Sot është raportuar për një rast të rëndë që ka ndodhur te ura në Kaçanik, ku një grua ka tentuar të kryej vetëvrasje. Viktima, e moshës 35-vjeçare ka tentuar të kërcejë nga ura për shkak të gjendjes së rëndë emocionale. Ajo u shpëtua nga Policia dhe më pas u dërgua për trajtim mjekësor në spital.Teksa hetimet kanë nisur, Sinjali mëson se motivi që e shty gruan të tentojë t’i jap fund jetës ka qenë një konflikt që ka pasur me bashkëshortin e saj një ditë më parë.Për pasojë, ajo vendosi që të largohej nga shtëpia dhe shkoi deri te ura, ku i kaloi rrethojat e urës, por fatmirësisht një qytetar njoftoi Policinë.Pas raportimit të rastit, Policia kanë arritur ta ndalojnë 35-vjeçaren, e cila më pas është dërguar në këtë qendër për trajtim mjekësor.Nga aty, viktima është transferuar në Spitalin Rajonal të Ferizajt, për të vazhduar trajtimin mjekësor.Sinjali mëson se Policia ka kryer disa ekzaminime në vendin e ngjarjes, ndërkohë që pas mbledhjes së informacioneve të para, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.
Data 04.11.2026
Aktuale
- Pandovski: Mungesa e pavarësisë së gjyqësorit lidhet edhe me ndikimin politik dhe financimin
- Bekim Qoku: Raporti i Progresit 2026 shënon përparim në funksionimin e Kuvendit
- Pandovski: Nevojiten ndryshime ligjore dhe hetime më të thelluara për gjurmimin dhe konfiskimin e pasurisë së përfituar nga krimi
- Përplasja me Ramën, Veliaj reagon sërish nga burgu: Më çoni dhe në Spaç po deshët, nuk përkulem e nuk shantazhohem
- Pandovski: Nevojiten ndryshime ligjore dhe hetime më të thelluara për gjurmimin dhe konfiskimin e pasurisë së përfituar nga krimi
- Rasti i prokurorit të dyshuar për mitmarrje, Pandovski: Alarm për besimin në sistemin e drejtësisë
- Akuza e rëndë e Veliajt: Rama negocion me prokurorët sa vite duhet të më dënojnë
- Gjashtë vjet pritje: Mesazhi prekës i Altin Krasniqit për babain e tij



