Author: Hamdi Kumanova

Rusia ka sanksionuar dhjetëra politikanë dhe zyrtarë amerikanë të mërkurën, në atë që tha se ishte një veprim hakmarrës për mbështetjen e Uashingtonit për Kievin, dhe një përgjigje ndaj sanksioneve të Perëndimit kundër Moskës. Ministria e Jashtme ruse tha se ua ka ndaluar përgjithmonë hyrjen në Rusi 77 shtetasve amerikanë. Lista përbëhet nga 33 guvernatorët e shteteve të SHBA-së dhe një mori zyrtarësh të tjerë shtetërorë dhe federalë të rangut të mesëm. Sanksionet e SHBA-së, BE-së dhe vendeve të tjera kundër Rusisë kanë shkuar vazhdimisht duke u rritur. Sot janë në fuqi një varg sosh – nga ndalimi i mallrave…

Lexo më Shumë

Një person ka raportuar se bashkëshortja e djalit të tij, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rasti ka ndodhur në fshatin Matiqan të Prishtinës. Bëhet e ditur se ky rast po vazhdon në procedurë hetimore./21Media

Lexo më Shumë

Nën organizimin e Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, nesër më 10 shkurt, do të mbahet takimi i ministrave të Mbrojtjes së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Përmes një njoftimi për medie është bërë e ditur se takimi “Regional Alliance on Smart Defence” do të mbahet në Hotel Four Points/Sheraton, lagjja Marigona Residence. Në këtë takim mediet do të marrin vetëm pamjet me kamera, kurse nga ora 12:00, para mediave të pranishme do të lexohet deklarata e përbashkët e katër ministrave të mbrojtjes, thuhet në njoftim./arbresh.info

Lexo më Shumë

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 50 aktakuza për vepra të ndryshme penale, ku përfshihen 53 persona.Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit, ku thuhet se katër prej tyre janë për dhunë në familje, transmeton “Betimi për Drejtësi”.Në raport thuhet se me urdhër të prokurorëve, 9 persona janë ndaluar për 48 orë, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale si dhe është bërë 1 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 1 të dyshuar.Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në…

Lexo më Shumë

Togeri Grei Malo u shpreh se nuk ka më shpresë që të nxjerrin njerëz të gjallë nga rrënojat e tërmetit tragjik që goditi mëngjesin e të hënës Turqinë. Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania ai tha se po bëjnë maksimumin që të nxjerrin trupat nga rrënojat, por punën e tyre po e vështirësojnë moti i ftohtë dhe lëkundjet e herë pas hershme të tërmetit. “Po hapen tunele, është afruar ekipi përkatës me pajisjen që dëgjon valë të ndryshme në mënyrë që të afrohemi sa më shumë tek njerëzit që mund të jenë gjallë. Nuk ka…

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, kërkon që Hristijan Mickoski t’u kërkojë falje qytetarëve. Nga kjo parti rikujtojnë Mickoskin për deklaratën e tij se në janar do të ketë shumicë të re parlamentare dhe se do të bie Qeveria. “Kaloi janari, ka ardhur shkurti, as Mickoski nuk ka 61 deputetë, as nuk ka shumicë të re, as nuk ka shpërndarje të Kuvendit. Dhe shumica qeverisëse mund të rritet. Mickoski gënjeu dhe i frikësoi qytetarët për krizën energjetike, se nuk do të ketë rrymë dhe energji të mjaftueshme, se rryma do të kushtojë dukshëm, se do të ketë kufizime”. “Të gjitha këto…

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti me qëllim të përfitimit personal në mënyrë të kundërligjshme i ka premtuar viktimës se do ta punësojë një anëtar të familjes në spital duke i marr një shumë parash. Sipas raportit të policisë, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 01.09.2022 në fshatin Korishë, në Prizren. Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Më 08.02.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin se i njëjti me qëllim të përfitimit personal në mënyrë të kundërligjshme duke i premtuar viktimës…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Jashtme (MPJ) njofton se nëntë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët ndodheshin në zonë të rrezikuar nga tërmeti në Turqi, mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Bëhet fjalë për tetë studentë dhe mentorin/mësuesin e tyre, të cilët qëndruan në Republikën e Turqisë përmes programit “Erasmus Plus”. “Sapo u identifikua grupi, në vendngjarje në rajonin e rrezikuar u dërgua diplomat nga ambasada në Ankara, me një automjet shtesë, për të ndihmuar në tërheqjen e grupit deri në nisjen e tij drejt vendit.…

Lexo më Shumë

Profesori i Fatkeqësive Natyrore, Konstantinos Synolakis, ka dhënë një përgjigje alarmante për pyetjen nëse ka mundësi që mëngjesin e së enjtes (9/2) në Greqi të ndodhë një tërmet si ai i Turqisë. Pasi theksoi se mega-tërmete të tilla ndodhin çdo 600 vjet duke përmendur shembullin e tërmetit në Kretë në 365 para Krishtit, kur ishulli u ngrit 10 metra për shkak të dridhjeve sizmike, profesor Synolakis i tha MEGA: “Tërmeti i fundit i madh në Kretë ka ndodhur në vitin 1403 dhe vlerësohet se tërmete të tilla ndodhin çdo 600 deri në 800 vjet. Jemi tashmë në shekullin kur mund…

Lexo më Shumë

Pas tërmetit që e goditi Turqinë dhe Sirinë, në provincën Hatay, Leyla Kurtderelin e dha një intervistë për BBC-në.Duke kujtuar momentin kur ra tërmeti, ajo tha: “Në fillim dëgjova diçka që dukej si një ulërimë dhe nuk arrita të kuptoja se çfarë ishte”. “Papritur u ndjeva sikur po kërceja rreth dy metra lartësi. Mendova se do të zgjaste përgjithmonë. Papritur muret filluan të shpërthyen dhe u shembën mbi ne. Dera ishte e mbërthyer dhe ne nuk mund ta hapnim. Më duhej të zvarritesha si merimangë nëpër shtëpinë time. U deshën 45 minuta për të gjetur një rrugëdalje”, raporton BBC. Blloku…

Lexo më Shumë

Ekipet e shpëtimit nxorën më shumë të mbijetuar nga rrënojat e ndërtesave të shembura të enjten, por shpresat për gjetjen e më shumë të gjallëve kanë filluar të zbehen më shumë se tre ditë pas një tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë, duke vrarë më shumë se 15 mijë veta. Ekipet e emergjencave që punuan gjatë natës në qytetin e Antakias arritën të shpëtojnë një vajzë të re nga rrënojat e një ndërtese dhe dy orë më vonë shpëtuan të atin e saj, raportoi agjencia e lajmeve IHA. Në Dijarbakir, në lindje të Antakias, shpëtimtarët nxorën një grua të…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët (ASH) mbledh sot në Tetovë Kuvendin Qendror të partisë për të diskutuar draft marrëveshjen e arritur me LSDM-në për t’iu bashkuar pushtetit. Vendimi final nga kjo parti do të merret nesër pasi Taravari të marrë vlerësimin e anëtarëve të partisë së tij. Takimi do të mbahet në ora 18.00 në Tetovë. Alternativa, nga ana tjetër, pret zyrtarizimin e koalicionit me partnerin e ri eventual që më pas të thotë fjalën e fundit, do të rrijë në qeveri ose do të kalojë në opozitë.

Lexo më Shumë