struktura të afërta me ish regjimin e Gruevskit, Mijallkovit dhe VMRO-së së pareformuar, si dhe strukturave tjera kriminale të afërta me to, do të shtojnë intensitetin e sulmeve, shpifjeve dhe manipulimeve. Por edhe kjo si shumë tentime të tjera, do të dështojë dhe në fund do të fitojë drejtësia.
Data 04.11.2026
Aktuale
- Ndalojnë reshjet e shiut, vjen i ftohti: Në fundjavë temperaturat zbresin nën zero!
- Mungesat e barnave nuk do të tolerohen: Prodhuesit detyrohen të paralajmërojnë me kohë
- Banka Popullore: Nga nesër në Manastir nis tërheqja e mjeteve për klientët e ALTA Bankës pa kartela pagese
- Banka Popullore: Nesër në Manastir do të bëhet pagesa e mjeteve për qytetarët që nuk kanë kartela pagesore në Alta Bank
- Skandal në klinikë private në Shkup: 29-vjeçarja denoncon ngacmim seksual
- Pas gati 30 vjetësh në Senat, bashkëpunëtorja e Trumpit humb zgjedhjet
- KEDS paralajmëron ndërprerje të energjisë elektrike deri në 10 orë në disa zona
- Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe



