Të paktën 73 emigrantë janë zhdukur në brigjet e Libisë, pas fundosjes së varkës. Lajmi është bërë i ditur nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), ku pretendon se të gjithë mund të kenë humbur jetën.Deri më tani kanë mbijetuar vetëm 7 emigrantë, ndërsa janë nxjerrë të pajetë 11 trupa. Libia është shndërruar në një pikë nisje për ata që përpiqen të arrijnë në Europë.Sipas raportimeve, vetëm për këtë vit kanë humbur jetën 130 emigrantë, në përpjekje për të shkuar drejt vendeve të BE.IOM deklaroi se më shumë se 1450 refugjatë kanë humbur jetën përgjatë vitit të kaluar.
Author: Hamdi Kumanova
Transportuesit privat dhe Qyteti i Shkupit akoma pa marrëveshje që autobusët privat të dalin në qarkullim. Transportuesit thonë se kanë dorëzuar një pjesë të dokumenteve të kërkuara nga Qyteti i Shkupit dhe presin që të thirren në takimin e dytë. “Prej atë ditë disa gjëra që janë sugjeruar i kemi kryer ne, tani presim që të kemi takim të dytë, në atë takim do të sqarohen shumë gjëra të tjera dhe të dihet më konkretisht saktë se çka do të ketë… Siç e dini ne kemi dy pika kryesore që kërkojmë ajo është borxhi dhe kthimi në punë, tash për…
Prokuroria e Gjykatës Speciale të Kosovës ka bërë të ditur se deri më tani ka siguruar mbi 300 dëshmitarë në rastin kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi.Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.Të katërtit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.Sipas Prokurorisë, në procesin e gjykimit do të përmenden mbi 40 vende ku pretendohet të jenë kryer krimet.Prokuroria dhe pala mbrojtëse kanë…
Këto pamje tregojnë momentet kur agjentët e antidrogës të policisë së Fierit futen në ambientet e një vile tre katërshe, ku kultivohej me anë të llambave elektrike kanabis. Operacioni i koduar “Vila” u zhvillua në fshatin Dërmënas, pas informacioneve të siguruara nga agjentet. Në pranga përfundoi pronari i vilës 44-vjeçari Erjon Marini, i njohur ndryshe dhe si Xhevair Gashi. Ai akuzohet për “Prodhimi dhe shitje te lendeve narkotikëve” si dhe “Vjedhje te energjisë elektrike”. 44-vjeçari kishte përshtatur me pajisje të veçanta 5 dhoma të njërit kat të vilës së tij për kultivimin e bimëve narkotike. Ndërsa…
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në takim mysafirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht përfaqësues të Organizatës bamirëse LDS Charities, që shoqëroheshin nga kryetari i Degës së PDK-së në Shtime, Rrahman Jakupi dhe deputetja e Parlamentit të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra. Gjatë kësaj vizite, miqtë amerikanë kanë sjell një donacion për komunën e Skenderajt dhe familjet e prekura nga vërshimet, me gjera ushqimore, veshmbathje dhe artikuj të tjerë elementar. “Përkundër kësaj sfide, i tërë komuniteti në Skenderaj, vullnetarë të ndryshëm, janë bërë bashkë për të mbështetur njëri-tjetrin, për të mbështetur banorët e Skenderajt në kohë të…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot u takua me Gjorgji Trendafilov dhe Lupço Gorgievski, përfaqësues të organizatave të ndryshme të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut, njoftojnë nga MPJ. “Në takim u shkëmbyen mendime për çështje që prekin komunitetin bullgar në Maqedoninë e Veriut, sfidat me të cilat përballen shoqatat, si dhe mundësitë për bashkëpunim më të drejtpërdrejtë dhe intensiv me shtetin. Gjithashtu u shpreh kënaqësi për qasjen e drejtpërdrejtë në shkëmbimin e mendimeve, si dhe synimi për t’u takuar sërish dhe për të intensifikuar dinamikën e komunikimit, me qëllim përfshirjen më të drejtpërdrejtë të komunitetit bullgar dhe…
Në orët e para të ditës së sotme në pikën kufitare “Tabanoc” janë arrestuar tre persona nga Kosova, pasi të njëjti në kontrollimin e dokumenteve kanë paraqitur dokumente identifikimi të personave tjerë. Shtetasit e Kosovës i janë dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB-Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme. “Me datë 15.02.2023 në ora 02:00 në vendkalimin kufitar Tabanoc, zyrtarët policorë kanë ndaluar D.E.(18), B.L.(22) dhe M.I.(23), të gjithë nga Kosova. closevolume_off Pasi gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se të tre gjatë kontrollimit kanë dorëzuar dokumentet e udhëtimit të personave të tjerë”, thonë mes tjerash nga MPB.
