Author: Hamdi Kumanova

Për kryeministrin Dimitar Kovaçevski, burokratja është përgjegjëse për vdekjen e Bllagojçe Ilievski i cili e humbi betejën me sëmundjen fibroza cistike, në pritje të ilaçit Trikafta. Ai ka thënë se këtë mëngjes ka biseduar me ministrin e Shëndetësisë Bekim Slai se kjo situatë për të është e papranueshëm. Ka biseduar edhe me drejtorin e Fondit Shëndetësor dhe me ministrin e financave. “I kam lutur, posaçërisht ministrin e shëndetësisë të më thotë nëse do të mund ta vazhdoj mandatin e tij. Unë vendimin për çështjet kadrovike do ta sjell më pas. Nuk kam ndërmend nëpërmjet labirinteve burokratike të pres por kam…

Lexo më Shumë

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov, sot për herë të dytë ka vizituar urën në Vizbeg e cila nuk është e sigurt dhe përbën rrezik për qytetarët, njofton Portalb.mk. “Jam i acaruar pasi që me të vërtetë prita reagim më serioz nga ana e institucioneve kompetente. Për ne është e parëndësishme nëse për këtë është kompetent Qyteti i Shkupit apo Komuna e Butelit, pasi që në këtë moment derisa kaloi ky kamion i madh, ndjeva vibrime të fuqishme dhe është pyetje se sa mund të mbajë kjo urë. Apeloj deri te Komuna e Butelit, por edhe…

Lexo më Shumë

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Valandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave matematikore në Shkup, sot më 09.02.2023 ka regjistruar një tërmet 130 km në jugperëndim të Shkupi, me origjinë nga epiqendra e Elbasanit, në R. Shqipërisë, përcjell TV21. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se tërmeti është ndjerë edhe në rajonin e Ohrit dhe Prespës. “Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti ka ndodhur në orën 11:57 me magnitudë lokale 3.9 / dhe me intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane…

Lexo më Shumë

Policët nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria T.T. (41) nga Kumanova, i cili dyshohet se ka mashtruar një 31-vjeçar nga Likova për një shumë prej 400 euro. Sipas informacioneve të MPB-së, pasi kanë rënë dakord që ai t’i ndërtojë një shtëpi, T.T. mori paratë dhe nuk u shfaq më. Ai është arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Nga MPB bëjnë të ditur se në orët e para të mëngjesit sot është arrestuar në flagrancë një shtetas i Shqipërisë duke vjedhur në Strugë. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës. “Me datë 09.02.2023 në ora 03.50 në rrugën “Shkupi” në Strugë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Strugë i kanë hequr lirinë M.R.(28) nga Republika e Shqipërisë. Ai u kap duke dalë nga një shtëpi, ku më parë ka kryer një vjedhje të rëndë, gjatë së cilës i ka marrë para dhe sende të ndryshme. Gjërat e vjedhura i…

Lexo më Shumë

Dy vite pasi Qeveria i hoqi koncesionin e peshkimit kompanisë “Letnica belvica”, Liqeni i Ohrit do të ketë një koncesionar të ri. Në rrjedhë është shpallur thirrje publike nga Komisioni për zbatimin e procedurave për dhënien e koncesioneve të peshkut për peshkim ekonomik në zonën e peshkimit të liqenit të Ohrit, e themeluar nga Qeveria në vitin 2022. Koncesioni do të jepet për një periudhë 6-vjeçare, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e ofertave është deri në 20 këtë muaj, transmeton Portalb.mk. Ambientalistët konsiderojnë se liqeni nuk duhet të lihet pa menaxhim, sepse po rritet vjedhja e peshkut, kurse rezervat…

Lexo më Shumë

Presidenti Bajram Begaj, priti sot të Ngarkuarin e Posaçëm të Qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach. Kreu i Shtetit vlerësoi vëmendjen e madhe që qeveria britanike i kushton rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe përshëndeti rolin e Lord Peach në promovimin e institucioneve të forta demokratike dhe mbështetjen për adresimin e sfidave të lidhura me sigurinë. Lidhur me zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit, Presidenti Begaj nënvizoi faktin, se rajoni po kalon momente të vështira sa i përket paqes dhe sigurisë, të ndikuara edhe nga influenca ruse tek disa prej aktorëve rajonalë. Duke u ndalur…

Lexo më Shumë

Vendi ynë është tronditur ditën e sotme nga një tërmet me magnitudë 3.9. Epiqendra ishte 23 km larg Elbasanit në fshatrat e Librazhdit dhe thellësia 2 km. Lëkundjet janë ndjerë në Librazhd, Gramsh, Prrenjas, Pogradec etj. Tërmeti shkaktoi momente paniku te qytetarët, por nuk kishte dëme materiale.

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian do të ofrojë më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën, tha sot shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, pak para fillimit të samitit të 27 liderëve të BE-së në Bruksel, ku do të marrë pjesë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.Nga ana e tij, kryeministri holandez Mark Rutte vuri në dukje sot se vendi i tij nuk përjashton mundësinë për të dërguar çfarë do lloj ndihme ushtarake në Ukrainë. Kryeministri polak Mateusz Moraëiecki gjithashtu vlerësoi se është e rëndësishme miratimi i një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, ndërsa shprehu shpresën se kjo do të ndodhë në…

Lexo më Shumë

Ka dalë akt-ekspertimi për drogën e sekuestruar pak kohë më parë në thasët me pleh kimik, që ndodheshin në banesën e Viktor Çervenakut në Frakull të Fierit. Referuar aktit të ekspertimit, 485 kg e “plehur kimik” ishin kokainë që vinte nga Amerika Latine. Në operacionin e finalizuar në 25 nëntor 2022 të koduar “Konsistenca”, ranë në pranga 10 persona, mes të cilëve edhe ish-kryekomunari i Frakullës së Madhe Viktor Çervanaku dhe familjarët e tij, përfshirë vëllain, djalin dhe të fejuarën e këtij të fundit. Droga mendohet se ishte ngarkuar nga porti i Kolumbisë, për tu transportua në…

Lexo më Shumë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Parlamentin Evropian në Bruksel përpara një samiti të BE-së që do të mbahet sot. Ai u përshëndet nga kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola. Zelensky pritet t’i drejtohet Parlamentit të BE-së më vonë, si pjesë e një fushate për të bindur Perëndimin të dërgojë më shumë armë dhe mbështetje ushtarake për të kundërshtuar një ofensivë të pritshme pranverore ruse, shkruan CNN.

Lexo më Shumë

16 foshnje të shpëtuara nga rrënojat e tërmeteve të fuqishme që goditën Turqinë ditën e hënë, janë transportuar në Ankara me avion presidencial.Avioni presidencial i Erdogan transportoi foshnjat nga Kahramanmaras, një nga rajonet më të goditura nga tërmetet 7,8 rihter dhe 7,5 rihter të së hënës. Avioni është vënë në gatishmëri për t’u përdorur për të transportuar edhe personat e plagosur rëndë nga tërmeti. 16 foshnjat u nxorën të gjalla nga rrënojat, ndërsa fati i prindërve të tyre nuk dihet. Nga Ankaraja, ato u transportuan në spitalin e qytetit Etlik.Pamjet e publikuara nga mediat turke tregojnë foshnjat që mbahen në…

Lexo më Shumë