Sot është raportuar për një rast të rëndë që ka ndodhur te ura në Kaçanik, ku një grua ka tentuar të kryej vetëvrasje. Viktima, e moshës 35-vjeçare ka tentuar të kërcejë nga ura për shkak të gjendjes së rëndë emocionale. Ajo u shpëtua nga Policia dhe më pas u dërgua për trajtim mjekësor në spital.Teksa hetimet kanë nisur, Sinjali mëson se motivi që e shty gruan të tentojë t’i jap fund jetës ka qenë një konflikt që ka pasur me bashkëshortin e saj një ditë më parë.Për pasojë, ajo vendosi që të largohej nga shtëpia dhe shkoi deri te ura,…
Author: Hamdi Kumanova
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Izet Mexhiti i cili bën pjesë tek “Grupi i Zjarrit”, grup që ka shfaqur hapur pakënaqësitë e tyre që kanë për punën e bashkëpartiakëve të tyre në qeveri, shkruan InfoShqip. Në një postim në profilin e tij në Facebook Mexhiti përkujtoi premtimet e parealizuara të ekzekutivit aktual në administrartën shtetërore, ku ka publikuar dhe një foto që e ka krahasuar ekzekutivin paraprak me aktualin. Në vazhdim mund ta lexoni të plotë postimin e Izet Mexhitit: “Ekzekutiv i 2%. Të dashur përkrahës, në Zgjedhjet Parlamentare të Vitit 2020, votuesit tonë i ofruam 180 projekte dhe…
Me datë 06.02.2023 në ora 19:50 në Reçicë të vogël të Tetovës, zyrtarë policor të Departamentit për Polici Kriminale – Departamenti për Krime Ekonomike në SPB- Tetovë kanë privuar nga liria personat Z.D.(33) nga fshati Reçicë e Madhe e Tetovës dhe J.A.(60) nga fshati Pirok i Tetovës. Pas masave të marra, është konstatuar se nga mesi i janarit të vitit 2023, Z.D. në disa raste një personi nga Tetova i ka zhvatur gjithsej 18.630 euro, duke e shantazhuar se do të publikojë fotografi me përmbajtje komprometuese. Sipas raportit, Z.D. në disa raste ka organizuar dërgimin e të hollave përmes J.A.,…
Janë publikuar listat me emrat e personave të kategorisë së rrezikuar, që do të marrin ndihmë financiare prej 3,000 denarësh për përballje me krizë energjetike. Listat do të publikohen në ueb-faqet e tre institucioneve, gjegjësisht të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor dhe Agjencisë për Punësim. Sipas paralajmërimit, mjetet do t’u lëshohen përfituesve më 13 shkurt. Në ueb-faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (shfrytëzuesit e të drejtës së sigurisë sociale të personave të moshuar, shtesë të veçantë, kompensim për shkak pengesës, shfrytëzuesit e kompensimit për ndihmë dhe kujdes ndaj personit tjetër me ndryshime të…
Në emisionin Happy Day, Garevski tha se do të vazhdon të ketë dridhje tjera pas tërmetit ose siç quhen ”after shock” mirëpo vendi ynë nuk rrezikohet nga këto pas dridhje. ‘‘Kjo nuk tregon se në këto vende do ketë tërmete, ato janë vetëm matëse pra vibrojnë. Mund të lëviz pak toka por këto nuk janë pika se ku mund të ndodh tërmeti tjetër. Ne në Maqedoni kemi stacione matëse dhe pika matëse por ato janë që regjistrojnë tërmete të fuqishme, më së paku 20-30 instrumente matëse kemi në Maqedoninë e Veriut. Nga tërmeti i fuqishëm ”after-shock” do ketë mirëpo Maqedonia…
Ministria për Punë të Jashtme (MPJ) njofton se nëntë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët u gjetën në zonën e goditur nga tërmeti (tetë studentë dhe mentori/mësimdhënësi i tyre, të cilët qëndrojnë në Republikën e Turqisë përmes programit “Erasmus Plus”), janë larguar nga zona e prekur nga tërmeti dhe janë rrugës për në Ankara. “Në organizim të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Ankara, me dy automjete, studentët do të mbërrijnë në kryeqytetin turk gjatë ditës. Prej këtu studentët do të drejtohen për në Stamboll, ku ofrohet akomodim i përkohshëm, deri në nisjen e tyre për në…
