Parlamenti Evropian zyrtarisht ka miratuar ligjin që ndalon shitjen e makinave të reja me naftë dhe benzinë në Bashkimin Evropian duke nisur nga viti 2035. Ky vendim synon që të përshpejtojë përdorimin e makinave elektrike për të luftuar ndryshimet klimatike.Ligji i ri do të kërkojë që nga viti 2025, kompanitë që prodhojnë makina të arrijnë që deri në 100 për qind të shkurtojnë emetimet e dyoksidit të karbonit për makinat e reja që do të shesin. Kjo do të parandalojë që të ketë makina të reja që funksionojnë me karburante fosile në 27 shtetet e bllokut evropian.Ligji i miratuar po ashtu parasheh shkurtim prej 55 për qind të dyoksidit të karbonit për makinat e reja nga viti 2023 në krahasim me nivelet e vitit 2021.“Kostot e funksionimit të makinave elektrike veçse janë të ulëta se kostot e një automjeti që ka motor me djegie të brendshme”, tha Jan Huitema, negociatori kryesor i PE-së për këtë vendim. Ai tha se ky ligj do të mundësojë që makinat elektrike të jenë më të lira për konsumatorët.Shtetet e BE-së ishin pajtuar për këtë marrëveshje tetorin e vitit të kaluar, por ligji duhet të marrë miratimin zyrtar në mënyrë që të hyjë në fuqi. Miratimi final pritet të ndodhë në mars./REL
Data 04.11.2026
Aktuale
- Akuza të rënda ndaj Greqisë: Aleanca Evropiane alarmon për përndjekjen e pakicave maqedonase dhe turke!
- Do të befasoheni, ky është emri i vërtetë i Nichit
- Trump i hap rrugën bashkëpunimit me demokratët pas zgjedhjeve të mesmandatit
- “Mbani rezerva ushqimore, ujë, ilaçe dhe veshje”/ Kanadaja lëshon alarmin: Qytetarët do të jetojnë 3 ditë pa shërbime jetike. Përgatitje ndaj krizave
- Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Kumanovë, nuk ka të lënduar
- Tragjedi në Sërbjan të Kërçovës: Djali sulmon prindërit me sëpatë, vret babain ndërsa nëna në gjendje kritike
- I punësuari në një qumshtore në Xhepçisht, sulmohet fizikisht në vendin e punës
- Në pranga 22 vjeçari nga Tetova, kërkohej me fletarrest lokal për shitje të narkotikëve



