Author: Hamdi Kumanova

Një divizion artilerie nga Ushtria e Malit të Zi (VCG) dhe Ushtria e Maqedonisë së Veriut (ARSM) u caktua në njësinë e NATO-s përgjegjëse për forcimin e mbrojtjes së Letonisë, sipas Rusisë. Sipas portalit të Rrjetit të Sigurisë Ballkanike, ata shërbejnë secili nga një obus 155 milimetrash dhe anëtarët ballkanikë të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) përfshihen në togën e artilerisë sllovene. Në Letoni janë 36 oficerë dhe nënoficerë nga Sllovenia, dhjetë nga Mali i Zi dhe nëntë nga Maqedonia e Veriut. Presioni i supozuar Sllovenët transferuan në Letoni obuset TN90 me rreze maksimale 23.5 kilometra, të cilat mund…

Lexo më Shumë

Rritja lineare e pagave të të punësuarave do të harmonizohet vetëm tek ato institucione shtetërore, të cilët kanë bërë përshtatjen e Ligjit për nëpunës administrativ, ku paga minimale është si komponent në pagën bazë, thonë nga Ministria e Ekonomisë. Ministri Bekteshi tha se harmonizimi do të bëhet nga pagat e marsit, ku modeli i shtetit duhet të ndiqet edhe nga sektori privat, për rritje lineare rreth 2,500 denarë. Ai tha se implikimet buxhetore dhe numri i saktë i përfituesve do të bëhet i ditur. “Askush nuk do të vendos si t’i teket, se sa do të jetë paga minimale. Kjo…

Lexo më Shumë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është shprehur se ka rritje të buxhetit për paga, që më pas, sic tha, është shpërndarë në Ligjin e Pagave. Murati komentoi edhe vlerat e koeficientit të propozuara nga partitë opozitare, ku tha se nëse merret vlera e koeficientit prej 125 euro, atëherë paga mesatare do të ishte 870 euro, e nëse do të merrej ai prej 130 euro, paga mesatare do të ishte 900 euro. “Pyetja është se ku merren këto para. Këto para, rëndom merren në sektorin privat, pra taksapaguesit që punojnë në sektorin privat, merret ky tatim. Në sektorin privat paga mesatare…

Lexo më Shumë

PENDAROVSKI DHE KOVAÇEVSKI NUK REALIZUAN PREMTIMET PËR ILAÇIN VMRO-DPMNE ka publikuar një fotografi për të cilën thonë se daton nga 15 Qershori I vitit 2021, ku shihet Presidenti Pendarovski, me Bllagojçe Ilievskin, pacientin me fibrozë cistike I cili gjatë ditës së djeshme ndërroi jetë. VMRO-DPMNE, sic njofton KlanM, thotë se angazhimet e Pendarovskit mbeten vetëm premtime duke drejtuar akuza për keqpërdorime për qëllime politike për rastin e 130 qytetarëve të prekur me fibrozë cisitike. “Kur pushteti ka 5.3 miliardë euro buxhet, që shohim se shfrytëzohet për vjedhje, mund të ndahet një pjesë dhe të sigurohen ilaçe dhe trajtime të domosdoshme…

Lexo më Shumë

Nënkryetari dhe deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti nuk do ta votojë shumicën e re parlamentare. Mexhiti thotë se Aleanca për Shqiptarët futet në Qeveri për të shpëtuar Artan Grubin dhe jo për të vazhduar rrugën evropiane. Mexhiti në “Rruga drejt” që transmetohet sonte në orën 22:20 në Alsat foli edhe për kërcënimet nga kreu i partisë, Ali Ahmeti dhe marrjen e pozitave ekzekutive prej grupit të zjarrit. “Këtë shumicë parlamentare që po bëhet kinse bashkë për Evropë, por në fakt është aleancë për të shpëtuar Artan Grubin nuk do ta votoj, do të jem kundër, do t’i them qëndrimet e…

