Author: Hamdi Kumanova

Departamenti i Drejtësisë informon se ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski dorëheqjen e tij e ka dorëzuar në Qeveri më 10 shkurt 2023. “Kuvendi konstatoi dorëheqjen dhe përfundimin e detyrës së Ministrit të Drejtësisë në seancën e datës 13 shkurt 2023. Nga data 14 shkurt 2023, Nikolla Tupançeski është i punësuar në Fakultetin Juridik “Justiniani I”. Kërkesa e Ministrisë së Financave për nënshkrimin e një opinioni ligjor për eurobondin është marrë në Ministrinë e Drejtësisë më 15 shkurt 2023. Duke pasur parasysh se Tupançeski nuk është ministër i Drejtësisë që nga 13 shkurti, ai nuk ka të drejtë të nënshkruajë si…

Lexo më Shumë

Teksa në Kuvend u njoftua se mocioni me debat me Edi Ramën do të mbahet më dy mars, Sali Berisha njoftoi se nëse do të mungojë në seancë, bashkë me protestuesit do shkojnë në Surrel. Berisha tha se gjithçka do të jetë paqësore dhe 13 pyetjet do ia drejtoje në Surrel nëse nuk vjen në Kuvend. “Tani, le të betohemi këtu, në emër të të gjithë atyre që përfaqësojmë, po nuk u bë mocioni me debat në parlament, do bëhet në Surrel. Paqësor, urtë e butë! Por simboli, shpella e të keqes është Surreli. Ai nuk pranon të vijë këtu,…

Lexo më Shumë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në seancën e sotme plenare të Kuvendit ka pyetur kryeministri, Albin Kurti se përse janë ekzekutuar vetëm 1.5 milion euro nga 2 milionë euro sa ishin ndarë për Luginën e Preshevës. E shefi i ekzekutivit tha se kjo ka ndodhur pasi nuk ka pasur projekte që dëshmojnë kapacitetet zbatuese. Kurti theksoi se këto mjete do të jenë prapë për Luginën e Preshevës. closevolume_off “Është shumë e rëndësishme që Lugina e Preshevës është pjesë e buxhetit të Kosovë, ky institucionalizim është i rëndësishëm dhe natyrisht matet edhe me shumë e ndarë financiare….Kjo mbështetje financiare dhe politike…

Lexo më Shumë

Mbrëmë, Rusia kreu sulme të reja ajrore kundër objektivave në Ukrainë. Komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzhny, ka bërë të ditur se mbrojtja ajrore e Ukrainës ka arritur të rrëzojë 16 nga gjithsej 36 raketa që janë lëshuar nga forcat ruse, raporton Ukrinform. Zaluzhny informoi se objektivi i forcave ruse ishte infrastruktura kritike, transmeton Portalb.mk. Sipas raportimeve të deritanishme, një strukturë infrastrukturore kritike u godit në rajonin perëndimor të Lviv, por nuk raportohet për viktima. Ukrinform raporton se raketat goditën qytetin Pavlohrad në rajonin e Dnipropetrovsk, duke vrarë një civil dhe duke plagosur shtatë persona. Në…

Lexo më Shumë

Tërmetet që goditën Turqinë javën e kaluar shkaktuan shkatërrim dhe tragjedi në 10 provinca të vendit. Mes mijëra godinave të rrënuara kishte edhe struktura historike. Në Adiyaman, tuma “Karakuş” 2000-vjeçare e ndërtuar nga një qytetërim i lashtë greko-iranian, është shembur plotësisht. Kolona e gjatë 10 metra, mbi të cilën qëndronte një shqiponjë, u fotografua e shembur në tokë pas tërmetit. Por disa kilometra më tutje, ura “Cendere”, e cila njihet si ura më e fortë romake që ka mbijetuar deri në ditët tona në Anadoll, me gjatësinë 120 metra, gjerësinë 7 metra dhe hapjen e harkut 32 metra, ka ruajtur…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, në cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit për dialog publiko-privat, i cili mbahet në baza të rregullta tremujore, tha se ky dialog pasqyron më së miri qasjen e kësaj Qeverie, e cila e sheh sektorin privat si një partner me të cilin mund të diskutojë në mënyrë transparente sfidat me të cilat përballen dhe natyrisht të gjejë një mënyrë për t’i zgjidhur ato. Në seancë marrin pjesë zëvendësministri i punës dhe politikës sociale Enver Husein, zëvendësministri i ekonomisë, Zoran Manevski, zëvendësministri i financave, Filip Nikoloski dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari Arben Taravari gjatë qëndrimit të tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka vizituar Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi, ku është mirëpritur nga ambasadori z. Abdulkadër Mehmedi. “Me amabasadorin Mehmedi, biseduam për ngritjen e bashkëpunimeve ndërmjet shtetit tonë dhe EBA, si në sferën e teknologjisë informative, shkëmbimet tregtare dhe bashkëpunime të tjera zhvillimore në interes të vendit tonë”, ka theksuar Taravari. Ndryshe, kryetarin Taravari në Emiratet e Bashkuara Arabe e shoqëron kryetari i Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ndërsa në Emiratet qëndron me ftesë të Omar Sulltan Alolama, Ministër i Shtetit për Inteligjencë…

