Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që pavarësisht bindjeve të tyre politike t’u bashkohen për të marshuar së bashku. Ky marsh, i cili do të nisë nga ora 16:00 para Bibliotekës Kombëtare të Prishtinës, ka moton “Bashkë kundër Asociacionit”. Nënkryetarja e Parlamentit Studentor, Albë Lala ka thënë se edhe 24 vite pas luftës aspiratat e Serbisë karshi territorit të Kosovës ende nuk janë shuar. Ky marsh vjen në ditën kur shënohet 53-vjetori i themelimit të UP-së.
Author: Hamdi Kumanova
Zgjerimi i Qeverisë me partinë Aleanca për Shqiptarët, nuk do ta forcojë shumicën parlamentare me më shumë se 70 deputetë, siç priste kryeministri Dimitar Kovaçevski, kryetar i Lidhjes Social Demokrate. Shumicës parlamentare iu bashkuan tetë deputetë të Aleancës për Shqiptarët, por iu larguan katër të tjerë, tre deputetë të partisë Alternativa dhe një deputet i Lidhjes Demokratike. Koalicioni qeveritar i LSDM-së, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Alternativës, deri më tani numëronte 64 deputetë në Parlamentin prej 120 ulësesh. Me hyrjen e Aleancës për Shqiptarët, shumicës iu shtuan edhe tetë deputetë, por me largimin e katër të tjerëve, shumica tani…
Senatorja amerikane Dianne Feinstein, një pioniere për gratë në politikën amerikane, njoftoi të martën se nuk do të kërkoj rizgjedhjen në vitin 2024, duke hapur rrugën për një garë të ashpër mes demokratëve në Kaliforni. E zgjedhur për herë të parë në Senat në vitin 1992, 89-vjeçarja Feinstein është ligjvënësja më e moshuar në Kongres. Nën presion gjatë viteve të fundit për të dhënë dorëheqjen, Senatorja Feinstein hodhi poshtë deklaratat e ligjvënësve se kujtesa e saj ishte përkeqësuar. “Po njoftoj sot se nuk do të kandidoj për rizgjedhje në vitin 2024, por synoj të bëj sa më shumë që të…
Një shkëmb i madh hapësinor, asteroidi 2005 YY128 , me diametër 580 deri në 1,300 metra, do të kalojë sonte (në orën 1:46 të mëngjesit të së enjtes) në një distancë të sigurt prej 4.5 milionë kilometrash nga planeti ynë, domethënë rreth 12 herë më shumë se distanca e Tokës nga Hëna. Kjo vlerësohet të jetë qasja e saj më e afërt në katër shekuj, sipas Space.com. Asteroidi u zbulua në vitin 2005 nga astronomët amerikanë, të cilët gjatë 17 viteve të fundit kanë studiuar orbitën e tij me saktësi të lartë, megjithëse ka disa pasiguri për madhësinë e tij…
30 kallëpe me tritol dhe 4 granata dore janë sekuestruar nga policia në Vlorë. Mësohet se lëndët eksplozive janë gjetur në një banesë të braktisur. Ndërkohë policia është vënë në kërkim të personit që i ka fshehur aty, me qëllim që të mos kapej nga policia. Njoftimi i policisë Vlorë/Kontrolle intensive në terren, sekuestrohen 30 kallëpe me lëndë plasëse tritol, 4 granata dore dhe 2 ndezës granatash. Punohet intensivisht për kapjen e shtetasit që fshehu çantën me lëndën eksplozive dhe granatat, me qëllim shmagien e kontrollit të Policisë. Në kuadër të kontrollit të territorit, rritjes së efektivitetit të punës së…
Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në qytetin e Tetovës pasditen e sotme. Një i ri me automjet nuk është ndaluar kur policia i ka dhënë shenjë për ndalesë. Ai është larguar me shpejtësi duke ka shkaktuar kaos në rrugët e Tetovës, informon Klan Maqedoni. Jozyrtarisht, burime nga vendngjarja për KlanM thonë se të paktën 2 persona janë goditur me veturë nga i riu, i cili është kapur nga policia në Reçicë të Vogël. Klan Macedonia mëson jozyrtarisht se bëhet fjalë për automjet të vjedhur dhe pronë e një ministrie, ndërsa personat që autori ka tentuar t’i godasë ose i…
