Një aksident trafiku është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën Strugë-Dibër, për këtë arsye është ndërprerë trafiku në rrugën rajonale Strugë – Dibër në fshatin Llukovë. “Me datë 08.12.2022 nga ora 07:45 në rrugën rajonale Strugë – Dibër afër fshatit Llukovë, për shkak të një aksidenti trafiku, komunikacioni është ndërprerë në të dy drejtimet”, njofton LAMM.
Author: Hamdi Kumanova
Një tjetër vizitë kuptimplote është bërë në TIKA në ditën e Samitit të Ballkanit Perëndimor, transmeton Kosova Post. Kryetari i Bordit të Administrimit të Fondacionit Rumeli Turks, Melek Aras, e cila e mbështet Rumelinë për një çerek shekulli, Rafet Reşadiyeli, Kryetari i Bordit të Drejtorëve, Kemal Baltepe, zëvendëskryetari, İsmail Yıldız dhe Anëtarët e Bordit të Drejtorëve vizituan Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Ankara. Nënkryetari i TIKA-s Dr. Mahmut Çevik bëri një njoftim në llogarinë e tij në Twitter: “Ne pritëm Kryetaren e Bordit të Administrimit të Fondacionit Rumeli Turks, Melek Aras, Kryetarin e Bordit të Drejtorëve të…
Në Maqedoninë e Veriut prej janarit deri në tetor të këtij viti është regjistruar rritje e eksportit dhe importit, megjithatë vlera e deficitit tregtar arrin mbi 4 miliard euro, transmeton Portalb.mk. “Deficiti tregtar, në periudhën janar – tetor të vitit 2022, është 3 177 750 000 euro”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që mbulimi i importit me eksport është 68.6 për qind. Maqedonia e Veriut në këtë periudhë ka regjistruar 6 931 984 000 euro eksport, ndërsa 10 109 734 000 import, ashtu që eksporti është rritur për 21.3 për qind, ndërsa importi për 29.3 për qind në krahasim…
Drejtori i Slloboda Prevoz, Lenin Jovanovski deklaroi sot se do të tërhiqet nga roli i tij në protesta, për siç u shpreh ai hapur rrugën zgjidhjes së problemit me transportuesit privat. Jovanovski me këtë rast tha se emri i tij dhe Slloboda Prevozit është keqpërdorur edhe nga strukturat politike. “Çdo ditë e më shumë përmendet emri imë edhe nga strukturat politike të cilët theksojnë emrin time dhe të Slloboda Prevoz, andaj dua të them se unë si Lenin Jovanovski tërhiqem nga roli imë në këto protesta. Slloboda Prevozit i është marrë licenca dhe ne për momentin do ta respektojmë këtë.…
Nga java e ardhshme sinoptikët paralajmërojnë ulje graduale të temperaturave dhe kushte për reshje të borës. Më i ftohtë pritet të martën, ku në disa vende në orët e paradites, termometri do të shënojë temperatura nën zero. Qytetarët thonë se janë të gatshëm të presin dimrin, por nuk e dinë se si do ta përcjellin. Ata ankohen për çmimin e lartë të druve që ka arritur deri në 100 euro për metër kub edhe pse ndërmarrja e pyjeve thonë se çmimi është 3564 denarë pa TVSH. “Këtë dimër jemi përgatitur me dru, i paguajmë nga 100 euro për metër kub,…
Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së punës në Austri, ka takuar Ministren federale për BE dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, Karolin Edshtadler. Në takim morën pjesë edhe Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër për çështje evropiane, si dhe ministrja e kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska. Kovaçevski dhe Edshtadler shprehën kënaqësinë e tyre të ndërsjellë për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet dy vendeve, gjë që shprehet edhe në mbështetjen e paekuivoke të Austrisë për procesin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në takim u theksua se Maqedonia e Veriut dhe Ballkani Perëndimor janë në agjendën e Bashkimit…
