Presidenti francez Emanuel Makron i ka dërguar letër kreut të shtetit maqedonas Stevo Pendarovski, në të cilën i shpreh përgëzimet dhe mbështetjen për progresin e arritur në rrugën e integrimeve evropiane në vitin e fundit. Makron e uroi Pendarovskin edhe për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për anëtarësimin e vendit në BE, duke theksuar se me marrëveshjen e arritur me Bullgarinë, identiteti maqedonas respektohet plotësisht, siç dëshmohet nga marrëveshja e Fronteks. Në letrën, në të cilën ai kishte pasqyrë “360 gradë”, Makron përkujton praninë e Francës në të gjitha momentet kyçe të historisë së Maqedonisë nga periudha e vendosjes…
Author: Hamdi Kumanova
Sekretarja shtetërore për ekologji, Kaja Shukova, me propozim të LSDM-së do të jetë ministrja e re e Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Shukova do të zëvendësojë Naser Nuredinin me rikonstruimin që pritet të bëhet në Qeveri, pas hyrjes së Aleancës për Shqiptarët në ekzekutiv. BDI-ja do t’ia lërë këtë pozitë LSDM-së për shkak të baraspeshës etnike. LSDM për zëvendësministre të Shëndetësisë do të propozojë Maja Manolevën, e cila do të zëvendësojë Vlladimir Rendevskin.
Një sërë lëshimesh në shpërndarjen e barnave, pagesën e kompensimit të pushimit të lehonisë gjatë kohës që të siguruarit merrnin pagë, shërbime të pamjaftueshme shëndetësore për diagnostikimin e COVID-19 në kurriz të Fondit. Këto janë vetëm një pjesë e parregullsive të konstatuara nga auditorët shtetërorë dhe janë të shënuara në raportin e publikuar sot nga Enti shtetëror për revizion. Raporti i referohet pasqyrave financiare të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe është përgjegjësi e ushtruesit të detyrës drejtor Stevo Kërstevski, si dhe u.d drejtor Faton Ahmeti, transmeton Portalb.mk. Revizorët shtetërorë konstatuan se në një periudhë trevjeçare qytetarët kanë shpenzuar jo më…
Në një aksion policor në afërsi të qytetit grek Kukush (Kilkis), është arrestuar një shtetas 27-vjeçar i Maqedonisë së Veriut me akuzën se në automjetin ka transportuar 45 kilogramë kanabis, njoftoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA. Sipas të njëjtave informacione, i arrestuari fillimisht nuk është ndalur tek shenjat e policisë, ka tentuar të largohet, duke rritur shpejtësinë dhe në tentativë për të bërë një kthesë ka goditur një automjet tjetër. Në automjetin e shtetasit 27-vjeçar nga Maqedonia janë gjetur dy thasë me 40 pako kanabis me peshë totale 45 kilogramë e dy gramë. /MIA
Të udhëhequr nga parimi i transparencës dhe gjithëpërfshirjes në krijimin e politikave arsimore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës përfshin publikun në reformimin e sistemit arsimor kombëtar. Një nga prioritetet në këtë proces është përmirësimi i përmbajtjes së programeve mësimore në arsimin fillor dhe të mesëm, dhe në këtë drejtim, MASH I fton të gjithë të interesuarit , palët e interesuara, të prekurit dhe veçanërisht publikun profesional që të japin sugjerimet e tyre për ndryshimin e programeve mësimore ekzistuese, si dhe sugjerime për përgatitjen e të rejave . Programet mësimore në arsimin fillor dhe të mesëm mund t’i shikoni në linkun…
Maqedonia e Veriut po zbrazet. Alarmi, sic njofton KlanM, vjen nga VMRO-DPMNE-ja, sipas të cilëve, vetëm gjatë gjysmëvjetorit të kaluar nga vendi janë larguar 4.000 nxënës duke marrë fletshpërngulje nga shkollat. “Këto 4.000 fëmijë kanë 4.000 nëna dhe 4.000 baballarë. Ka fëmijë që janë çregjistruar nga çerdhet, të rinj deri 20 vjeç që largohen dhe vijmë tek shifrat e frikshme se në kohën e Kovaçevskit dhe Pendarovskit, vetëm gjatë gjysmëvjetorit të kaluar janë larguar 15.000 deri 20.000 njerëz, duke dhënë numrin e përgjthshëm prej 30.000 deri 40.000 të rinjve që janë larguar gjatë vitit 2022” – tha Vladimir Gjorçev. VMRO-DPMNE-ja…
