Author: Hamdi Kumanova

Tërmeti që ndodhi me 6 Shkurt dhe që ishe me përmasa apokaliptike prej magnitude 7.7 ballë me epiqendër Kahramanmaras të Turqisë dhe që mori shumë viktima. Universiteti Ndërkombëtarë Ballkanik në bashkëpunim me kompaninë “Ramstore” organizon kampanjën për mbledhjen e rrobave dimërore dhe pajisjeve shtëpiake që do të dërgohen për të mbijetuarit e tërmetit. 📌 Vendosja e Kutive: 📍IBU Kampus 📍Ramstore Mall 📍Capitol Mall, Ramstore 📍City Mall, Ramstore 📍Ramstore-Vodno 📍Ramstore-Karposh 📍Ramstore-Topansko 📍Ramstore-Gostivar 📍Palma Mall, Ramstore 📍Çarshia e vjetër e Shkupit 📆Duke filluar nga 08 deri më 10 Shkurt 2023

Lexo më Shumë

Qindra ekipe shpëtimi dhe mijëra vullnetarë janë në gatishmëri për të shpëtuar personat që kanë mbetur në rrënoja pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë. Një 2-vjeçar po bën xhiron rrjetit, i cili u shpëtua nga rrënojat pas 44 orësh. Shefi i Grupit Kartal të Brigadës së Zjarrfikësve të Stambollit shpëtoi 2-vjeçarin 44 orë pas tërmetit nga rrënojat në distriktin Hatay Defne. Anëtarët e ekipit të shpëtimit i dhanë ujë vogëlushit me kapakun e shishes, ndërkohë në video shihet teksa i vogli buzëqesh pasi piu ujë. /abcnews.al

Lexo më Shumë

Ndërtesat e ndërtuara në Maqedoninë e Veriut pas vitin 2014-të janë më të sigurta pasi që janë ndërtuar sipas dispozitave ë reja ligjore të cilat kërkojnë t’u përmbahen rregullave më rigoroze dhe janë të kontrolluara për rezistencë ndaj tërmeteve. Këtë e ka theksuar Mihail Garevski, drejtor i Institutit për Ndërtime Rezistente Sizmike dhe Ndryshime Klimatike (INRSN), njofton Portalb.mk. Garevski në një deklaratë për “Faktor” thekson se prej vitit 2014-të, ndërtimet kontrollohen prej më shumë institucioneve të cilët janë të regjistruara në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në mesin e të cilave dhe nga INRSN dhe institucione të ngjashme, të cilët…

Lexo më Shumë

Kryetari i shoqatës “Vatra”, Bora Zukali është shprehur se që prej vitit 1999 qytetarët në Turqi paguajnë taksën e tërmetit. I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se nga taksat çdo vit mblidhen 4,6 miliardë dollarë. “Shteti ka vendosur taksën e tërmetit që prej vitit 1999.  Nuk dihen se ku janë harxhuar taksat për tërmetin. Ne e paguajmë çdo muaj taksën për tërmetin. Mblidhen 4,6 miliardë dollarë në vit nga taksat e tërmetit”-theksoi ai.

Lexo më Shumë

Pasi u raportua se pas tërmetit në Turqi nën gërmadha u gjet i gjallë sulmuesi i Hataysporit, Christian Atsu, futbollit turk ka marrë një lajm të hidhur. Kërkimet për portierin e ekipit Malatyaspor që garon në ligën e dytë kanë përfunduar. Trupi i pajetë i Ahmet Eyup Turkaslan është gjetur nën gërmadha, ka njoftuar ekipi i tij në Twitter. Në fakt, gjatë ditës së djeshme ishte raportuar për trupin e gjetur të portierit, por gjithçka ishte demantuar nga klubi. Megjithatë, të martën, doli që kjo informatë ishte e saktë. close volume_off Turkaslan ishte pjesë e klubit prej verës së vitit…