Presidenti Stevo Pendarovski sot ishte në vizitë të parë në Komandën Supreme të Forcave të NATO-s për Evropë në Mons, të Belgjikës, ku pati takim me komandantin suprem të forcave të NATO-s dhe të trupave të SHBA-së në Evropë, gjeneral Kristofer Kavoli. Pas takimit me Kavolin, presidenti Pendarovski kishte një brifing të shkurtë me gazetarët nga Maqedonia e Veriut, të cilët janë mysafirë në Departamentin e Diplomacisë Publike në NATO. Gjatë kësaj theksoi se temë e bisedimeve me Kavolin ishte lufta në Ukrainë dhe ndihma joushtarake të cilën Aleanca ua jep forcave ukrainase, si dhe për kontributin të cilin Maqedonia…
Njësia për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër I.T. (59) nga Shkupi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shmangie nga tatimi” nga neni 279 i Kodit Penal. Kërkuesi, për hyrjet e realizuara në valutë në vlerën totale prej 43.600 euro në vitin 2021, të cilat i ka paguar me para në dorë në llogarinë e tij të transaksionit në valutë, nuk ka raportuar dhe nuk ka paguar tatimin mbi të ardhurat personale në masën 10% ose tatim në vlerë prej 268.140 denarë. Në këtë mënyrë i paraqituri ka përfituar përfitim pasuror…
Pas përgatitjeve disa mujore, nga 1 dhjetori edhe zyrtarisht filloi me punë si medium i ri Televizioni News në Kumanovë, me çka pasurohet skena mediale në këtë qytet me rrethinë, por edhe më gjerë, gjithkund ku arrin sinjali i këtij televizoni. Drejtuesit e TV News, Vlora Zenuni Hamiti, Suad Avdiu dhe stafi i punës ju dëshirojnë shikim të këndshëm me emisionet më të larmishme (lajme, debate politike, dokumetarë, emisione për fëmijë, show biz, art, kultur, filma, sport e të tjera). “Me të vërtetë nuk ishte lehtë, por ia vlejti dhe nuk mund ta përshkruaj gëzimin që arritëm qëllimin që Televizioni…
Një ligj për veting të përgjithshëm u propozua nga BDI-ja në fillim të vitit 2020, kaloi filtrin e parë në Kuvend, por shpejt u harrua pas shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të reja. Ai parashikonte kontrollimin e pastërtisë së gjykatësve, prokurorëve, nëpunësve të policisë dhe funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar. Një ditë pas njoftimit nga ambasadorja e SHBA për zbarkimin e një grupi ekspertësh amerikan për detektimin e funksionarëve të korruptuar, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Arbër Ademi, thotë se janë të gatshëm ta dorëzojnë nismën përsëri në Kuvend. “Sigurisht se jemi të gatshëm dhe në më tepër…
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ylber Sela vizitoi Agjencinë e Administratës (AA). Ai u prit nga drejtori dhe zëvendësdrejtori i AA-së, Spase Gligorov, përkatësisht Agron Seferi. Kjo vizitë u realizua për të parë nga afër zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve dhe për të parë mundësitë e thellimit të bashkëpunimit. Palët u dakorduan që të vazhdojnë takimet e këtilla informuese.
“SULMET RUSE NUK NDALEN, NDËRSA UKRAINASIT JANË PA RRYMË, PA UJË DHE PA NGROHJE” Tre përfaqësues të autoriteteve lokale në Ukrainë sot në Tetovë kanë dëshmuar për vuajtjet e popullit ukrainas para studentëve të Universitetit të Evropës Jug-lindore. Mesazhi i tyre është të vazhdojë mbështetja për Ukrainën, nga aspekti politik, i sigurisë, por edhe ai qytetar – për popullin ukrainas, në pjesën më të madhe të ditës pa rrymë, që në mënyrë më të lehtë ta kalojnë dimrin. Violeta Dvornikova është nënë e tre fëmijëve, këshilltare e kryetarit të komunës së Irpinit dhe pjesëtare e mbrojtjes territoriale të Ukrainës. Gjatë…

