Author: Hamdi Kumanova

Mbi 300 shkolla ndihmohen për furnizim me rrymë, këtë e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik Belteshi. Postimi i plotë i Bekteshit: “Nga gjithsej 474 shkolla publike fillore dhe të mesme të regjistruara në vend, 309 shkolla kanë aplikuar për furnizim me energji elektrike të subvencionuar përmes EMV shitjes dhe ato tashmë furnizohen nga 1.12.2022. Nga gjithsej 70 ndërrmarje të regjistruara të ujësjellësit dhe shërbimeve që operojnë me stacione pompimi apo pastrimi, 51 janë regjistruar dhe furnizohen. Subjektet nga këto dy kategori që nuk kanë dorëzuar dokumente ose kanë dorëzuar dokumente jo të plota, mund të aplikojnë me…

Lexo më Shumë

Në mesin e qytetarëve të vendit dominon mendimi se partitë politike dhe mediat më së shumti përhapin dezinformata. Një pjesë e madhe e tyre mendojnë se mund të njohin dezinformata, por e pranojnë se ndonjëherë u ndodhë vetë të ndajnë informacion të rrejshëm. Qytetarët kryesisht informohen përmes televizionit, Fejsbukut dhe ueb-faqeve, por shumë pak u besojnë mediave. Këtë e tregojnë rezultatet e hulumtimit të opinionit publik për aftësinë e qytetarëve për të njohur dhe për t’u përballur me dezinformata, që Instituti për Studime Komunikuese (ISK) e ka realizuar gjatë tetorit si pjesë e projektit “Përdor fakte”. Qytetarët vlerësojnë se partitë…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme vendosi të anulojë vendimin për pranimin e Oleksandr Onishchenkos në shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vendimin Qeveria e ka marrë pas shqyrtimit të raportit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes të cilit njoftohet për mundësinë e heqjes së shtetësisë tashmë të dhënë, të cilën e ka kërkuar Qeveria në një seancë të mëparshme. Vendimi i sotëm i Qeverisë është i bazuar në Ligjin për shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Punëve të Brendshme që të veprojë menjëherë pas vendimit për…

Lexo më Shumë

Skruan: Fejzi Hajdari A ka bre Kumanova parti shqiptare, qe nuk reagon edhe kur diskursi i policise perdoret ne menyre selektive kur jane ne pyetje rastet qe tangojne sferen nderetnike??? Haram ju qofte more? Eshte per tu habitur sjellja e te punesuarve shqiptarë ne SPB Kumanove, sidomos kur behet fjale per raste qe tangojne marredheniet nderetnike? Pse nuk kerkojne dhe ngulin kembe qe ne rastet qe prekin marredheniet nderetnike te kete qasje me te ballancuar, me te drejte…? Thjeshte ligji te zbatohet ne menyre te drejte. E besoni prej tyre, jane komplet ne sherbim te shefave injorantë… Ku mutin jane…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se një person ka ndërruar jetë nga aksidenti i trafikut që ka ndodhur në kOzle të Shkupit gjatë mbrëmjes së djeshme, përcjell TV21. Rasti në polici është raportuar rreth orës 20:47 minuta, ndërsa aksidenti ka ndodhur mes dy veturave dhe një motoçiklete që po drejtohej nga një i mitur, i cili sipas MPB-së ka ndërruar në vendin e ngjarjes. “Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur në mes automjetit të pasagjerëve “Citroen” me targa të Shkupit, i drejtuar nga K.Gj.(37) nga Shkupi, veturës “Mini Cooper” me targa të Shkupit që po drejtohej nga P.Z.(53) nga Shkupi…

Lexo më Shumë

Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët pyet publikisht organet e rendit dhe hetuesisë, se a ka ndonjë shqiptar në SPB Kumanovë që guxon t`i kundërvihet keqtrajtimeve ndaj shqiptarëve, transmeton Almakos. “ Surrealizëm. Dhjetëra shqiptarë të ftuar në stacionin policor famëkeq të Kumanovës sepse kanë festuar fitoren e Zvicrës në rrugët e qytetit me flamuj shqiptarë. A ka ndonjë shqiptar në atë stacion policor që guxon t’u kundërvihet keqtrajtimeve të tilla që na kujtojnë shekullin e kaluar? A ka shqiptar ne qeveri që guxon të kundërshtojë kryepolicin Spasovski apo krejt i rrinë gatitur si pula të lagura?”, pyet Arben Fetai./Almakos/

