Një i moshuar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në lagjen “Punëtori” në Fushë-Krujë.
Dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit është përfshirë nga flakët një banesë ku si pasojë ka humbur jetën 92-vjeçari.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.



