Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka takuar sot ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, z. Jan Lipavský. Kryetari Ahmeti e ka falenderuar ministrin Lipavský për angazhimin e tij si dhe kontributin e Republikës Çeke në procesin e hapjes së bisedimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, ndërsa marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve janë cilësuar si miqësore dhe bashkëpunimi mes dy vendeve të vazhdojë për të çuar përpara agjendën e përbashkët. Në takim, kryetari Ahmeti dhe Lipavský biseduan edhe për situatën politike në vend dhe rajon, procesin e skriningut, rrugën drejt…

Lexo më Shumë

Pas tërmetit shkatërrues që preku ditën e djeshme zonën juglindore të Turqisë dhe Sirinë duke shkaktuar mijëra viktima dhe të plagosur, gazetari i ABC News, Arlind Isai ka zbarkuar fillimisht në Stamboll. Isai bën me dije se Turqia është në një situatë kaotike, kjo për shkak edhe të motit të keq që ka kapluar vendin. Gazetari bëri me dije se në Turqi ka probleme me infrastrukturën e aeroporteve dhe atë të spitaleve, pasi në zonat e prekura raportohet për dhjetëra mijëra njerëz që kanë nevojë për ndihmë dhe se po akomodohen në ambientet e jashtme. Sa i përket shqiptarëve që…

Lexo më Shumë

Futbollisti kosovar, Vedat Muriq, është solidarizuar me popullin turk dhe sirian, pas tërmeteve vdekjëprurëse në këto vende. Muriq ka dhuruar 15,000 euro donacion për të prekurit nga ky tërmet. Muriqi, i cili për disa vite ishte në Superligën e Turqisë te Fenerbahce iu ka uruar shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve. “Dhimbja që përjetojmë është e papërshkrueshme. Lutjet e mia, zemra ime është me të gjithë të prekurit nga tërmeti… Shërim sa më të shpejtë për të gjithë. Zoti i mëshiroftë ata që humbën jetën, të lënduarve u uroj shërim të shpejtë.”, shkroi ai një ditë më parë në…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Qipros në Serbi, Dimitrios Teofilaktu tha se vendi i tij mban qëndrim parimor në lidhje me mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse Qiproja e mbështet nënshkrimin e propozimit franko-gjerman, Teofilaktu theksoi se është herët të flitet për nënshkrimin e ndonjë marrëveshjeje. I pyetur nëse ka mundësi që Qipro ta njohë pavarësinë e Kosovës nëse Serbia e nënshkruan marrëveshjen, ai ka thënë: close volume_off “Është mjaft e qartë se Qiproja mban qëndrimin e saj parimor në lidhje me mosnjohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës. Po kështu, Qiproja ka qenë konsekuente…

Lexo më Shumë

“Të gjitha projektet infrastrukturore për autostradën Kërçovë-Ohër kanë përfunduar, dhe në fillimin të vitit të ardhshëm bashkëqytetarët e mi do të ngasin në autostradën Kërçovë-Ohër”. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi për TV 24, ku u përgjigj në shumë pyetje nga ekonomia. Zëvendëskryeministri Bytyqi tha se autostrada Kërçovë-Ohër kishte 130 projekte infrastrukturore të pamiratuara, që do të thotë se çdo metër nga autostrada nuk ka pasur projekt infrastrukturor. “Bëhet fjalë për 50 kilometra në të cilat 130 projekte infrastrukturore aspak nuk janë skicuar, projektuar, miratuar, toka nuk ka qenë…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë vizitës në komunën e Shtimes, ka takuar kryetarin e kësaj komune, Qemajl Aliun. Në këtë takim, Vitia tha përveç planifikimit për ndërtimin e projekteve kapitale, mbetet i përkushtuar për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës së Shtimes. “Ishte kënaqësi takimi me kryetarin Aliu. Me projektet e reja, të cilat u prezantuan nga kryetari dhe drejtori i shëndetësisë, është tregue se në shëndetësi qytetarët e Shtimes në të ardhmen do të kenë shërbime shumë më cilësore. Sot biseduam edhe për dy projekte me rëndësi, siç janë ndërtimi i Entit Special dhe i QKMF-së…