Lexo më Shumë

Bllokada e autobusëve në Shkup u shkakton dëme të mëdha qytetarëve. Të gjithë së paku gjysmë ore në ditë qarkullojnë më shumë, shpenzojnë karburant, humbin orët e punës, humbin bizneset, që është humbje e madhe për qytetarët, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari sot në Strumicë. Ai shtoi se nuk mund të thotë se çfarë masash do të ndërmerren, por situata është duke u monitoruar. “Është situatë e pakëndshme, dëme të mëdha pësojnë qytetarët, për… mund të them që për dëshirën e dikujt është i pranishëm në rrugët e Shkupit. Duke ardhur…

Lexo më Shumë

-Bas rapid transit (BRT) që e financon Banka evropiane për Rindërtim dhe zhvillim (BERZH) nuk mund të jetë më i dëmshëm për Shkupin se autobusët të cilët qarkullojnë, ndërkaq janë 30 vite të vjetër, porositi sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi. “Për fat të keq gjendja në Qytetin e Shkupit është prej vitit 1980 dhe nuk i ngjan qytetit që është kryeqendër e vendit që aspiron të jetë anëtare e BE-së. Në Qytetin e Shkupit na nevojiten zgjidhje të vitit 2040 apo 2050 dhe konsideroj se BRT është një zgjidhje e tillë. Më vjen keq që nuk ulen të…

Lexo më Shumë

Në Tiranë, si pjesë e Samitit BE-Ballkani Perëndimor me operatorët dhe midis vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe BE-së është e nënshkruar marrëveshja për uljen e tarifave për roaming shërbimet. Prezent në Samit ishte edhe kryeministri Kovacevski, transmeton Almakos. “ Marrëveshja e sotme për çmime më të ulëta në roaming e nënshkruar midis vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe nga vendet e BE-së është edhe një vërtetim i fuqishëm se BE- nuk është e plotë pa regjionit, vërtetim për të ardhmen tonë evropiane. Me këtë marrëveshje nga sot do të jemi më të lidhura me vendet e BE-së, ata do të janë…

Lexo më Shumë

Në Samitin e Ballkanit Perëndimor-Unioni Evropian që po mbahet sot në Tiranë, operatorët e telekomunikimit nga vendet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor nënshkruan Marrëveshje me të cilën do të mundësohet ulja e çmimeve për roaming midis BE-së dhe regjionit nga viti i ardhshëm, transmeton Almakos. Me Marrëveshjen hapet rruga për nisjen e procesit të ndërprerjes së tarifës për roaming midis vendeve nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor. Pas bisedave të gjata, Komisioni Evropian dhe Këshilli Regjional për Bashkëpunim, të udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm Majlinda Bregu arritën marrëveshje me operatorët e telekomunikimit në Evropë dhe në Ballkan për uljen e…

Lexo më Shumë

Uashingtoni ka dërguar një ekip në Maqedoni për vështrim më agresiv ndaj aktorëve të korruptuar, funksionarëve aktualë dhe të kaluar, ka shkruar në Twitter ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler. Ajo shkruan se ekipi do të shqyrtojë të gjitha përgjigjet e mundshme, raporton REL. “Sektorit të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut i nevojiten më shumë hetime dhe ndjekje penale për të treguar se askush nuk është mbi ligjin”, shkroi ambasadorja në Twitter. Lufta kundër korrupsionit në periudhën e fundit ka qenë cak i kritikave të forta nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Fillimisht, përzgjedhja e kreut të ri të Prokurorisë për luftë kundër krimit të…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në Gostivarë kanë privuar nga liria 49 vjeçarin S.B. i cili akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Policia punon në zbardhjen e rastit. “Me datë 05.12.2022 në ora 17.15 në rrugën “Borçe Jovanoski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë-DPB Gostivar e kanë privuar nga liria personin S.B. (49) nga Gostivari, për arsye se i njëjti kishte treguar sjellje agresive ndaj gruas së tij 45-vjeçare dhe fëmijëve e tij të mitur dhe i kishte kërcënuar ata. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë një parashtresë…

Lexo më Shumë