Ministria e Shëndetësisë po përgatit ligj të ri për barnat, i cili parasheh kontrolle më të rrepta për cilësinë, sigurinë dhe furnizimin me terapi.
Sipas ministrit Sasho Klekovski, prodhuesit dhe kompanitë që kanë autorizim për barnat do të detyrohen të njoftojnë paraprakisht për ndërprerjet e mundshme në prodhim ose furnizim, në mënyrë që të sigurohen alternativa për pacientët.
Ligji parasheh gjithashtu që falsifikimi i barnave të trajtohet si vepër penale, si dhe sanksione për kompanitë që nuk i përmbushin në kohë kontratat e furnizimit.
Një tjetër ndryshim është thjeshtimi i procedurave për regjistrimin e barnave. Klekovski paralajmëroi se gjatë vitit 2027 pritet të përfshihen barna të reja në listën pozitive.
Ligji i ri do të zëvendësojë atë të vitit 2007, i cili deri më tani është ndryshuar më shumë se 20 herë.
Data 04.11.2026
Aktuale
- 5 libra që do t’ju mbajnë të lidhur këtë nëntor
- Demokratët në kontroll: Çfarë do të thotë kjo për Trumpin?
- Rebalanci i buxhetit 2026: Ulen të ardhurat dhe shpenzimet, deficiti mbetet 46.3 miliardë denarë
- Ndryshime në krye të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, emërohet drejtori i ri
- Ndalojnë reshjet e shiut, vjen i ftohti: Në fundjavë temperaturat zbresin nën zero!
- Mungesat e barnave nuk do të tolerohen: Prodhuesit detyrohen të paralajmërojnë me kohë
- Banka Popullore: Nga nesër në Manastir nis tërheqja e mjeteve për klientët e ALTA Bankës pa kartela pagese
- Banka Popullore: Nesër në Manastir do të bëhet pagesa e mjeteve për qytetarët që nuk kanë kartela pagesore në Alta Bank



