Author: Hamdi Kumanova

Në seancën e djeshme të qeverisë përmes demo-simulimit është bërë prezantimi i asistentit të parë digjital në sektorin publik në vendin tonë, “ADA” i dizajnuar për nevojat e programeve të ndihmës shtetërore, bën të ditur shërbimi për shtyp i Qeverisë. Nëpërmjet asistentit digjital, qytetarët dhe investitorët e huaj të interesuar do të mund të marrin të gjithë informacionin përkatës dhe të familjarizohen me programet e disponueshme dhe thirrjet e hapura, si dhe garantohet transparencë e madhe, marrja efikase dhe efektive e të dhënave të biznesit në kohë reale, transmeton Portalb.mk. Me futjen e asistentit digjital të AI, deri në 80…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet e parakohshme të kërkuara nga Hristian Mickoski në vitin 2018 u bënë raundi i parë i maratonës ku garuesit arritën në vijën e finale në vitin 2020. Pas dy vitesh fushatë intensive parazgjedhore, zgjedhjet e “parakohshme” u mbajtën në vitin e zgjedhjeve të rregullta parlamentare. “Ende i tronditur nga disfata, Mickoski shpalli edhe një herë thirrjen e tij për zgjedhje të shpejta të parakohshme. Dhe siç janë gjërat tani nga këndvështrimi i vitit 2023, raundi i dytë i maratonës me shumë gjasa do të përfundojë në vitin 2024, sërish në vitin e mandatit të rregullt për zgjedhjet parlamentare, pavarësisht…

Lexo më Shumë

Trazirat në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë në interes të qëllimeve ruse. Kështu ka thënë për “BTV” ish-këshilltarja e kryeministrit bullgar Kiril Petkov, Vesela Çerneva. “Çdo trazirë e tillë në marrëdhëniet dypalëshe jo vetëm që e bën të pamundur përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, por është gjithashtu në interesin e Moskës”, tha Çerneva. “BE do të rregullojë marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut kur të fillojnë negociatat për anëtarësim. Maqedonia e Veriut ende nuk i ka filluar negociatat sepse kishte kusht që bullgarët të përfshiheshin në Kushtetutë. Ky ndryshim nuk ka ndodhur ende, kërkon 2/3 e…

Lexo më Shumë

Sot Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg do të shpallë vendimin nëse vlen ose jo abolimi i dhënë nga ish-presidenti Gjorge Ivanov për ish-funksionarët e VMRO-DPMNE-së dhe disa persona të tjerë të ndjekur aso kohe nga ish-prokuroria special, përcjell TV21. Vendimi do të jetë publik dhe me këtë do të mbyllet çështja 6 vjeçare nëse të akuzuarit e ish-prokurorisë special në lëndët “Target-Fortesa”, “TNT” “Titanik” dhe “Transportuesi” do të duhet të përgjigjen penalisht për vepra të cilat përndiqen. Ankesa deri në gjykatën e Strasburgut është dorëzuar në vitin 2017 në të cilën është theksuar se abolimi nëse…

Lexo më Shumë

Një mashkull dhe dy femra, shtetas Kosovës, kanë përfunduar në pranga, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion”.Arrestimi ka ndodhur dje rreth orës 19:35, në Prishtinë.“Në lidhje me rastin janë intervistuar dy dëshmitare të gjinisë femërore si dhe është kontrolluar një lokal dhe si prova materiale janë konfiskuar pajisje elektronike, katër telefona mobil dhe një shumë parash” thuhet në raportin policor.Të dyshuarit, sipas policisë, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo më Shumë

Të paktën dy persona kanë vdekur pasi një helikopter Blackhawk u përplas në një autostradë dhe shpërtheu. Helikopteri UH-60 Black Hawk që i përkiste Gardës Kombëtare të Tenesit u ul në autostradën 53 pranë Harvest, Alabama rreth orës 15:00 me kohën lokale të mërkurën, duke rezultuar në një top zjarri të madh. Një zyrtar i ushtrisë duke folur në kushte anonimiteti tha se helikopteri ishte në një mision stërvitor në momentin e rrëzimit. Asnjë i mbijetuar nuk u gjet, sipas Shërbimeve Mjekësore Emergjente të Huntsville, raporton noa.al. Zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje për të gjetur një “grumbull rrënojash”, sipas Zyrës së…

