I riu shkodran, Kevin Sekniqi, i cilësuar nga “Forbes” si si një nga 30 personat nën 30 vjeç më të suksesshëm në botën financiare, ka bërë një gjest human. Ai ka dhuruar 1 milion dollarë për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Sekniqi kontribuoi për t’iu ardhur në ndihmë sadopak familjeve të prekura nga tërmeti tragjik i 6 shkurtit. Theksojmë se Sekniqi është “bashkëthemeluesi më i ri i Ava Labs, i cili ka luajtur një rol kyç në krijimin e Avalanche, një blockchain me shpejtësi të lartë që numëron mbi tre milionë përdorues, dhe [në krijimin e] AVAX, një kriptovalutë…
Author: Hamdi Kumanova
Rendi i ditës së seancës së 103 në Kuvend është votuar me 62 vota, me mbështetjen e dy deputetëve të “Levicës” – thuhet në një reagim të VMRO-DPMNE-së. “Levica”, siç transmeton KlanM, reagimin e VMRO-DPMNE-së, ka votuar PËR në seancën parlamentare për rikonstruimin qeveritar dhe edhe njëherë në vepër dëshmuan se janë folirantë e jo opozitë. Çdoherë kur LSDM-së dhe BDI-së u duhet kuorumi, aty është “Levica” me dy deputetët – thonë nga VMRO-DPMNE-ja. Nga fotografitë shihet qartë se seanca për rikonstruimin qeveritar nuk kishte mundësi të fillonte pa praninë e “Levicës”, qeveria nuk kishte 61 deputetë, por 60, kurse…
Me propozim të partisë E Majta, Kuvendi me shumicë votash votoi nevojën e ndryshimit të Kodit Penal që i referohet vjetërsimi të veprave penale mbi keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe veprave të tjera penale. Sipas propozimit, vjetërsimi absolut nga momenti i ndjekjes penale ose nga momenti i aktvendimit nga dyfishi i masës efektive propozohet të jetë trefish. Në rast se vepra penale me 5 vite burg vjetërsohet pas 10 viteve nga momenti i ndjekjes, me propozimin e partisë E Majta vepra vjetërsohet pas 15 viteve. Një ide të tillë e kishte edhe partia Alternativa e cila kërkonte që kjo masë…
Dje (12-shkurt) rreth orës 18:10, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nda liria 39-vjeçarin T.M. nga një fshat i rrethit të Tetovës, i cili paraprakisht ishte raportuar nga bashkëshortja e tij 37-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare. Sipas raportit, ai gjatë sulmit kishte përdorë edhe mjete të forta. Pas dokumentimit të çështjes ndaj T.M. do të vijojë parashtresë përkatëse.
Zyrtarët policor të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (12-shkurt) në ora 18:40 kanë ndaluar 32-vjeçarin S.A. nga Gostivari, i cili pak më herët kishte shkelë rendin dhe qetësinë publike para një shtëpie në rrugën “Nikola Parapunov” në Gostivar. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS
Kuvendi ka miratuar rendin e ditës në seancën e 103. 61 deputetë kanë votuat për. Kjo shumicë u sigurua me ndihmën e 4 deputetëve të ASH-së. Në sallë nuk ishin deputetët e VMRO-DPMNE-së, deputetët e Alternativës, deputetët e Lëvizjes Besa, deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti dhe as dy deputetët e pavarur Skender Rexhepi dhe Kastriot Rexhepi./A.K.