Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në periudhën nga ora 08:00 deri në ora 12:00 ka kryer kontroll në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit gjatë drejtimit të automjeteve transportuese. Siç njofton MPB-ja gjatë kontrollit janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik 98 automjete transportuese, nga të cilat 31 automjete me defekt, konkretisht: 19 për mosfunksionim teknik të sistemit për frena, tre për mbingarkesë, 10 për defekte të pjesëve përbërëse dhe pajisjes, ndërsa dy shoferë drejtonin mjete me defekt të pajisjes së…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,16 % në raport me vendimin e datës 6.2.2023. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 2,00 den/litër. Marketing Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë. Nga data 9.2.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95…

Lexo më Shumë

Pas një diskutimi të gjatë në Strazburg, Komiteti i ministrave të Këshillit të Evropës në seancën e sotme e miratoi rezolutën për minoritetet nacionale në Maqedoninë e Veriut me çka u vërtetua se nuk ekziston asnjë bazë për akuzat e Bullgarisë për ekzistimin e diskriminimit sistematik ndaj minoriteteve në vend. Duke i refuzuar të gjitha amandamentet e Bullgarisë, Komiteti i ministrave në tërësi e pranoi argumentimin dhe qëndrimet e MPJ-së së Maqedonisë, që në gjuhën diplomatike vlerësohet si një fitore e madhe për diplomacinë maqedonase. Ajo që ishte e dukshme në periudhën e kaluar ishte qasja agresive e diplomacisë bullgare…

Lexo më Shumë

Shefi i Diplomacisë Bujar Osmani në rrjete sociale ka numëruar top 5 përfitimet nga Dialogu Strategjik me SHBA. “Mbështetja për luftën ndaj korrupsionit dhe reformat në gjyqësi; Modernizimi i ushtrisë dhe trajnime; Mbështetja për pavarësi energjetike; Linjë direkte ajrore Shkup- Nju Jork; Harmonizim të rregulloreve për heqjen e vizave”. Kujtojmë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit ka pranuar tekstin e Planit të Veprimit në kuadër të Dialogut strategjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut me SHBA-të. Dialogu Strategjik mes dy vendeve është zhvilluar në Departamentin e Shtetit dhe u drejtua nga Ndihmës Sekretarja e…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi një bisedë telefonike me homologun e tij nga Rumania, Ministrin e Punëve të Jashtme, Bogdan Aurescu. Në fokus të bisedës ishin marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi mes dy vendeve, procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe mbështetja rumune në këtë kontekst. “Rumania në vazhdimësi i jep mbështetje të fuqishme rrumbullakimit të agjendës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, si një nga prioritetet kryesore të politikës së saj të jashtme”, tha Osmani gjatë bisedës, duke nënvizuar rëndësinë e përfundimit të këtij procesi sa më shpejtë të jetë e mundur, si garancia më e mirë…

Lexo më Shumë

Dje në ora 13:40, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria R.R. (26) nga Kumanova. Ai dyshohet se me datë 26.12.2022 ka marrë disa sende nga prona private në rrugën “Pero Çiço” në vlerë prej rreth 280.000 denarë. Disa nga sendet u gjetën dhe iu kthyen pronarit, ndërsa R.R. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që t’i stimulojë mjekët specialistë të cilët punojnë vetëm në sektorin publik përmes shtesës në pagë. Këtë e bëri të ditur ministri Arben Vitia, në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën pas mbledhjes së qeverisë. Sipas tij, me këto shtesa paga e një mjeku specialist do të mund të arrijë deri në 1800 euro. “Është një Rregullore e cila do të përcaktojë se për mjekë specialistë që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik do të kenë një shtesë ekstra dhe natyrisht është edhe përvoja e punës dhe për një mjek specialist pas…

Lexo më Shumë

Marëveshja për hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri është drejt përmbylljes. Siç mëson TetovaSot, ASH ka fituar shumë drejtori të rëndësishme, ndërsa tanimë duket e finalizuar edhe ndarja e tre posteve ministrore, dy zëvendës ministra dhe dy sekretarë shtetëror. Përveç Shëndetësisë dhe Drejtësisë ka fituar edhe zv/kryeministër. Siç mëson TS ekskluzivisht, ASH-ja ka fituar edhe dy zëvendës ministrat edhe atë në Bujqësi dhe Mbrojtje, ndërsa do të ketë edhe dy sekretar shtetëror që pritet të finalizohen sot. Portali TS, pas pak do të nxjerr t 15 drejtorit e fuqishme që ka fituat ASH dhe disa drejtori më të dobëta…

Lexo më Shumë

Një grua shqiptare është arrestuar në Itali, pasi është kapur me 10 kg kokainë me vlerë mbi 350 mijë euro në makinë. Mësohet se shqiptarja është ndaluar rastësisht nga policia rrugore, për një kontroll të thjeshtë të automjetit, mirëpo qentë e përdorur nga oficerët nuhatën kokainën në makinë. Droga ishte e fshehur brenda parafangove të përparme dhe ishte e ndarë në dhjetë pako. Pas arrestimit shqiptarja është dërguar në burgun e Trentos, ku do të rrijë atje deri sa të merret vendimi për gjykimin e saj. Autoritet italiane po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe personin që…

Lexo më Shumë

Mbrëmë rreth orës 19:00, në rrugën “Kadri Halimi” në Prishtinë, policia ka kryer një kontroll të personave ndaj dy të dyshuarve, duke i kapur në flagrancë, me ç’rast ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana). Të dyshuarit; “A.G, mashkull 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe, K. K, mashkull, 27 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës, janë arrestuar dhe ndaj tyre është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge””, njofton policia. Ndërlidhur me…

Lexo më Shumë

Një 44-vjeçar shqiptar i arrestuar në gusht në Britani, nën akuzën për posedim droge është dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg dhe pas shlyerjes së dënimit do të dëbohet drejt Shqipërisë. Elton Bakijasi, është arrestuar më 3 gusht të vitit të kaluar në Bringthon, pasi dyshohej se përdorte makinën e tij për të shpërndarë drogë. Gjatë kontrollit policor, në makinë u gjetën 27 doza me kokainë si dhe prova që Bakijasi përdorte një leje drejtimi të rreme italiane. “Kapja e kriminelëve dhe mbajtja e sigurt e komuniteteve tona është një punë gjatë gjithë ditës, e kryer çdo ditë…

Lexo më Shumë

“Zhvillimet e fundit në marrëdhëniet maqedono-bullgare ndikojnë edhe në punën e Komisionit të përbashkët për çështje historike dhe arsimore”, thekson bashkëkryetari i Dragi Gjorgiev. Ai thotë se ka tendencë që marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes të sulmohen vazhdimisht në periudha të caktuara për të prishur një vazhdimësi të shkurtër të një periudhe paqësore. “Nuk mund të mbetemi imun ndaj asaj që po ndodh në shoqëri dhe të gjitha ato përmbysje politike, tensione, keqkuptime, grindje politike ditore, që ndodhin në mënyrë ciklike në marrëdhëniet maqedono-bullgare dhe pa dyshim që ndikojnë në punën e Komisionit. Pothuajse rregullisht në të gjitha ato përleshje…

Lexo më Shumë