Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar demostratën e 10 shkurtit 2007 ku humbën jetën Arben Xheladini dhe Mon Balaj, raporton Gazeta Blic. Kurti në shkrimin e tij thotë se dhjetëra mijëra qytetarë demonstruan para 16 vjetëve e në ballë të tyre ishte Adem Demaçi në moshën 71 vjeçare. “232 plumba gjithsej u shkrepën në trupat dhe kokat e qytetarëve nga policia e UNMIK-ut në një situatë ku asgjë s’shihej prej gazit të shumtë lotsjellës. Arben Xheladini dhe Mon Balaj u vranë kurse 80 demonstrues të tjerë u plagosën rëndë e lehtë. Hysni Hyseni Doda e humbi syrin, Mustafë Nerjova…
Author: Hamdi Kumanova
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka kërkuar që opozita ta mbështes atë në procesin e dialogut. Në “Facbook”, Kastrati ka shkuar se secili kryeministër i Kosovës që çon ujë në mullirin e Rusisë do të jetë vetëm. Sipas tij, Kosova kurrë nuk do të ketë kryeministër me antiamerikan. “Jo vetëm Kurti, por cilido kryeministër që çon ujë në mulli të Rusisë (siç po bën Kurti) gjithmonë ka me qenë vet. Çdo kryeministër që del kundër ShBA-së (sponsorit kryesor të shtetit tonë ) gjithmonë ka me qenë i…
Akoma nuk dihen shkaqet që çuan në djegien e autobusit të linjës 55 të Ndërmarrjes së Transportit Publik në afërsi të fshatit Grushinë. Nga kjo Ndërmarrje thonë se autobusi i përfshirë nga flakët ishe në kontroll dhe servis të rregullt para tre ditësh. “Automjeti i djegur para tre ditësh ka qenë në kontroll të rregullt dhe servisim. Të gjitha automjetet e NTP Shkup, të kyçur në transportin publik u nënshtrohen kontolleve të plota dhe servisimit në çdo 12 mijë kilometra të kaluara ose mesatarisht në çdo dy tre muaj. Përskaj kësaj, bëhet kontroll dhe servis thelbësor. Me përgjegjësi. Me përgjegjësi…
Osman Fırat, të cilin ekipet po përpiqeshin ta nxirrnin nga rrënojat, mbajti dorën e punonjësve të ndihmës që po përpiqeshin ta qetësonin dhe këndoi dy ajetet e fundit të sures El-Bekare nga Kurani i Shenjtë. Osman Fırat i cili është rreshter ekspert 47-vjeçar dhe kishte mbetur nën rrënoja nga tërmetet me qendër Kahramanmaraş në jug të Türkiye-s, u shpëtua i gjallë nga ekipet e Kërkimit dhe Shpëtimit të Policisë (PAK) 104 orë pas tërmetit, raporton Anadolu. Pas tërmeteve me magnitudë 7,7 dhe 7,66 ballë që prekën 10 provinca, ekipet e PAK-ut vazhdojnë punën e tyre në rrënojat e ndërtesave në…
Kosova dhe Bosnja Hercegovina kanë prirë për nga numri i të papunëve në Ballkanin Perëndimor. Shkalla e papunësisë në 15 vitet e fundit është më e larta në Kosovë dhe BeH, ka bërë të ditur Banka Botërore, në një raport të publikuar nga Radio Evropa e Lirë, versioni në gjuhën serbe. Sipas raportit, shkalla e papunësisë në Ballkanin Perëndimor ra me 13.5 për qind në 15 vitet e fundit, sipas matjeve që kanë përfunduar në mesin e vitit të kaluar. Sipas këtyre të dhënave, në krye të listës është Kosova me një normë prej 31.3 për qind të papunësisë, e…
Gjithsej 18 991 njerëz kanë vdekur vetëm në Turqi, si rezultat i tërmeteve që goditën gjithashtu Sirinë fqinje këtë javë, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. ”Më shumë se 75 000 njerëz janë shpëtuar”, shtoi ai, ndërsa pranoi se ka pasur disa pengesa në reagimin e qeverisë ndaj tërmeteve vdekjeprurëse.Numri i vdekjeve të regjistruara në Siri aktualisht është 3 384, duke e çuar totalin në të dy vendet në 22 375. Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë të shkallës Rihter, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaras, u ndjenë nga 13 milionë njerëz në 10 provinca, përfshirë provincat…
