Author: Hamdi Kumanova

MPB Maqedoni njofton se edhe sot ka pasur kërcënime për vendosje të bombave në nëntë shkolla të Shkupit. Si dhe për herë të parë është kërcënuar edhe objekti i Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut. Nga MPB thonë se pas marrjes së denoncimeve, menjëherë kanë filluar me realizimin e kontrolleve të nevojshme. “Sot (07.12.2022) rreth datës 09.45 në SPB Shkup është raportuar se në adresën elektronike të 9 shkollave të mesme në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të eksplozivëve. Pas pranimit të denoncimit, nga policia janë marrë masa për sigurinë e evakuimit të shkollave dhe në rrjedhë janë kontrollet…

Lexo më Shumë

Profesori universitar Nano Ruzhin thotë se ekipi amerikan në Shkup për të hetuar korrupsionin në Maqedoninë e Veriut ka ardhur më së shumti sepse siç thotë ai, autoritetet maqedonase kanë kapacitete të kufizuara dhe janë joefektive në këtë fushë. “Një lëvizje e tillë vjen pas analizës së administratës amerikane për Ballkanin Perëndimor, në të cilën janë vërejtur devijime të mëdha nga sundimi i ligjit. Këto vlerësime plotësohen nga ato të BE-së dhe NATO-s. Për këtë, diplomacia amerikane e vendeve aleate nga ky rajon përpiqet t’i ndihmojë, sepse konsiderohet se autoriteteve maqedonase u mungon efikasiteti dhe kapaciteti”, thotë ish-diplomati për “Faktor”.…

Lexo më Shumë

Misioni i OSBE-së në Shkup këtë vit shënon 30 vjetorin e punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm në të mirë të Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj. “Për të shënuar këtë moment të rëndësishëm, Misioni sot organizon një ngjarje finale, të cilën do ta hapin shefi i ri i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Kilian Val dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, paralajmëruan nga Misioni i OSBE-së në Shkup.

Lexo më Shumë

Vetëm 18 institucione në Maqedoninë e Veriut nga gjithsej 1.346 kanë realizuar detyrimin për regjistrimin e pronës në Agjencinë e Kadastrës. Në vitin 2020, Qeveria mori vendim për vendosjen e një numri unik identifikimi, me të cilin Agjencia e Kadastrës do t’i regjistrojë institucionet dhe pasurinë e tyre. Ministria e Shoqërisë Informative me këtë rast u obligua nga Qeveria që të vë në dispozicion të dhënat e saj digjitale nga regjistri i institucioneve shtetërore, të cilat do të duhet të lidhen me bazën elektronike të të dhënave të Agjencisë së Kadastrës. Kadastra: Problemi është i vjetër – po punohet për…

Lexo më Shumë

Nën organizimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Nikollaj Millkov, sot (7 dhjetor) do të mbahet “Forumi i Biznesit: Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Bullgarisë” në Shkup. Forumi realizohet nën moton “Deri në një miliard dhe përtej”, në shenj të projektimit të një milliard eurove të shkëmbimit tregtar këtë vit, mes dy vendeve. Në të do të marrin pjesë aktivisht përfaqësues të komunitetit të biznesit, odave më të mëdha ekonomike, si dhe institucione të sektorit ekonomik nga të dyja vendet. Në kuadër të forumit…

Lexo më Shumë

Ligji për Marrëdhëniet e Punës në Maqedoninë e Veriut parasheh të drejtën e regresit vjetor apo e ashtuquajtur si “rroga e 13-të” , për të gjithë të punësuarit që kanë kryer së paku gjashtë muaj përvojë pune të vazhdueshme me punëdhënësin në vitin aktual, pavarësisht nëse punëmarrësi është i regjistruar në kompani për një kohë të pacaktuar apo të caktuar. Këtë vit K-15 duhet të jetë 12.740 denarë dhe duhet të paguhet deri në fund të këtij muaji. Gjobat për kompanitë janë të larta, përcjell INA. Regresi për pushim vjetor lidhet me të drejtën e punonjësit për të përdorur pushimin…