Lexo më Shumë

Njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar janë nxitur të fshijnë aplikacionin “TikTok” nga telefonat e tyre, për shkak të rreziqeve të mundshme. Deputetja konservatore dhe kryetarja e komitetit të punëve të jashtme Alicia Kearns, tha se platforma popullore e shkëmbimit të videove përfaqëson një rrezik serioz të të dhënave. Ajo pretendon se platforma e mediave sociale i lë të dhënat e përdoruesve në rrezik ndaj kërcënimeve armiqësore, duke iu referuar specifikisht qeverisë kineze. Kompania që zotëron TikTok (ByteDance) është e bazuar në Pekin dhe ka mohuar me forcë që ndonjë të dhënë do t’i dorëzohej ndonjëherë qeverisë kineze. close volume_off Të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, e quajti diktator kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai tha se në momentin kur ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kishte humbur shumicën e saj në asamblenë komunale, Kurti i kishte telefonuar atij duke i thënë ‘mos bëni kështu e ashtu’, dhe se ka dashur në një moment të caktuar t’ia imponojë që të tërhiqet nga ai proves. “Ne normalisht proceset demokratike i vlerësojmë më lartë se ndonjë urdhër të ndonjë pseudo-diktatori dhe i kemi vazhduar proceset. Ai nuk e vëren, por është diktator pseudik.…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka ngritur kallëzim penale kundër B.M.(41) nga fshati Neproshten i Tetovës, përcjell TV21. Siç qëndron në buletinin e MPB-së, arrestimi erdhi pasi ekzistojnë dyshimet se ka kryer veprën penale “cenim i sigurisë”. “Më Datë 09.01.2022, i denoncuari nëpërmjet celularit ka kërcënuar A.R. nga Tetova”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari në vazhdën e takimeve me misionet e vendeve mike, sot ka takuar ambasadorin bullgar në vend, Angel Angelov. Ai në këtë takim është shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Krenar Lloga. “Me Ambasadorin Angelov, u dakorduam për dosmosdonë e kultivimit të raporteve të mira fqinjësore midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në frymën evropiane të traktatit të miqësisë midis dy vendeve tona. Theksova se Aleanca për Shqiptarët, njëjtë siç e ka përkrahur propozimin francez dhe kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut, do të pëkrahë edhe ndryshimet kushtetuese për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE dhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka raportuar për një rast të dhunës fizike ndaj policëve, të cilët kanë qenë duke kryer detyrat zyrtare, përcjell TV21. Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 22:20, kur më pas policët e SPB Shkup kanë arrestuar M.S.(50) dhe S.S.(19), që të dy nga Shkupit. “Pas mbarimit të garës sportive, në sallën “Jane Sandaski”, M.S. ka vepruar në mënyrë agresive ndaj policëve, ndërkaq S.S. ka sulmuar fizikisht derisa kanë qenë duke kryer detyrat zyrtare”, qëndron mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Ukraina do të dërgojë 87 persona nga stafi i shpëtimit emergjent në Turqi për të ndihmuar pas tërmetit vdekjeprurës, njoftoi të martën Kabineti i Ministrave të Ukrainës. 87 shpëtuesit janë pjesë e një detashmenti të kërkim-shpëtimit të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës. Ndërkohë, në Kiev, njerëzit vendosën lule dhe qirinj në ambasadën turke të martën për të bërë nderime për viktimat e tërmetit./21Media

Lexo më Shumë

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan ka urdhëruar ndarjen e 100 milionë dollarëve për të mbështetur dy shtetet e prekura nga tërmetet, Turqinë dhe Sirinë, njoftoi të martën agjencia shtetërore e lajmeve WAM. Mbi 5.000 persona raportohet se kanë vdekur, pasi një tërmet prej 7.8 ballësh goditi në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj. Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në dhjetë qytetet e prekura nga tërmetet: Gaziantep, Kahramanmarash, Hatai, Osmanije, Adijamana, Malatia, Shanlëurfa, Adana, Dijarbakër dhe Kilis. Shpallja…

Lexo më Shumë