Lexo më Shumë

Gazetari Bledi Mane është futur prej pak ditësh në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Përkundër faktit që është një figurë e pëlqyer e gazetarisë në Shqipëri, ai është një gazetarët më të urryer në Kosovë. Kjo pasi kohë më parë, Mane kishte thënë se shqiptarët e Kosovës nuk kanë kulinari (kuzhinë) të mirë, për shkak se nuk e përdorin dhe nuk e dinë se çfarë është vaji i ullirit. Kaq kishte mjaftuar që deklarata e tij të shpërndahej me të madhe në thuajse të gjitha rrjetet sociale në Kosovë. E teksa ka bërë një bisedë me banorët e BBVA…

Lexo më Shumë

Një i moshuar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në lagjen “Punëtori” në Fushë-Krujë. Dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit është përfshirë nga flakët një banesë ku si pasojë ka humbur jetën 92-vjeçari. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Lexo më Shumë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti se opozita duhet t’ua thotë edhe përfaqësuesit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar se duhet të ketë marrëveshje finale, njohje reciproke dhe asgjë më pak. Në një postim në Facebook se Çitaku ka shkruar se PDK ka qëndrim konsistent për dialogun, dhe atë çfarë duhet ta përmbajë marrëveshja përfundimtare, njohjen reciproke. “Kryeministri po i thotë opozitës “ Kur e takoni Escobarin, paramendoni që e keni Albin Kurtin përpara, e ja thuani qëto fjalë”. Kryeministër, PDK ka qëndrim konsistent për dialogun, dhe atë çfarë duhet…

Lexo më Shumë

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tetovës, që do të shërben si bazë për nxitjen e bashkëpunimit, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimit në fushat e arsimit dhe hulumtimit shkencor. Marketing Dy nënshkruesit, rektori i UNT-së Prof. Dr. Izet Zeqiri dhe rektori i UT-së Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti u zotuan që dy universitetet të bashkëpunojnë në projekte të përbashkëta kërkimore dhe pilot projekte, shkëmbim të stafit hulumtues dhe mësimdhënës, shkëmbim të studentëve, organizimin e seminareve, konferencave, dhe punëtorive të përbashkëta. Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe Universiteti i Tetovës do të shkëmbejnë botimet shkencore dhe…

Lexo më Shumë

Lëvizja Antibixhoz ka përshëndetur vendimin e Qeverisë për propozimligjin me të cilin parashihet largimi i objekteve ku organizohen lojra të fatit 500 metra nga shkollat, por, sic njofton KlanM, thonë se kërkesat e tyre mbeten të pandryshuara edhe për llojet tjera të objekteve. “Rikujtojmë se kërkesaj e Lëvizjes Antibixhoz e dalë nga protesta e popullit është e pandryshuar – dislokimi 3 km larg vendeve të banuara ndërsa nga vrasja e dy të rinjve në Vizbeg, kërkojmë mbyllje totale sikurse në Shqipëri dhe Kosovë, deri në miratimin e një ligji që mbron qytetarëin edhe ashtu të lodhur nga gjendja e rëndë…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme alarme për bomba kanë raportuar disa shkolla fillore dhe të mesme të Shkupit. Nxënësit janë evakuuar dhe në rrjedhë janë kontrollet antiterroriste. “Sot deri në ora 13:00 në SPB-Shkup është denoncuar se në adresat elektronike të 18 shkollave fillore dhe të mesme në Shkup, është drejtuar kërcënim për vendosje të mjeteve shpërthyese. Menjëherë pas denoncimit, zyrtarët policorë kanë ndërmarr masa për evakuim të sigurt të nxënësve dhe në rrjedh janë kontrollet anti-terroriste dhe po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB-Shkup. Alarme për…

Lexo më Shumë

Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri ka aktualizuar debatin për cilësinë dhe mënyrën e ndërtimit të objekteve te ne. Mbindërtimet, shtesat tek ndërtesat ekzistuese dhe ndërtimet jolegale paraqesin rrezik në rast të paraqitjes eventuale të një tërmeti të madh në të ardhmen. Drejtori i Instituti i Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Sizmologjisë, Vllatko Sheshov tha se ndërtesat e reja janë të sigurta pasi kalojnë nëpër kontrolle rigoroze. “Duhet të kemi parasysh se nuk janë në pyetje vetëm ndërtesat e reja, kemi ndërtesa ekzistuese, shpesh përsëris se kemi mbindërtime që paraqesin problem gjatë tërmeteve të tilla, poashtu duhet të pranojmë se kemi…

Lexo më Shumë