Lexo më Shumë

Derisa rreth spitalit të Tetovës po pastrohen mbetjet e spitalit modular të mbuluar nga hiri, sot në Gjykatën Themelore në Tetovë do të jetë tentativa e katërt për fillimin e gjykimit për këtë zjarr të ndodhur më 8 shtator 2021 në të cilin humbën jetën 14 persona dhe pati disa të lënduar. Në seancën e kaluar më 8 nëntor, gjyqtari Jordan Velkovski e shtyu shqyrtimin për sot (7 dhjetor) për shkak se njëri nga të akuzuarit nuk kishte mbrojtës. Gjyqtari bëri me dije se nëse herën tjetër nuk siguron avokat, do të duhet të fillojë seancën kryesore pa praninë e…

Lexo më Shumë

Vjedhje e rëndë sot herët në mëngjes ka ndodhur në qendrën tregtare Point Retail Park në Veri të Shkupit, shkruan gazeta KOHA. Katër persona të armatosur me kallashnikovë dhe të maskuar me maska në kokë, me ndihmën e eksplozivit kanë shpërthyer bankomatet para dyqanit Waikiki në këtë qendër tregtare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 në mëngjes, kur nga një veturë e llojit Passat Karavan, dalin katër personat me kallashnikovë dhe e vënë eksplozivin të bankomatet. Pas disa sekondave ndjehet shpërthimi i madh, ndërsa më pas, hajnat i mbledhin paratë e bankomateve, raporton KOHA, ndërsa e gjithë ngjarja është filmuar…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Angela Aggeler, të cilës i dëshiroi shumë suksese në detyrën e re. Bashkëpunimi mes dy vendeve, integrimi europian, ndryshimet kushtetuese dhe reformat, situata politike në vend dhe rajon, si dhe procesi i vetingut ishin vetëm disa tema në të cilat kanë diskutuar Ahmeti dhe Aggeler. Ahmeti është shprehur se rikthimi I ambasadores Aggeler dhe njohuritë e saj mbi vendin dhe rrethanat do të kontribuojnë në avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe forcimin edhe më të madh të bashkëpunimit mes…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët nismën e SHBA-së për intensifikimin e luftës kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Misioni i sotëm e tregon vendosmërinë e administratës amerikane për të hequr këtë murtajë që cenon zhvillimin e vendeve tona dhe të ardhmen e të rinjve tanë në vend. Futja e Gruevskit dhe Mijalkovit në listën e sanksioneve amerikane ishte konstatim i gjendjes aktuale në terren, sepse ndaj tyre ka vendime përfundimtare për korrupsion”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët, duke komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në vend Angela Ageler, se një ekip sanksionesh nga Uashingtoni mbërriti në…

Lexo më Shumë

Greva e transportuesve privatë thuajse ka përgjysmuar numrin e nxënësve në shkolla të mesme. Në shkollën profesionale “Arseni Jovkov” të komunës së Butelit mungonin 20 % e nxënësve ndërsa një ditë më parë mungesa e tyre u shënua me 50 %, respektivisht nga 228 nxënës kanë munguar 122 prej tyre. Ndihmës drejtoresha Alma Toçi tha se me të prekur janë nxënësit që vijnë nga Haraçina, Hasanbegu dhe fshatrat e Komunës së Sarajit. “Deri në Autokomandë kanë ardhur me autobus pastaj në këmbë deri në Çairçankë, prej aty sërish me transport tjetër, dikush me taksi e dikush në këmbë deri në…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka cilësuar Samitin e Bashkimit Evropian – Ballkani Perëndimor që po zhvillohet sot në Tiranën si ngjarje historike që dëshmon rreshtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin proevropian. “Ballkani Perëndimor si asnjëherë më parë, i bashkuar drejt horizontit të Bashkimit Europian. Tirana për herë të parë në historinë e një vendi të rajonit është nikoqire e Samitit mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor. Një ngjarje historike kjo që reflekton sot qartë qëndrimin konstruktiv të Bashkimit Europian pro integrimit të vendeve tona dhe që operacionalizon mbështetjen…

Lexo më Shumë