Lexo më Shumë

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në orët e mëngjesit, në një familje në rrugën “Jah Kabashi” në Pejë, ku një burrë po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij 37-vjeçare. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se për motive akoma të panjohura, i dyshuari F.N., po dyshohet se fillimisht ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas së tij, të cilën ka tentuar edhe ta sulmojë fizikisht por nuk ka arritur. Për të mos eskaluar situata mes tyre, gruaja ka vendosur të largohet nga shtëpia dhe të niset për në punë. Por asgjë nuk mbaroi aty, pasi…

Lexo më Shumë

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se që nga pavarësia e vendit, kjo është mundësia për ta mbyllur çështjen e vetpërcaktimit. “Nëse dikush nuk na pranon si popull, sepse ata thonë se e njohin shtetin maqedonas por jo dhe popullin, atëherë parashtrohet pyetje se përse dëshiron të bëheni pjesë e Kushtetutës së RMV-së në të cilën do të deklaroheni si pakicë që jeton në RMV? Dhe ky propozim nga partitë e orientuar në të djathtë, që dëshirojnë të duken si patriot të mëdhenj nuk dëshirojnë t’i mbyllin këto çështje”, tha Spasovski në emisionin…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, në një konferencë për media të enjten, ka komentuar letrën e sekretarit Antony Blinken, drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me rastin e Ditës së Shtetësisë. Sekretari Blinken është, në thelb, optimist”, tha Price. “Unë mendoj se duhet të jeni optimistë nëse do të jeni në biznesin e diplomacisë”, vuri në dukje ai. “Është ajo që na motivon, mendoj, shumë prej nesh duke e ditur se përmes angazhimit të SHBA-së, përmes udhëheqjes amerikane në skenën botërore, ne kemi një mundësi për të ndryshuar botën për mirë, për ta lënë botën pak më…

Lexo më Shumë

Aksident me katër persona të plagosur, mes tyre edhe dy punonjës policie, ka ndodhur sot në të gdhirë në Tiranë, raporton noa.al. Ngjarja ndodhi sot në mëngjes rreth orës 05:15, te ura e “Vasil Shantos”, ku janë përplasur dy automjete. Aksident me katër persona të plagosur, mes tyre edhe dy punonjës policie, ka ndodhur sot në të gdhirë në Tiranë, raporton noa.al. Ngjarja ndodhi sot në mëngjes rreth orës 05:15, te ura e “Vasil Shantos”, ku janë përplasur dy automjete. Në aksident u përfshinë automjeti tip “Skoda” i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2 me drejtues…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian ka propozuar sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, që do të preknin mallrat në vlerë prej 11 miliardë eurosh dhe do të shënjestronin prodhuesit e dronëve në Iran. Shefja e KE-së, Ursula von der Leyen, tha se shpreson që të 27 shtetet e Bashkimit Evropian do të pajtohen për paketën e re, që është pjesë e sanksioneve të përbashkëta me grupin G7, në përvjetorin e parë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt. “Ne po shënjestrojmë industrinë e mallrave që Rusia ka nevojë, e të cilat mund të…

Lexo më Shumë

 Albanian Gashi ia kthen Kurtit: U zbehe, u sarrakuqe, veç për një fjalë që ta thashë 13/02/2023 | 15:53 Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i ka replikuar kryeministrit Albin Kurti, i cili e konsideroi të papjekur deputetin, pasi tha se po e ndërpriste. Gashi tha se Kurti “është personi që lëshon më së shumti fjalë gjatë diskutimeve” dhe se fjala “dobët”, sipas tij, “e tronditi kryeministrin”. “Ajo çka e tronditi kryeministrin dhe e humbi kontrollin ishte veç një fjalë: dobët. Ja po ta them publikisht. Dhe u zbehe, u sarrakuqe, u çorientove, e humbe kohën, veç për…

Lexo më Shumë