Ngjarje e rëndë familjare sot në mëngjes në fshatin Sërbjan të Kërçovës. Rreth orës 07:00, 48-vjeçari E.A. u paraqit në Urgjencë dhe deklaroi se ka sulmuar prindërit me sëpatë.
Babai U.A. (74 vjeç) ndërroi jetë në spitalin e Kërçovës, ndërsa nëna F.A. (67 vjeç) është në gjendje kritike, e pakontakueshme. MPB njoftoi se DPB Kërçovë e privoi nga liria 48 vjeçarin sot në 07:10, vepra “vrasje”. Hetimet vazhdojnë.