Në qendër të kritikave sërish është vënë Agjencia për Rini dhe Sport në Maqedoninë e Veriut për ndarjen e vauçerëve për vitin 2023. Në publikimin e listës, sërish më shumë që do të përfitojë është Federata e hendbollit në vendin tonë, e cila do të merr 14 milionë denarë, përderisa ajo e futbollit mbetet sërish “duar boshë”. Kjo është njëra nga skandalet që vazhdon vit për viti nga Agjencia për Rini dhe Sport, të cilët nuk ndajnë vauçerë për FFM-në. Pas federatës së hendbollit, renditet ajo e basketbollit që do të merr 12.3 milionë denarë, ndërsa e treta është federata…
MPB njofton se policia e Koçanit ka dorëziar kallëzim penal ndaj një kompanie dhe J.D. (40) dhe R.D. (43), të dy nga Probishtipi për vjedhje të druve për zjarr, përcjell TV21. Të njëjtit dyshohen për veprën penale “vjedhje”. “Të raportuarit, si të punësuar në subjektin juridik më datë 01.10.2022 në vendin e quajtur “Babini Gradini” në Pyje, Njësia Ekonomike “Zletovska Reka – Ponikva”, gjatë një kontrolli aksionar të punonjësve policorë, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti, janë gjetur duke prerë dru zjarri pa poseduar dokumentacion përkatës të lëshuar nga organi kompetent”, thonë nga MPB.
Ministria e Ekonomisë rikujton se deri në fund të muajit vazhdon aplikimi për subvencionim të faturave të energjisë elektrike, për familjet me të ardhura të ulëta. Thirrja publike për këtë masë është publikuar më 27 janar në faqen e Ministrisë së Ekonomisë dhe do të zgjasë deri në fund të shkurtit. Për këtë masë janë paraparë 60 milionë denarë, ndërsa nga fatura e rrymës së amvisërive do të subvencionohen 600 deri në 800 denarë, varësisht nga të ardhurat totale mujore që i realizojnë familjet.
Off-fest nuk do të mbahet këtë vit, njoftoi organizatorët e Festivalit të xhazit në Shkup (FXhSh), të revoltuar nga paratë e ndara nga Konkursi vjetor për projekte me interes nacional për kulturë nga Ministria e Kulturës. Për edicionin e 22-të të një prej ngjarjeve më të vizituara dhe më cilësore në vend, u ndanë 1 milion e 20 mijë denarë (16.500 euro). Sipas Festivalit, paratë janë zvogëluar për gjysmën e shumës së vitit të kaluar dhe nuk ofrojnë as kushtet më minimale financiare për mbajtjen e Off-Fest (të planifikuar nga 7 deri më 10 qershor) si një festival (shumë ditor),…
Orgen Malollari është sportisti që i ka bërë të gjithë shqiptarët krenarë. Ai ka rrëmbyer “Brezin e Artë”, kundër sportistit grek Nikos Saradis. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, i riu nga Pogradeci ka treguar se e hodhi në tokë grekun për 1 minutë, ndërsa pret të rrëzojë edhe një kundërshtar serb në muajin mars. Sakaq, Orgeni theksoi se krahas sportit, vazhdon edhe studimet e larta për inxhinieri mekanike. “Kampionati është mbajtur më 4 shkurt më Greqi, në Selanik. U ndesha me një sportist me eksperiencë, ishte i fortë. E kishim ëndërruar këtë titull se kishim një vit që përgatiteshim…