Lexo më Shumë

Shërbim tërësisht i ri transmetimi premium në Shqipëri, Çeki, Hungari, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Poloni, Rumani dhe Sllovaki sot   Për një kohë të kufizuar, klientët e rinj që regjistrohen përmes skyshowtime.com do të përfitojnë 50% ulje nga çmimi standard mujor i regjistrimit – përgjithmonë Shërbimi i transmetimit premium SkyShowtime do të shpallë sot hapjen në Shqipëri, Çeki, Hungari, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Poloni, Rumani dhe Sllovaki me ofertën “Gjysmë çmimi, përgjithmonë” për gjithë klientët e rinj. Për një kohë të kufizuar, klientët e rinj që regjistrohen përmes skyshowtime.com do të përfitojnë 50 për qind ulje nga çmimi standard mujor…

Lexo më Shumë

Platforma striming Netflix e ul çmimin e abonimit në vendet e Ballkanit, përfshirë Maqedoninë e Veriut. Ulja e çmimit të abonimit është një hap shumë i rrallë i ndërmarrë nga platformat e transmetimit dhe deri më tani nuk ka asnjë njoftim se abonimet mujore do të jenë më të lira në pjesë të tjera të Evropës apo botës, transmeton Portalb.mk. Abonentët e Netflix që jetojnë në Kroaci, Serbi, Slloveni, Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri, Sllovaki, Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut janë njoftuar tashmë për çmimet e reja dhe më të ulëta. Për planin bazë, në vend të 8 eurove aktuale, Netflix…

Lexo më Shumë

Këtyre ditëve shtëpia botuese Logos-A nxori në treg përmbledhjen e teksteve “FARABIU: MAGISTER SECUNDS”, përzgjedhur, disa syresh përkthyer dhe me parathënie nga profesori i Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore të UEJL-së, Ali Pajaziti. Ky libër me 463 faqe trajton Farabiun  (870-950), botën ideore të tij në korniza të subjekteve si filozofia sociale, logjika, relacioni fe-filozofi, etikë-politikë, doktrina e arsimit,  sociologjia e fesë e të ngjashme. I mbiqujatur si “Mësuesi i  Dytë” (lat. Magister Secundus), Farabiu është një figurë poliedrike, enciklopedike, që ka kontribuar në shkencë, filozofi, logjikë, sociologji, mjekësi, matematikë, muzikë etj., autor i famëmadhes Qyteti i virtytshëm, i Margaritarëve…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në përgjigje të pyetjes gazetareske për vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila njëzëri e shpalli të papranueshme ankesën në lëndën “Taleski dhe të tjerët kundër Maqedonisë së Veriut”, theksoi se kjo është një fitore e madhe dhe sukses i madh për vendin tonë. “Së pari, kjo është një fitore e madhe dhe një sukses i madh për vendin tonë. Ekipi maqedonas me të vërtetë bëri maksimumin dhe fitoi në një rast jashtëzakonisht kompleks. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të pamasë për punën e tyre të përkushtuar gjatë periudhës së kaluar. Me vendimin…

Lexo më Shumë

Pas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg kanë reaguar nga kabineti i presidentit Stevo Pendarovski. Ai e ka përshëndetur këtë vendim, duke shtuar se tani lëndët duhet të kenë epilogun e tyre. “Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, presidenti e shqyrtoi atë me ekipin këshillues dhe beson se të gjithë ata që janë prekur nga procedimet e nisura nga prokuroria dhe gjykatat në vend duhet të ushtrojnë të drejtat e tyre para institucioneve vendase, siç thuhet edhe në vendimin e Gjykatës së Strasburgut. Në këtë kuptim, të…

Lexo më Shumë