SHBA u ka thënë qytetarëve të saj që të largohen menjëherë nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë dhe rrezikut të arrestimit në mënyrë të paligjshme nga agjencitë ruse të zbatimit të ligjit.
“Qytetarët amerikanë që banojnë ose udhëtojnë në Rusi duhet të largohen menjëherë.Tregoni kujdes të shtuar për shkak të rrezikut të ndalimeve të gabuara. Mos udhëtoni në Rusi”, theksohet në njoftimin e ambasadës.
SHBA ka paralajmëruar vazhdimisht qytetarët e saj që të largohen nga Rusia. Paralajmërimi i fundit i tillë publik ishte në shtator pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm.
“Shërbimet ruse të sigurisë kanë arrestuar shtetas amerikanë me akuza të rreme, kanë veçuar shtetasit amerikanë në Rusi për ndalim dhe ngacmim, u kanë mohuar atyre trajtim të drejtë dhe transparent dhe i kanë dënuar në gjyqe sekrete ose pa paraqitur prova të besueshme. Autoritetet ruse zbatojnë arbitrarisht ligjet lokale kundër punonjësve fetarë shtetas amerikanë dhe kanë hapur hetime të dyshimta penale kundër shtetasve amerikanë të përfshirë në veprimtari fetare”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Forcat e armatosura të Ukrainës pretendojnë se kanë zmbrapsur sulmet ruse në qytetin juglindor të Zaporizhzhia , ndërsa Rusia pretendon se trupat e saj kanë avancuar 2 km (1.24 milje) në perëndim në katër ditë përgjatë vijës së frontit në Ukrainë.



