Author: Hamdi Kumanova

26 PERSONA PRIVOHEN NGA LIRIA Më 09 dhe 10 Shkurt ekipe të MPB-së kundër tregtisë së jashtëligjshme me drogë dhe armë, ka zbatuar aksione të koordinuara në gjithë territorin e vendit, kundër kryerësve të veprave penale, me çka 26 persona janë privuar nga liria. 53 persona, 29 Komuna të vendit dhe Qyteti i Shkupit, kanë qenë në shënjestër të ekipeve të specializuara të MPB-së kundër tregtisë së jashtëligjshme me drogë. Aksioni i koordinuar, sic njofton KlanM, ka rezultuar me bastisje në Shkup, Kumanovë, Ohër, Manastir, Strumicë, Veles, Tetovë dhe Shtip. Aksioni,sic njofton KlanM, është ndërmarrë pas njohurive se 53 persona…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët përmes një deklarate tregon zotimet e kësaj partie që do ti zbatojë në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut. Ja deklarata e plotë: Sepse transparenca dhe llogaridhënia janë vlerat themelore të veprimit politik të Aleancës për Shqiptarët, sot paraqesim para opinionit Deklaratën e zotimeve qeverisëse, të dakorduar midis Kryetarit, Arben Taravari dhe Kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, të cilën kryeministri do ta konfirmojë para të zgjedhurve të popullit dhe qytetarëve. Kjo dekalaratë është gurëthemeli i punës sonë të ardhshme brenda koalicionit qeverisës. Kemi përcaktuar pesë prioritete të ndara në 22 zotime konkrete, për të cilat do të angazhohemi…

Lexo më Shumë

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut po merr formë dhe synim kryesor ka çështjet e integrimit të vendit në BE,një rrugë e vështirë gjithësesi me plot protagonist pro dhe kundër shkruan Tetovasot. Ekzistojnë edhe forca regresive në vend të cilët për ambicje politike dhe personale por edhe nga ndikime të tjera që mundohen t’a ndalin këtë proces. Fatkeqësisht në këtë lojë kanë hyrë edhe politikanë shqiptarë të cilët ditën janë me pushtetin ndërsa natën vihen në lëvizje kundër tij dhe po punonin në rrëzimin e qeverisë ,plane këto që u prishën nga hyrja e ASH që sforcon qeverinë me…

Lexo më Shumë

Paga e janarit e mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të mesëm, të cilën duhet ta marrin rreth 15 shkurt, do të jetë rreth 1000 denarë më e lartë. Kjo po ndodh sipas marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar nga krerët e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), Jakim Nedelkov dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, pas grevës disajavore të SASHK-ut të vitit të kaluar, ku kërkuan paga më të larta për mësuesit. “Rritja është obligim nga marrëveshja që kemi nënshkruar vitin e kaluar, me të cilën jemi pajtuar që të ketë një rritje totale prej 15 përqind.…

Lexo më Shumë

Një tjetër jetë shpëtuan ekipet e shpëtimit nga Maqedonia, të cilët këto ditë po ndihmojnë intensivisht në aksionet që po zhvillohen në zonat më të prekura nga tërmeti në Turqi. Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit njoftoi se ekipi i tyre mori pjesë në shpëtimin e një gruaje në qytetin Adiyaman. Shpëtuesit në Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Shpëtimit nxorën një grua të gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Turqi të premten, duke nxitur brohoritje nga shikuesit 114 orë pasi ajo u varros nga një tërmet masiv që shkaktoi shkatërrim në të gjithë rajonin. Gruaja ka mbetur e bllokuar…