Me rekonstruksionin e Qeverisë dhe rotacionet e resoreve për shkak të hyrjes në Qeveri të ASH-së, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do t’i takojnë LSDM-së thonë burime për„ 360 gradë “. Sipas burimeve të njëjta, në vend të ministrit të deritanishëm, Naser Nuredini do të jetë Kaja Shukova, sekretari aktual shtetëror në këtë resor, si zgjedhje e fundit, pasi më parë ishte spekuluar se në këtë post do të ulej Pece Mirçevski, drejtor i Shërbimit për Punë të Përbashkëta dhe të Përgjithshme të Qeverisë, përcjell VoxNews. Shukova në këtë ministri ësshtë që nga viti 1998, në atë kohë…
Me hyrjen e ASh-së edhe zyrtarisht në Qeveri, shumica parlamentare u zgjerua edhe me tetë deputetë. Emrat e disa resorëve që do t’i takojnë partisë së Taravarit do të zëvendësohen me emra të rinj. TV21 mëson se ministri i Shëndetësisë Bekim Sali do të zëvendësohet me Fatmir Mexhitin, ai i drejtësisë Nikolla Tupançevski me Krenar Llogën, zv/kryeministrit për çështje Ekonomike pritet të jetë Ilmi Aziri, Tiron Jajaga në vend të zv/ministrit të Mbrojtjes Bashkim Asani. Jozyrtarisht flitet edhe se Ministria e Ekologjisë nga BDI do të kalojë nën udhëheqje të LSDM-së./tv21.tv
MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një 25-vjeçar nga Shkupi, i cili dyshohej për një vjedhje që ishte bërë më herët, po të njëjtën ditë, përcjell TV21. Nga MPB bëjnë të ditur se i njëjti gjatë gjatë grabitjes kishte lënduar një të mëshuar nga Shkupi. “Është privuar nga liria O.M.(25) nga Shkupi. Ndaj tij ishte lëshuar fletarrestim, në lidhje me një raportim të mëparshëm rreth orës 12:50, sipas të cilit ai ka marrë para nga shtëpia e një 73-vjeçari nga Shkupi në zonën e Bit Pazarit duke e kërcënuar me një objekt të mprehtë, pas…
Një nga pyetjet shkencore ende pa përgjigje ka të bëjë me shkaqet që i dhanë fund akullnajave, shkruan focus.it. – Advertisements – Sipas studimeve ekzistojnë disa hipoteza, por asnjëra nuk e shpjegon fenomenin në mënyrë shteruese. Sipas studimit të koordinuar nga Joseph McConnell (Instituti i Kërkimeve të Shkretëtirës, Nevada), i botuar në PNAS, 192 vjet shpërthime vullkanike në Antarktidë filluan shkrirjen e madhe, fundin e epokës së fundit. akullnajore, rreth 17 700 vjet më parë. McConnell shpjegon se “matjet e detajuara kimike në bërthamat e akullit të nxjerra në Antarktidë tregojnë se shpërthimet pranë vullkanit Takahe përkojnë saktësisht me fillimin…
Ekipi i kërkim shpëtimit të Armatës së Maqedonisë (ARM) gjatë operacionit të djeshëm të shpëtimit në qytetin turk Kahramanmaras ka arritur që të nxjerrë nga rrënojat në fëmijë 5 vjeçar. Ekipi pasi mësoi se nën rrënoja dëgjoheshin zëra, pas 6 orësh nga pastrimi i rrënojave, dëgjoi zërin e një fëmije, pas së cilës së bashku me ekipin turk të kërkimit dhe pas katër orësh angazhim maksimal, arritën të tërhiqnin Sulejmanin pesëvjeçar nga rrënojat.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri është paraqitur këtë të premte në ambientet e SPAK. Në më pak se 30 minuta se Gjiknuri është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm lidhur me abuzimet gjatë zbatimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan. “Isha për të dëshmuar për një nga abuzimet më të mëdha në rrugën Tiranë-Elbasan, që ishte kontraktuar për tu ndërtuar me një vlerë që nisi me 240 milionë euro dhe përfundoi me 400 milionë euro“- u shpreh Gjiknuri për mediat.

