Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan Harchenko i është përgjigjur pyetjeve se si do të vepronte shteti rus në rast se Serbia i vendos sanksione dhe nëse do të pengonte anëtarësim e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Ai pohoi se për Rusinë, si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit do të jetë i rëndësishëm qëndrimi i qeverisë serbe në raport me Rusinë, raporton danas. Ndaj kësaj interviste ka reaguar themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, e cila beson se ambasadori rus i ka dhënë mesazh të qartë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. “Mesazhet e djeshme të ambasadorit…
Author: Hamdi Kumanova
Paga minimale ka mbetur në sirtarët e Kuvendit. Pas kalimit në lexim të parë në qershor të vitit të kaluar, i njëjti nuk është proceduar ende. Nga partia në pushtet kanë thënë se ky projektligj në lexim të dytë do të procedohet shumë shpejt, ndërsa opozita kërkon që i njëjti të procedohet sa më shpejt. Ata kërkojnë që në të të përfshihen edhe veteranët. Partia Demokratike e Kosovës thotë se nuk do ta votoj këtë projektligj nëse aty nuk janë të përfshire veteranët. E nga Lidhja Demokratike e Kosovës thonë së për votimin e këtij projektligji do të vendosin kur…
Pesë ditë pas tërmetit shkatërrimtar me magnitudë 7.8 që tronditi Turqinë dhe Sirinë, numri i viktimave ka shkuar ne mbi 24 mije, 20 mijë e 665në Turqi dhe 3 mijë e 513 në Siri. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në kushte të vështira si pasojë e temperaturave të ulëta dhe pasgoditjeve që vijojnë. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 130 orë vazhdojnë të nxirren të mbijetuar nga rrënojat. Në Gaziantep është nxjerrë e gjallë një grua shtatzënë pas 115 orësh. Zahide Kaya është dërguar menjëherë në spital, teksa bashkë me të ishte edhe vajza e saj…
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, e ka mirëpritur vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, pas një bisedë telefonike që e ka pasur me kryeministrin, Albin Kurti. Në një postim në Twitter zyrtari amerikan tha se tani duhet te nise zbatimi I planit. Pas Cholletit, ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier. “Ky progres është i rëndësishëm për Kosovën pasi ne mbështesim integrimin e saj të plotë në strukturat euroatlantike dhe ndërkombëtare” Më 6 shkurt, pas një takimi me të dërguarin e Bashkimit Evropian për…
Ndryshimet e përbërjes së Qeverisë janë si rezultat “Pazar 3 koalicionit” e jo si pasojë e një marrëveshjeje stabile për zhvillimin e vendit – thonë nga VMRO-DPMNE-ja, sic njofton KlanM, duke shtuar se ndryshimet e reja janë bërë që të përmbahet qeveria në komë artificiale dhe të shpëtohen bizneset dhe tenderat për disa muaj më tepër nga dyshja Ahmeti – Kovaçevski. “Derisa e muaj dakordohen, njerëzit vdesin për shkak të mungesës së ilaçeve, rritet inflacioni, kemi luftë të ftohtë me Bullgarinë. Sipas përbërjes së propozuar është e qartë se nuk janë dakorduar për cilësi, por për tenderë dhe biznese. Për…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë një deklaratë për media në nisje të protestës së opozitës të planifikuar këtë të shtunë përballë ambienteve të kryeministrisë së Shqipërisë. Në fjalën e tij, Meta theksoi se kjo është një protestë pa kthim dhe kryeministri Edi Rama do të rrëzohet me çdo çmim. Meta tha se asgjë nuk mund ta shpëtojë dot kryeministrin për përfshirjen e tij në aferën McGonigal. “Asgjë nuk e shpëton korruptuesin e McGonigal. Mesazhin sot e jep populli. E rëndësishmja është fillimi i protestës dhe është një protestë pa kthim. Rama është i dorëzuar dhe të…
Zemra është një nga organet më të rëndësishme në trupin e njeriut. Mosaktiviteti fizik, zakonet e këqija si ushqimet e yndyrshme, alkooli dhe cigaret, e dëmtojnë shumë këtë organ. Prandaj, duket se nuk është gjithmonë e lehtë të kujdesesh për të. Megjithatë, si në shumicën e rasteve kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të vogla mund të bëjnë një ndryshim të madh. Një studim i shkencëtarëve italianë, i botuar në Journal of the American College of Cardiology, shqyrtoi efektin e specave djegës në rrezikun e vdekjes për shkak të një ataku në zemër. Ky studim përfshiu 22,800 subjekte, duke…
Një 64-vjecar nga ndërruar jetën mëngjesin e sotëm në lagjen Isa Boletini në Vlorë. Referuar burimeve zyrtare, 64 vjecari me inicialet B.M, dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati i tretë i një ndërtese, ndërsa ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Sot, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një ndërtese, shtetasi B. M., 64 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Prokuroria Themelore Publike Strugë ka iniciuar procedurë kundër një shtetasi të Shqipërisë 28 vjeçar i cili ka qëndruar ilegalisht në vend dhe për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer dy vepra penale – Vjedhje e rëndë nga neni 236 paragrafi 1 të. Kodit Penal. Reklama Prokuroria Publike ka njoftuar sot se i dyshuari ka hyrë me dhunë në dy shtëpi në Strugë, duke marrë një tablet, telefona, bizhuteri, dy biçikleta dhe sende të tjera. Prokuroria në Gjykatën Themelore në Strugë ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, sepse ekziston rreziku i arratisjes…
Profesori universitar Ali Pajaziti i ka reaguar Naser Pajazitit pas shpalljes së rezultateve nga Ministria e kulturës, transmeton Almakos. Ky është reagimi i plotë: Prej kur një vepër bëhet me vlera shkencore duke cituar Wikipedia-n??? Përgjigjja se s’ka shkencë me një burim të tillë vjen nga një artikull i Massachssets Institute of Technology (MIT), i pozicionuar në top 5 World sipas Shanghai Ranking po edhe nga vetë Wikipedia. Punim seminarik apo detyrë kursi? Nein. https://ide.mit.edu/sites/default/files/publications/SSRN-id3039505.pdf https://www.shanghairanking.com/institution/massachusetts-institute-of-technology-mit https://en.wikipedia.org/wiki/Reliability_of_Wikipedia
Nga Kuvendi e kanë pranuar iniciativën e kryeministrit për riformatimin e Qeverisë. Shërbimet e kryetarit të Kuvendit thonë se iniciativa është pranuar në arkiv, por për caktimin e seancës ende nuk është vendosur. Për caktimin e seancës nga Kuvendi thonë se do njoftojnë plotësishtë./Alsat.mk
Një grua nga Hani i Elezit ka raportuar të enjten në polici se është rrahur nga burri dhe djali i saj. Sipas policisë, të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. “Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit, bashkëshorti dhe djalit i tyre, meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