Lexo më Shumë

Me datë 09.02.2023 në ora 20:40, AA (43) nga fshati Saraj-Shkup ka raportuar se në fshatin Bojanë të Shkupit, në një stacion autobusi në autobusin JSP me numër 56, të cilin e ka drejtuar pasi paraprakisht nga keqkuptimi, është sulmuar fizikisht nga H.A.(41) dhe B.D.(21), të dy nga fshati Bojane. Marketing Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nuk pret që të rritet çmimi i energjisë elektrike nga 1 korriku i këtij viti. Për ndryshim të mënyrës së llogaritjes tashmë po bëhen analiza, ndërsa një nga masat e mundshme është që të vazhdohet me 10 për qind TVSH në vend se me 18 në faturat e rrymës. “Në koordinim me Komisionin Rregullator të Energjisë, fakultetet dhe ekspertët e tjerë, tashmë po bëhen analiza të disa opsioneve, për të ndryshuar mënyrën e llogaritjes së çmimit të energjisë elektrike, në përputhje me kapacitetet që do të kemi në maj dhe qershor. Jam i bindur se…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i ka dorëzuar Kuvendit propozim për rindërtimin e Qeverisë me vendimet e mëposhtme të personelit. Krenar Lloga është propozuar ministër i ri i Drejtësisë. Fatmir Mexhiti është sugjeruar si ministri i ri që do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë. Azir Aliu është propozuar të jetë ministër i ri përgjegjës për Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Kaja Shukova është propozuar për ministre të re në krye të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Tiron Jajaga është propozuar për zëvendësministër në krye të Ministrisë së Mbrojtjes. Viktorija Avramovska-Madiq është propozuar për zëvendësministre në Ministrinë e Drejtësisë. Vjollca…

Lexo më Shumë

Një familje në Britani kanë mbetur të tërbuar e të zhgënjyer kur shtëpia e tyre e sapo-blerë dhe e sapo-ndërtuar prej 345,000 paundë, rezultoi se ishte një makth i pamenduar. Familja Cook nga Grimsby në veri të Britanisë thotë se prona e tyre po kthehet në një makth prej mureve me myk nga lagështira dhe vrimave në çati. Që kur u vendosën aty në dhjetor, familja Cook thonë se nuk pushojnë së gjeturi probleme të reja dhe se askush “nuk vjen për t’i ndihmuar”. Zoti Cook tha për rrjetin vendas Grimsby Live: “Që prej fillimit ishte e tmerrshme. Na e shitën…

Lexo më Shumë

19.9 milionë euro janë shpenzuar nga qytetarët për teste PCR në shëndetësinë private në 3 vitet e fundit, zbulojnë auditorët e Entit Shtetëror të Auditimit (ESHA) në raportin e publikuar për funksionimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Një auditim arriti në përfundimin se lista e ilaçeve që janë nën përgjegjësinë e Fondit nuk është përditësuar. “Në vitin 2021 është realizuar një vëllim dukshëm më i ulët i shërbimeve nga kompensimi i kontraktuar, për çka 106 nga gjithsej 116 ISHP kanë marrë statusin e të paqëndrueshëm”, thuhet në njoftimin e ESHA-së. “Gjithashtu, në vitin 2021 është ofruar një numër dukshëm më…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kurrë nuk ka qenë më e diskutueshme nëse ia kanë vlejtur komunat mbi baza etnike, kundër të cilave ai vet tha se protestuar në vitin 2007. “… prandaj Beogradi zyrtar me kaq nervozë kërkon Asociacion të tyre. Si zajdenicë [asociacion] komunash pat nisur edhe Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë. Jam i bindur që këtë nuk e duan serbët e Kosovës, por jam i bindur që mu këtë e do Serbia”, tha ai. Kështu deklaroi Kurti gjatë një fjalimi të mbajtur, pas homazheve që bëri te pllaka përkujtimore e Mon Balajt e Arben…

Lexo më Shumë

Në vitin 2006, në Olimpiadën dimërore të zhvilluar në Torino, në garën e vallëzimit në akull, dyshja ruse Tatiana Navka e Roman Kostomarov, fitonin medaljen e artë. Kanë kaluar 17 vite nga ajo ditë dhe sot, Kostomarov është detyruar të kalojë pjesën e mbetur të jetës së tij në një karrige me rrota, pa dy këmbët e tij. Ish-sportisti, tashmë 47 vjeç, që vjet doli në favor të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, më 10 janar u shtrua me urgjencë në spital. Fillimisht u përfol për një pneumoni, por shpejt gjërat u ndërlikuan, pasi kishte vështirësi në frymëmarrje. Gjendja u…

Lexo më Shumë