Kryeministrja e Moldavisë Natalia Gavrilita ka dhënë dorëheqje vetëm një vit e gjysmë në mandatin e qeverisë së saj, gjë që ka shkaktuar automatikisht dorëheqjen e të gjithë kabinetit qeverisës. Dorëheqja e saj vjen pasi vendi, një nga më të varfërit e Evropës, përballet me një krizë energjetike, ekonomike dhe sigurie të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës fqinje. Menjëherë pas vendimit, presidentja e vendit, Maia Sandu, deklaroi se do të zhvillojë konsultime me partitë parlamentare dhe më pas do të propozojë një kandidat për postin e kryeministrit. Pasi ta bëjë këtë, kandidati i ri i ka…
Shkollat e Tetovës ditë më parë janë furnizuar me tekste shkollore, por sektori i arsimit në komunë thotë se librat nuk kanë plotësuar mungesën. Furnizimi nga Ministria e Arsimit erdhi pas peticionit të prindërve dhe nxënësve të shkollave fillore. Drejtuesi i Sektorit për Arsim në Tetovë, këmbëngul në miratimin e kërkesës së komunës që t`i jap pëlqimin komunës që të merren me problemin e librave. “Mungesa e librave është 23100 në gjuhën shqipe, 2934 të gjuhës maqedonase dhe 1525 në gjuhën turke. Me sa di unë, janë sjellë disa libra nga lënda e matematikës, gjuhës shqipe dhe shkencat natyrore. Ne…
Një person është arrestuar paraditën e sotme nga Policia e Kosovës. R.S ishte raportuar për një rast dhunimi nga një femër.I njëjti prezantoj rrejshëm si zyrtar policor.“Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale të dhunimit, të raportuar më datë 10.09.2022.Puna disa mujore e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e tij. Mbështetur në rezultatet e hetimit, personi i dyshuar:R.S, mashkull 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se veprën e dhunimit, ndaj ankueses (femër) e ka kryer, duke u…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është pajisur me Medaljen më të lartë të Nderit të Francës. Por ka një problem: presidenti rus, Vladimir Putin, ka të njëjtën medalje. Presidenti francez Emmanuel Macron, mbërtheu Medaljen e Kryqit të Madh të Nderit rreth krahërorit të Zelenskyt, pasi të dy u takuan në pallatin presidencial francez të enjten, një veprim që Macron tha se kishte për qëllim të tregonte “njohjen e Francës” për trimërinë e Ukrainës që kur Rusia e pushtoi atë gati një vit më parë. Zelensky, dhëtimin e tij të dytë jashtë vendit që nga pushtimi rus, u…
Ish-anëtari i LDK-së, Skënder Hyseni e ka kritikuar qasjen e opozitën ndaj pushtetit. Sipas Hysenit, Opozita po bënë gabime të rënda me përkrahjen naive për seanca të mbyllura në Kuvend për dialogun.Ish-ministri ka thënë se dje LDK ka bërë gabim të pafalshëm me votimin e Ligjit për Byronë dhe Konfiskimin e Pasurisë.“A po rrezikon opozita parlamentare e Kosovës të bëhet bashkëfajtore për politikat anti-amerikane e anti-perendimore të Kurtit dhe Osmanit???!!! Kjo është një pyetje thelbësore në të cilën duhet të përgjigjen, pa ekuivoke, Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj”, shkruan Hyseni në facebook.Postimi i plotë:Ftesa e pasinqertë e Kurtit, drejtuar opozitës për…
Në Bruksel vazhdon skrining takimi bilateral për Klaster 2, “Tregu i brendshëm”, ndërkaq në agjendën e sotme të skriningut bilateral është Kapitulli 4, “Lëvizja e lirë e kapitalit”.Ekipin negociues e udhëheq Zëvendës kryenegociatorja me Bashkimin Evropian Drita Abdiu- Halili e cila në fjalën e saj hyrëse para ekspertëve të Bashkimit Evropian, theksoi se Maqedonia e Veriut bënë përpjekje të vazhdueshme për ta harmonizuar legjislacionin nacional me atë evropian në këtë fushë, që nënkupton liberalizim të plotë dhe në faza të flukseve të kapitalit nga llogaritë financiare, dhe e gjithë kjo konform fazës së dytë të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim,…

