Kryetari i shoqatës “Vatra”, Bora Zukali është shprehur se që prej vitit 1999 qytetarët në Turqi paguajnë taksën e tërmetit.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se nga taksat çdo vit mblidhen 4,6 miliardë dollarë.
“Shteti ka vendosur taksën e tërmetit që prej vitit 1999. Nuk dihen se ku janë harxhuar taksat për tërmetin. Ne e paguajmë çdo muaj taksën për tërmetin. Mblidhen 4,6 miliardë dollarë në vit nga taksat e tërmetit”-theksoi ai.