Lexo më Shumë

8 nxënësit nga Maqedonia e Veriut të cilët kanë qenë në zonat ku ka ndodhur tërmeti i fuqishëm në Turqi janë nga Gostivari, Tetova dhe komuna e Mavrovë Rostushës. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani tha se të gjithë janë mirë dhe jashtë rrezikut, ndërsa shtoi se në ora 2 pas mesnate diplomati ynë në Turqi i ka dërguar fotografi bashkë me nxënësit, duke e informuar kështu se të gjithë janë shëndosh e mirë. “Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i lënduari që ka marrë përkujdesje shëndetësore është në gjendje të mirë pa nevojë për ndërhyrje kirurgjike. Të…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka njoftuar se Këshilli i komunës së Tetovës ka miratuar ndihmë prej 1 milion denarëve për Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit tragjik, përcjell TV21. “Në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot, këshilli i komunës së Tetovës ndau mjete në vlerë prej 1 milion denarë në këto ditë të vështira për popullin turk dhe sirian. Gjithashtu, u votua edhe propozim vendimin për formimin e Komisionit për përcjelljen e procedurës për grumbullimin dhe dorëzimin e ndihmës për vendet e përfshira nga tërmeti. Do formohen pika grumbullimi, ku qytetarët sipas vullnetit dhe mundësive do mund të…

Lexo më Shumë

123 mijë e 161 euro e 38 centë, është shuma e mbledhur nga Bashkësia Islame e Kosovës për komunat Mitrovicë dhe Skenderaj, që u prekën nga vërshimet si pasojë e reshjeve të mëdha që ranë para disa javësh në Kosovë. “Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, falënderon të gjithë ata që kontribuuan në këtë aksion, duke e lutur Zotin Fuqiplotë që t’i shpërblejë me të mirat e kësaj dhe të botës tjetër!”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Lexo më Shumë

E punësuara ne Spitalin e Kumanoves e ka paraqitur nje rast dhune ne vendin e punes, respektivisht ajo sipas denoncimit eshte sulmuar nga nje person. “Me datë 06.02.2023 në ora 11:25, në Sektorin per Pune te Brendshme (SPB) Kumanovë, MBS (38) – e punesuar në Spitalin e Përgjithshëm Kumanovë, e ka paraqitur sulmin fizik nga S.S. Pas ketij denoncimi jane duke u marre te gjitha masat ligjore per ndricimin e rasti”, njoftojne nga Policia e Kumanoves.

Lexo më Shumë

Tre të rinj u arrestuan nga policia e Vaut të Dejës këtë të martë pasi kërcënuan me armë zjarri një person pas një konflikti për motive të dobëta. Në pranga përfunduan 19-vjeçari Aleksandër Prendi dhe dy 21-vjeçarët, Andrea Cara dhe Erjon Uka, banorë të fshatit Rranxë. Nga hetimet, agjenët zbuluan se të arrestuarit janë dhe autorë të zjarrvënies së katër makinave. Sipas policisë, në datën 18 nëntor të vitit 2022, në fshatin Mjedë, ata i vunë zjarrin 3 automjeteve, ndërsa në datën 10 janar të këtij viti, dogjën një tjetër makinë. Gjatë arrestimit te tyre u…

Lexo më Shumë

Rreth 20 luftëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik (ISIS) u arratisën nga një burg sirian gjatë një rebelimi pas tërmetit që tronditi rajonin të hënën. Burgu ushtarak i Rajos, i vendosur pranë kufirit turk në veriperëndim të Sirisë, ka rreth 2 mijë të burgosur, përfshirë rreth 1 mijë e 300 të dyshuar se kanë luftuar për ISIS-in, tha një burim. “Pas tërmetit të burgosurit filluan një kryengritje dhe morën kontrollin e disa pjesëve të burgut”, shtoi ai. “Rreth 20 të burgosur u arratisën (…) Ata besohet se janë anëtarë të ISIS-it”, shtoi burimi, i cili nuk dëshiroi të identifikohej. I…

Lexo më Shumë