Me propozim të partisë E Majta, Kuvendi me shumicë votash votoi nevojën e ndryshimit të Kodit Penal që i referohet vjetërsimi të veprave penale mbi keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe veprave të tjera penale. Sipas propozimit, vjetërsimi absolut nga momenti i ndjekjes penale ose nga momenti i aktvendimit nga dyfishi i masës efektive propozohet të jetë trefish. Në rast se vepra penale me 5 vite burg vjetërsohet pas 10 viteve nga momenti i ndjekjes, me propozimin e partisë E Majta vepra vjetërsohet pas 15 viteve. Një ide të tillë e kishte edhe partia Alternativa e cila kërkonte që kjo masë të përfshihet si kategori kushtetuese përmes amendamentit. /A.K.
Data 04.11.2026
Aktuale
- “Safe City” zgjeron kontrollin: Kamerat do të jenë edhe në automjetet e policisë, shoferët nën vëzhgim edhe në lëvizje!
- Dhuna në familje nuk ndalet, burri sulmon gruan në Berovë
- Deri më 30 nëntor, qytetarët pritet t’i marrin paratë për tre muajt e fundit nga “TVSH-ja Ime”
- Marta Kos “godet” Ramën: Kusht liria e medias dhe gjyqësori i pavarur. Në qendër të reformave duhet të jetë shteti i së drejtës!
- Në Selanik arrestohet një burrë i cili kërkohej me urdhër arresti ndërkombëtar për vjedhje të rëndë në Maqedoni
- Lidhja Mickoski–Vuçiq: Si hyri në krizë banka serbe në Maqedoni
- Adelina Ismaili, cilësohet si DIVA e muzikës shqiptare.
- Arrestohet një baba në Pejë për sulm seksual ndaj vajzës së tij