Kuvendi i RMV-së konfirmoi dje dorëheqjen e ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, i cili u kthye nga Vjena në qershor 2019 për të transferuar përvojën dhe njohuritë e fituara nga Austria dhe Britania e Madhe, ku filloi karrierën e tij profesionale, dhe për të përdorur të njëjtën gjë këtu në vendin nga ku edhe vjen. Nuredini, në vitet e kaluara të udhëheqjes së ministrisë, arriti t’i japë një dimension tjetër sektorit të mjedisit, të sigurojë elementet kyçe të nevojshme për progres dhe paralelisht në të gjitha fushat e mjedisit jetësor. Çfarë di publiku për Nuredinin?…
Parlamenti Evropian zyrtarisht ka miratuar ligjin që ndalon shitjen e makinave të reja me naftë dhe benzinë në Bashkimin Evropian duke nisur nga viti 2035. Ky vendim synon që të përshpejtojë përdorimin e makinave elektrike për të luftuar ndryshimet klimatike.Ligji i ri do të kërkojë që nga viti 2025, kompanitë që prodhojnë makina të arrijnë që deri në 100 për qind të shkurtojnë emetimet e dyoksidit të karbonit për makinat e reja që do të shesin. Kjo do të parandalojë që të ketë makina të reja që funksionojnë me karburante fosile në 27 shtetet e bllokut evropian.Ligji i miratuar po…
Me akuza dhe kundër akuza midis mazhorancës dhe opozitës ka vazhduar debati për rikonstruimin e qeverisë në kuvend. Përfshirjen e ASh-së në koalicionin qeverisës nga VMRO-DPMNE e kanë cilsuar si koalicion “zori”. Marketing “Edhe ky koalicion që po përpiqen ta bëjnë sot do të jetë një lloj koalicioni nga zori, sepse ne e dimë saktësisht se cilat janë marrëdhëniet. Të fshehur pas frontit evropian, të gjithë do të punojnë së bashku për të ardhmen e Maqedonisë, ndërsa Maqedonia kurrë nuk ka qenë më e prapambetur dhe kurrë më e dështuar ekonomikisht” – tha Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE. Por nga ASh…
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim me Departamentin e Krimeve të Rënda nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘marrje e ryshfetit në sektorin privat’ dhe “bashkryerja”. Me datën 14.02.2023 pas hetimeve intensive disamujore të zhvilluara nga hetues të krimeve ekonomike, është realizuar një urdhëresë e gjykatës, me ç’rast është kontrolluar një autoshkollë në Prishtinë, nën dyshimin e bazuar se pronari i saj në këmbim të parave ua kryen provimet teorike dhe praktike për patentë shofer kandidatëve të interesuar. Personat e arrestuar lidhur me…
Automjetet zyrtare në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nuk janë përdorur në përputhje me Rregulloren për përdorimin e automjeteve zyrtare, ka konstatuar Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK). Në seancën e sotme të 82-të, KSHPK-ja njoftoi se pas një raporti nga një paraqitës i njohur nga MMPH në lidhje me përdorimin e automjeteve zyrtare, kanë kërkuar nga ministria që të përgatisë një auditim të brendshëm, dhe është konstatuar se nuk kanë pasur mundësi të konstatojnë nëse automjetet përdoren në pajtim me Rregulloren për shfrytëzimin e automjeteve zyrtare. Në raport thuhet se nuk kanë qenë në gjendje të konstatojnë…
Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti, nuk ka marrë pjesë në koordinimin e grupit parlamentar të BDI-së, që është mbajtur dje në Kuvend, në prezencë të kryetarit të kësaj partie, Ali Ahmetit, shkruan gazeta LAJM. Por, ndryshe nga Mexhiti i cili kundërshton hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, në koordinim me Ahmetin ka marrë pjesë deputetja Merita Koxhaxhiku, e cila është poashtu pjesë e të pakënaqurve në BDI. “Zonja Koxhaxhiku dje ishte në koordinim dhe nuk ka patur zyrtarisht diçka të deklaruar se janë për apo kundër. Por, ajo çka është me rëndësi është se të gjithë deputetët, të cilët…

