16 foshnje të shpëtuara nga rrënojat e tërmeteve të fuqishme që goditën Turqinë ditën e hënë, janë transportuar në Ankara me avion presidencial.Avioni presidencial i Erdogan transportoi foshnjat nga Kahramanmaras, një nga rajonet më të goditura nga tërmetet 7,8 rihter dhe 7,5 rihter të së hënës. Avioni është vënë në gatishmëri për t’u përdorur për të transportuar edhe personat e plagosur rëndë nga tërmeti. 16 foshnjat u nxorën të gjalla nga rrënojat, ndërsa fati i prindërve të tyre nuk dihet. Nga Ankaraja, ato u transportuan në spitalin e qytetit Etlik.Pamjet e publikuara nga mediat turke tregojnë foshnjat që mbahen në krah nga vullnetare, teksa i largohen të ftohtit ekstrem. Dy nga foshnjat ende nuk janë identifikuar, ndërsa 14 të tjera po merrnin ndihmën mjekësore në spitalin e Kahramanmaras kur ra tërmeti. Autoritetet lokale ende nuk kanë arritur të kontaktojnë me familjet e tyre.Pasi ato mbërritën në spitalin e Etlik u vizituan nga Emine Erdogan, bashkëshortja e presidentit.
Data 04.11.2026
Aktuale
- Shasivari: Vazhdojmë me zbatimin e reformave
- “Protesta do të vazhdojë, s’ka dyshim”, Koçeku: Duhet të marrë formë përfaqësimi dhe të jetë gati me një listë për Kuvendin
- GTA 6: Shkarkimi paraprak nis më 10 nëntor, përgatituni për një hapësirë të madhe
- Irena Beqiraj: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!
- (VIDEO) Gulam: Bullgaria të ndjekë shembullin e Kroacisë, të mos e bllokojë RMV-në
- (VIDEO) Mickoski: Po përballemi me një kërkesë artificiale
- Tragjedi në RMV: Gjenden të vdekur një vajzë 17-vjeçare dhe i dashuri i saj 21-vjeçar
- Venera Azizi: Bllokohen edhe 104 faqe të bixhozit online, numri arrin në 462