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë qytetarët se po dërgohen mesazhe elektronike të rrejshme, në emër të MPB-së, ministrit dhe Europolit. Nga MPB apelojnë që këto mesazhe mos të hapen dhe të mos kontaktohet me dërguesit, pasi ka gjasa që në atë mënyrë të merren të dhënat personale. “Në lidhje me kallëzimet e marra nga qytetarët për mesazh elektronik të marrë gjoja në emër të ministrit të Brendshëm, në bashkëpunim me policinë e Europolit, ku në formën e një thirrjeje për t’u paraqitur në gjykatë nga Departamenti i Kundërvajtjeve, marrësi i mesazhit njoftohet se është subjekt i procedimit gjyqësor…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale raporton se pagesa e ndihmës financiare është në rrjedhë e sipër në përputhje me Ligjin për mbështetje financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve për përballjen me krizën energjetike. Mbështetja vlen për: përfituesit e së drejtës për sigurime shoqërore për të moshuarit, përdoruesit e një kompensimi të veçantë, përfituesit e së drejtës për kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar, përfituesit e dëmshpërblimit për afësi të kufizuara dhe ndryshime të përhershme shëndetësore, të cilët përdorin kompensim për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër dhe nuk e shfrytëzojnë të drejtën e kompensimit për shkak…
Në seancën e sotme të Kuvendit për Propozimin për rikonstruimin e Qeverisë, duhet të konfirmohen dorëheqjet e ministrave, të votohet shkarkimi i ministrave dhe zëvendësministrave dhe të zgjidhen të rinj. Para deputetëve, siç percjell KlanM, kryeministri duhet të shpjegojë propozimin për rikonstruim, me të cilin kabineti i tij do të marrë katër ministra dhe pesë deputetë të rinj. Rregullorja parlamentare për shkarkimin e ministrave parashikon një seancë për të cilën nuk kufizohet koha e diskutimit. Sipas nenit 221 të Rregullores së Kuvendit, Propozimin për shkarkimin e një anëtari të Qeverisë, kryetari i Qeverisë ia paraqet me shkrim kryetarit të Kuvendit…
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë bëjnë të ditur se në orët e para të ditës së sotme ka ndërruar jetë një person në një aksident trafiku në rrugën Tetovë-Jazhincë, përcjell TV21. Bashkëshortja e viktimës ka bërë të ditur se i ndjeri paraprakisht nuk ndjehej mirë, pas çka kishte humbur kontrollin e veturës. “Sot (13.02.2023) në ora 05:55 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, afër fshatit Sllatinë, vetura “daevu” me shenja regjistrimi të Tetovës, të cilën e ka drejtuar personi T.D. (60) nga fshati Tearcë ka dalë nga rruga. Mjeku nga Ekipi i Ndihmës…
Nga seanca konstituive e Kuvendit, para 2.5 vitesh, Mickoski pohon se kjo përbërje qeveritare parlamentare nuk do të zgjasë shumë, se do të pasojnë zgjedhje të shpejta, se zgjedhje do të ketë në pranverë, jo vetëm zgjedhje të parakohshme, ai paralajmëroi edhe shumicë tl re, pastaj shpërndarja e Kuvendit, thuhet në kumtesën e LSDM-së. Sipas tyre, tek Mickoski nuk ka ndryshuar asgjë dhe pretendojnë se ai gënjen anëtarësinë e tij dhe qytetarët. “Këtu në mesin e shkurtit, as Mickoski nuk ka 61 deputetë, as nuk ka shumicë të re, as shpërndarje të Kuvendit. Dhe një vit më parë Mickoski pozoi…
Si propozim nga Aleanca për shqiptarët, për ministër të ri të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, erdhi emri i doktorit të shkencave informatike, Azir Aliu. Prej asaj që mund të lexohet në biografinë e tij të dërguar në Parlament, bëhet fjalë për një ekspert ndërkombëtar në sferën e teknologjive informative dhe arsimit, prej më shumë se 20 vite përvojë pune në sektorin privat dhe akademik, transmeton Almakos. Angazhimi i tij është pasqyruar me një portofolio serioze prej disa projekteve të realizuara në sferat si transformimi digjital, zhvillimi i startup ekosistemeve, intelegjencës artificiale dhe mësimit makinerik. Në detyrën e ministrit, vjen nga…