Ministria e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ka bërë të ditur se Maqedonia e Veriut do të dërgojë në Turqinë e goditur nga tërmeti i sotëm 22 forca speciale, një qen kërkimi dhe ndihma humanitare. Marketing “Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria po dërgojnë ndihma emergjente për të përballuar pasojat e tërmetit katastrofik që goditi Turqinë. Me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, Qeveria në seancën e jashtëzakonshme ka marrë vendim që në Turqinë mike të dërgohet një ekip kërkimi-shpëtim nga Ushtria, qen kërkimor dhe ndihma humanitare. 22 persona nga Batalioni i Forcave Speciale, dy mbajtës dhe qen kërkimi të trajnuar do të nisen…
50 mln dollarë do të japë SHBA për Shqipërinë për të rritur sigurinë për sulmet kibernetike. Këtë gjë e ka bërë të ditur ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, në konferencën për sfidat e sigurisë kibernetike. Kim u ndal tek ndihma që Shtetet e Bashkuara i ofruan qeverisë shqiptare ndaj sulmit të Iranit. “SHBA kanë punuar përkrah Shqipërisë së bashku me aleatët tanë duke reaguar ndaj Iranit. Është e qartë që Shqipëria dhe SHBA duhet të identifikojnë mbrojtjen e përbashkët. Janë plot 50 milionë dollarë në mbështetje të mbrojtjes ndaj sulmeve kibernetike për Shqipërinë. Ky është…
Shoferi i një makine në Elbasan ka shpëtuar për mrekulli kur mjeti i tij tip “Reno” u përfshi nga flakët sapo ai i vuri çelsin për ta ndezur. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit sot. Zjarrfikësja bëri të mundur fikjen e zjarrit. Ndërsa shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.
Një valë globale e sulmeve kibernetike ka paralizuar bizneset dhe institucionet gjermane. Sipas zyrës kompetente federale, mund të jenë prekur qindra sipërmarrje. Një përditësim i softuerit mund të mbyllë problemin. Kompanitë gjermane dhe institucionet publike kanë pësuar gjithashtu dëme në një valë botërore të sulmeve kibernetike në shkallë të gjerë me programe kompjuterike shantazhi. “Sipas njohurive aktuale, duket se ka një numër mesatar treshifror të të prekurve në Gjermani,” tha Zyra Federale për Sigurinë e Informacionit (BSI) në Bonn me kërkesë të agjencisë së lajmeve dpa. Nuk mund të flitet ende konkretisht për shkallën e dëmit. Të dielën, autoriteti italian…
Koordinatori për Ndihmë Emergjente i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, tha se pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina, që kur nisi konflikti gati një vit më parë. Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina për në shtetet fqinje, ndërkaq 5.3 milionë persona të tjerë janë zhvendosur brenda vendit, tha Griffiths në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kreu i Zyrës për Koordinim dhe Çështje Humanitare të OKB-së, tha se 17.6 milionë persona, apo pothuajse 40 për qind e popullatës së Ukrainës, kanë nevojë për ndihmë humanitare. Griffiths tha se më vonë gjatë këtij muaji, në…
Avokati serb, Çedomir Stojkoviç ka komentuar veprimin e qeverisë serbe, ku në faqen zyrtare Kosovës i referohej si Republikë.Në një intervistë në Abc News Albania, avokati tha se Serbia e ka njohur Kosovën me nënshkrimin e marrëveshjeve të Brukselit.“Do të doja që qeveria të ishte kaq e zgjuar dhe të testonte opinionin publik por mendoj se ka qenë një gabim dhe do të doja të mos ishte i tillë. Po dëgjoj për serbë që advokojnë se Serbia duhet të njohë Kosovën si një shtet të pavarur dhe do të doja që qeveria ime të dëgjonte këto serbë sepse çdo gjë…

