Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme nga shkollat dhe objektet tjera në Shkup, të cilat në adresën e emailit kanë marrë mesazh me kërcënim për mjet shpërthyes dhe është konstatuar se këto janë raportime të rreme. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga grupet e inspektimit antiterror dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme.
Author: Hamdi Kumanova
Shoferët e autobusave privat kanë vazhduar protestat edhe sot duke i lokalizuar para Qytetit të Shkupit. Ata kanë dërguar edhe një kërkesë deri te kryeministri Kovaçevski që t’i pranojë në bisedë rreth ngjarjeve me transportin privat në Qytetin e Shkupit. Ku deri më tani sipas tyre institucionet kompetente për këtë siç janë NQP dhe kryetarja e Qytetit nuk i kanë pranuar në takim. Ja letra e plotë: Deri te kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Prej: Përfaqësuesve të autobusave privat në qytetin e Shkupit ”I nderuar, ju drejtohemi dhe ju lusim të ndani kohë të na pranoni…
Në një aksion policor në Shkollat e mesme në Tetovë, tre nxënës dy prej të cilëve të mitur janë kapur me lëndë narkotike. Sipas policisë, një nxënës është ndaluar në Shkollën e mesme bujqësore, njëri në Gjimnazin e Tetovës dhe i treti që ka mbushur 18 vjet është kapur në Shkollën e mesme të Mjekësisë. “Ne çdo vit jem i të angazhuar për parandalimin e kësaj dukurie dhe apeloj prindërit që të krijojnë një urë mes pedagogëve dhe prindërve që të jenë në dijeni se ku dhe më kënd frekuentojnë fëmijët e tyre. Nëpër shkolla këto janë tre rastet e…
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë dje (08-dhjetor) rreth orës 19:00 në rrugën “Cvetan Dimov” në Tetovë, kanë privuar nga liria 26-vjeçarin A.E nga Tetova, i cili kishte sulmuar fizikisht njërin prej tyre deri sa po ndërmernin veprime zyrtare. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Njëzet e shtatë vjeçari M.A. nga rrethina e Gostivarit, dje në mbrëmje rreth orës 22:00 në SPB Tetovë ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 22:40 në një objekt hotelierik në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, ku ka punuar, ka qenë i sulmuar fizikisht nga një grua. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Dizeli nga mesnata do të lirohet për pesë denarë, kurse ulje më të madhe do të ketë edhe benzina, nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. Eurosuper BS-95 do të zvogëlohet për 3,5 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 për 4 denarë. Zvogëlim do të ketë edhe tek vaji ekstra i lehtë për 4,50 denarë për litër dhe mazuti M-1 NS për 2,115 denarë për kilogram. Rënia është rezultat i uljes së çmimeve në bursat referente dhe uljes së kursit të denarit kundrejt dollarit. “Vendimi i sotëm është konfirmim se KRRE punon sipas një metodologjie të vendosur që është në interes të…
“UKRAINA ËSHTË TEST, NËSE DO TË SHKOHET DREJT DEMOKRACISË OSË SKLLAVËRISË SË RE” Ballkani përballet me ndikim toksik nga propaganda ruse, përmes rrjetit të fuqishëm të zbulimit të cilin Kremlini e ka vendosur në rajon, thekson politikani opozitar serb Nenad Çanak për programin Klan Debat. Për këtë arsye bën thirrje që të mos mbyllen syrë para agresionit rus në Ukrainë, dhe secili që angazhohet për liri dhe pavarësi të shtetit të tij ta kundërshtojë politikën e Presidentit Putin. Çаnak shton se Ukraina është test për atë nëse njerëzimi do të shkojë në drejtim të lirive demokratike ose skllavërisë së re.…
Bullgaria ka tërhequr 12 pasaporta të arta dhe po zhvillohet procedura për pesë të tjera, tha Ministri i Drejtësisë Krum Zarkov për Agjencinë bullgare Telegraf pas një takimi të mbyllur të Grupit të monitorimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore të Parlamentit Evropian të enjten në Bruksel. Ministri shpjegoi se Bullgaria ka lëshuar mbi 120 pasaporta të tilla për investime. Skema e diskutueshme u hoq kohët e fundit për shkak të kritikave nga Komisioni Evropian dhe disa parregullsive të zbuluara në dhënien e shtetësisë për investitorët e pasur të vendeve të treta, transmeton Euractiv. Aktualisht, Agjencia Shtetërore…
Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot do ta vazhdojë debatin e amendamenteve për Propozim-buxhetin e vitit 2023. Kjo është dita e gjashtë e debatit të amendamenteve nga dhjetë ditët e parashikuara. Marketing Janë dorëzuar gjithsej 263 amendamente, prej të cilave 200 janë të VMRO-DPMNE-së opozitare. Debati amendamentues për Propozim-buxhetin zgjat shtatë ditë, pas së cilës ai duhet të jetë në seancë plenare. Në propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm rritja është parashikuar në 2,9 për qind, ndërsa inflacioni 7,1 për qind. Të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 282 miliardë denarë dhe janë më të larta për 14,8…
Në qendrën e famshme tregtare “East Gate Mall” në Shkup është raportuar për një bombë, pas së cilës policia është kundërpërgjigjur dhe ka evakuuar të gjithë qendrën tregtare dhe të gjithë punonjësit derisa janë duke vazhduar kontrollet. Kjo është hera e parë që kërcënohet një qendër tregtare, pasi ka pasur kërcënime për shkollat, ndërsa dje një kërcënim është dërguar edhe në Bankën Popullore. Ndryshe, sot në mëngjes ka pasur kërcënime me bombë në disa shkolla të mesme, pas së cilës Ministria e Punëve të Brendshme dhe një ekip antiterrorist janë në terren dhe po kontrollojnë. Deri më tani, të gjitha…
Me datë 08.12.2022 në ora 14:20 në njësin e Qendrës në Shkup, zyrtarë policorë të Njësisë së Punëve të Brendshme Qendër dhe Bit Pazar, kanë privuar nga liria R.R. (21) dhe Xh.R. (32), të dy nga Shkupi. Ata dyshohet se kanë marrë para nga automjeti tip “Citroen” me targa të Shkupit, në pronësi të Z.D.S.(47) nga Shkupi, i cili në të njëjtën ditë e la për pastrim në autolarjen ku punonin. Personat janë ndaluar në stacionin policor ku kanë pranuar krimin. Paratë i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokurori Publik.Pas dokumentimit të…
Në kushte të mjerueshme punojnë tregtarët në tregun me shumicë siç e njohin të gjithë ”Kvantashki” në Shkup, informon Klan M. Sot sërish 200 shitës të tregut me shumicë “Kvantashki” protestuan që nga ora 5:30 e mëngjesit para hyrjes së këtij tregu. Ata thonë se nuk janë të kënaqur me kushtet e investitorit dhe se hyrja dhe qiraja janë shumë të larta. Klan Maqedoni ju sjell disa pamje se si është gjendja ku punojnë këta puntorë:

