Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, Oleksi Reznikov i ka paraqitur dorëheqjen presidentit të vendit Volodymyr Zelensky. Pas skandalit të korrupsionit që shpërtheu disa ditë më parë dhe që çoi në largimin e shumë zyrtarëve nga kjo ministri, tashmë është dhe radha e titullari të këtij institucioni që të largohet. “Ne mbajmë pozicionet tona. Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe kritikën konstruktive. Ne nxjerrim përfundime. Ne vazhdojmë reformat. Edhe gjatë luftës. Ne po forcojmë mbrojtjen dhe po punojmë për fitore. Lavdi Ukrainës “, shkruan Reznikov.
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti sot pasdite seancë të jashtëzakonshme, me qëllim të ofrimit të ndihmës emergjente për Republikën e Turqisë, pas tërmetit katastrofik që goditi vendin turk me humbje të mëdha njerëzore, qytetarë të lënduar, si dhe dëme të mëdha materiale. Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se në zonat e prekura në Turqi ka shtetas nga Maqedonia e Veriut, të cilët ndodhen në vende të sigurta dhe në mesin e të cilëve nuk ka humbje jete apo të lënduar. Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Konsullata e Nderit ka përgatitur plane për akomodim,…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka privuar nga liria 28 vjeçarin V.M. nga Tetova, i cili ishte denoncuar nga prindërit e tij për dhunë fizike dhe dëmtim të orendive shtëpiake. “Dje (06-shkurt) rreth orës 13:40 në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 28-vjeçarin V.M. nga Tetova, i cili gjysmë ore më parë ishte raportuar nga prindërit e tij se në shtëpinë e përbashkët familjare në Tetovë një ditë më parë i kishte sulmuar fizikisht dhe kishte dëmtuar një pjesë të orendive në shtëpi”, njoftojnë nga SPB-Tetovë,…
Sot (07.02.2023) rreth orës 12:30, në SVR Shkup është raportuar se në adresat elektronike të 33 shkollave fillore në Shkup është dërguar kërcënim me mjet shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga efektivët e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.
Ekipet e shpëtimit po përdorin duart e tyre të zhveshura për të kërkuar për të mbijetuar nga tërmeti shkatërrues, i cili tani ka vrarë më shumë se 5,000 njerëz në Turqi dhe Siri. Tërmeti me magnitudë 7.8 rrëzoi blloqe të tëra apartamentesh, shkatërroi spitale dhe la mijëra njerëz të plagosur ose të pastrehë në të ftohtin e dimrit. Tani po mbaron koha për të shpëtuar familjet ende të pagjetura pasi shtëpitë e tyre u shembën sipër tyre derisa flinin. Temperaturat ranë afër ngrirjes gjatë natës, duke penguar përpjekjet e shpëtimit dhe duke përkeqësuar kushtet për ata që ende nuk…
Shtatëdhjetë e pesë vjeçari A.R. nga Bogovina e Tetovës, dje (06-shkurt) në ora 10:45 në SPB -Tetovë ka raportuar se në rrugën lokale të fshatit është kafshuar nga një qen endacak.Ts
TikTok është në qendër të vëmendjes së shumë autoriteteve dhe organeve monitoruese. Ligjvënësit në mbarë botën po debatojnë se si të kufizojnë, ose ta shpallin të jashtëligjshëm, përdorimin e shërbimit kinez të publikimit të videove, i cili është bërë një nga aplikacionet më të njohura mes adoleshentëve në mbarë botën. Ndërsa Bashkimi Evropian është gati të zbatojë legjislacionin që do të detyrojë TikTok të kontrollojë në mënyrë agresive përmbajtjen e dëmshme, vendet nga SHBA-ja në Japoni po mendojnë se si ta rregullojnë aplikacionin – ose madje të ndjekin shembullin e Indisë dhe ta ndalojnë atë plotësisht. Frika e tyre është se…
Muajin e ardhshëm paga minimale me siguri do të jetë rreth 20.500 denarë në sektorin privat dhe publik dhe ato mjete janë të parapara në buxhetin për vitin 2023. Por, për të pasur barazi, pagat në administratën shtetërore duhet të rriten edhe në mënyrë lineare për 2000 denarë, mjete të cilat janë të parapara në të gjitha institucionet, tha sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Nëse për këtë duhet të miratohet ndonjë zgjidhje ligjore, Bekteshi është i bindur se të gjitha partitë politike do të japin mbështetje. Sipas tij, Ministria e Financave ka bërë të gjitha përllogaritjet e nevojshme dhe…
Një banore dyzet e nëntë vjeçare e një fshati të Gostivarit, dje (06-shkurt) në ora 20:00 ka raportuar se bashkëshorti i saj 54 vjeçar me të cilin nuk kanë qenë në kurrorë e kishte sulmuar fizikisht. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.Ts
Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur vendimin e Kosovës që të pranojë në parim propozimin evropian për normalizimin e raporteve me Serbinë. Sipas ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, “marrëveshja e përkohshme” do të sjellë përfitime për Prishtinën dhe Beogradin. “SHBA-ja është e inkurajuar dhe mirëpret vendimin e Kosovës që të pranojë në parim propozimin e BE-së dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme si për Kosovën, ashtu edhe Serbinë”, shkroi ai në Twitter. Më 6 shkurt, pas një takimi me të…
Kreu i Komunës së Gostivarit tha se ka përcjellë sot një ekip të kërkim-shpëtimit nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit, i përbërë prej 8 personash të licencuar, për të ju dalë në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti në Turqinë Juglindore informon Tetovasot. Ata me vete morën edhe një pjesë ndihmash humanitare të donuara nga Kompania “Almero”. “I falenderoj për gatishmërinë heronjtë e qytetit tim dhe ju uroj rrugë të mbarë dhe përmbushje të misionit me nder dhe profesionalizëm!” tha Taravari. Sipas tij kjo është një ndihmë e vogël, por me zemër dhe në kuadër të kapaciteteve të Komunës së Gostivarit.Tetovasot
Dje (06-shkurt) rreth orës 15:30, në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – DPB Gostivar kanë privuar nga liria 34 vjeçarin S.S. nga Gostivari, i cili është raportuar nga një 68-vjecar banor i Gostivarit pasi ia kishte marrë motoçikletën “Aprilia” me targa të Gostivarit, e cila kishte qenë e parkuar në hyrje të objektit ku banonte në rrugën “Pançe Popovski” në Gostivar. Motoçikleta është gjetur dhe do t’i kthehet pronarit, kurse ndaj S.S. do të përgatitet parashtresë përkatëse.Ts

