Rusia rekruton edhe në burgje persona për t’i dërguar në luftime në Ukrainë dhe u premton lirimin e parakohshëm nga burgu. Por a janë vërtet të lirë ata pas misionit në Ukrainë? Raportimet e para për rekrutimet e të burgosurve nga burgjet ruse për të shkuar në luftë në Ukrainë kanë qenë që në korrik të vitit 2022. Në shtator praktikisht ishte shumë e njohur, se rekrutimet bëheshin nga punonjës të grupit “Wagner” të Jegvenij Prigoshin. Kjo firmë konsiderohet si “ushtria në hije” e Vladimir Putinit. Si shpërblim për 6 muaj shërbim të burgosurve u premtohej lirimi. Nga parlamenti rus,…
Author: Hamdi Kumanova
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Ferizaj, pasi kishte sulmuar fizikisht një femër tjetër dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore. Sipas policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./arbresh.info
Një grua që kishte mbetur nën rrënoja për 175 orë në provincën Hatay të Turqisë u shpëtua të hënën, më shumë se një javë pas tërmetit të fuqishëm. Ekipi i shpëtimit përfshinn staf nga departamenti i zjarrfikësve të Stambollit dhe minatorë turq, të cilët janë midis mijëra punëtorëve që po ndihmojnë në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit. Ekipet janë në garë me kohën për të shpëtuar viktimat që mund të jenë të gjalla nën rrënoja, megjithëse agjencitë e ndihmës dhe autoritetet kanë paralajmëruar se shanset për të gjetur të mbijetuar po zbehen gjithnjë e më shumë.
Shqipëria ka ulur ditën e sotme flamujt në gjysmë shtizë në nder të viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë. Vendimi është marrë 3 ditë më parë nga Qeveria Shqiptare. Presidenti Bajram Begaj ka bërë apel që në këtë ditë zie kombëtare, shqiptarët të bashkojnë lutjet dhe solidaritetin me familjet që po përballen me tragjedinë e tërmetit. Në reagimin e tij në “Facebook”, Presidenti Begaj thotë se shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë ndihmën e Turqisë gjatë tërmetit që goditi Shqipërinë në 26 Nëntor 2019. “Në këtë ditë zie kombëtare, le të…
Dy shtetas kinezë, nga Kina janë arrestuar në flagrancë në Rinas pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumenta false. Dy bashkëshortët do të udhëtonin drejt Kanadasë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim. Rinas/Kontrolle të shtuara, me pajisje dedektuese bashkëkohore, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Tentuan të kalonin kufirin, drejt Kanadasë, me leje qëndrimi false, arrestohen në flagrancë 2 shtetas kinezë (bashkëshortë). Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, bazuar në analizën e riskut,…
Nena e 22-vjeçares Joy Ayoko ka folur për gazetarin Igli Çelmeta mëngjesin e sotëm, teksa i ka dhënë lajmin për vdekjen e vajzës së saj, e cila në muajin gusht u dhunua barbarisht në Tiranë dhe përfundoi në koma. Ruth Abongo ka deklaruar se do të kërkojë drejtësi deri në momentin e fundit për vajzën e saj. “Do bëj të pamundurën që të vendoset drejtësi për vajzën time. Nëse kjo drejtësi do të marrë frymën time të fundit për të vendosur drejtësi për Joyn, atëherë jam gati”, ka thënë ajo. Më 13 gusht të vitit të kaluar, 22-vjeçarja Joy u…
SHBA u ka thënë qytetarëve të saj që të largohen menjëherë nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë dhe rrezikut të arrestimit në mënyrë të paligjshme nga agjencitë ruse të zbatimit të ligjit. “Qytetarët amerikanë që banojnë ose udhëtojnë në Rusi duhet të largohen menjëherë.Tregoni kujdes të shtuar për shkak të rrezikut të ndalimeve të gabuara. Mos udhëtoni në Rusi”, theksohet në njoftimin e ambasadës. SHBA ka paralajmëruar vazhdimisht qytetarët e saj që të largohen nga Rusia. Paralajmërimi i fundit i tillë publik ishte në shtator pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm. “Shërbimet ruse të sigurisë…
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu është shprehur se me çmimoren e re të Trafikut Urban qytetarët mund të udhëtojnë pa limit me 80 cent në ditë. Duke bërë thirrje që të mos përdoren veturat, Sahatçiu ka njoftuar se nëse blini një biletë 80 cent, atëherë mund ta përdorni sa herë të doni brenda 24- orëve, po ashtu edhe në linja të ndryshme.“Lëre veturën në shtëpi. Nise ditën sot me biletë ditore. Me vetëm 80 cent, bleje biletën ditore, ruaje atë dhe udhëto pafund sa herë që ke nevojë brenda 24 orëve në linjat e Trafiku Urban Prishtinë. Çdo…
Lideri afatgjatë i NATO-s, Jens Stoltenberg nuk ka plan të zgjasë mandatin e tij për herë të katërt dhe pret të zëvendësohet në tetor të këtij viti, tha të dielën aleanca ushtarake, transmeton REL. “Mandati i Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg është zgjatur tre herë dhe ai ka shërbyer prej pothuajse nëntë vjetësh”, tha zëdhënësja Oana Lungescu. Ish-kryeministri norvegjez 63-vjeçar mori detyrën në selinë e NATO-s në Bruksel më 1 tetor 2014 dhe ka mbikëqyrur aleancën perëndimore përmes disa krizave ndërkombëtare. Gjatë mandatit të tij në detyrë, personeli i fundit i NATO-s dhe forcat amerikane u larguan nga Afganistani në…
Turqve të prekur nga tërmeti do t’u jepet mundësia të qëndrojnë përkohësisht te të afërmit e tyre në Gjermani. Berlini po përgatitet të përshpejtojë dokumentacionin dhe të reduktojë burokracinë e nevojshme, shkruan ATSh. Ai është i prirur të ofrojë lehtësim pasi numri i të vdekurve nga tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë tejkaloi 30 000 personat, disa ditë pasi rajoni u trondit nga tërmetet e fuqishme. closevolume_off Ministritë e Jashtme dhe të Brendshme të Gjermanisë njoftuan planet për t’u mundësuar turqve që kanë të afërm në Gjermani të vijnë për të qëndruar me ta. Dhjetëra mijëra njerëz në Gjermani kanë…
Austria po kritikohet ashpër pasi u ka dhënë viza ligjvënësve të sanksionuar rusë për të marrë pjesë në një takim në Vjenë të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë. Ky rast nxjerr në pah ekuilibrin delikat që po përpiqet të ndjekë ky vend, duke ruajtur politikën e neutralitetit ushtarak, në kushtet e agresionit rus në Ukraine. Qeveria austriake e ka dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës, por ka theksuar gjithashtu nevojën për të ruajtur marrëdhëniet diplomatike me Moskën. Disa agjenci të OKB-së dhe organizata ndërkombëtare si OSBE-ja e kanë selinë e tyre në Austri. OSBE-ja u…
Në kujtim të viktimave nga tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri, sot në Maqedoninë e Veriut është shpallur ditë zie. Në vendin tonë dhe përpara përfaqësive diplomatike dhe konsullore flamuri është ulur në gjysmështizë. Vendimi është marrë dje nga Qeveria, si shprehje e solidaritetit dhe respektit për numrin e madh të jetëve të humbura të shkaktuara nga tërmeti katastrofik që ndodhi në Turqi dhe Siri më 6 shkurt. Numri i të vdekurëve nga tërmetet, që nga dje ka shkuar në mbi 33 mijë.

